FBD Elbasan
Fakulteti i Biznesit dhe i Drejtësisë (ish-Fakulteti Ekonomik) i Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani"
01/07/2026
Studentët tanë Bleona Tahiri , Regis Topurja dhe marina_cotaa përfaqësuan denjësisht Fakultetin e Biznesit dhe të Drejtësisë në fazën finale të “SAFECons” Moot Court. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Moot Court “Siguria ushqimore dhe mbrojtja të drejtave të konsumatorëve”, pjesë e projektit “Shoqëria civile në veprim për përpjekje të koordinuara në sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen konsumatorit”, zbatuar nga Qëndra "Konsumatori Shqipëtar" dhe ANTTARC, me mbështetjen e Bashkimit Evropian.
Pas një procesi përzgjedhës me 3 raunde, gjatë periudhës maj–qershor 2026, skuadra jonë u kualifikua si një nga dy skuadrat finaliste në rang kombëtar, mes 10 fakulteteve pjesëmarrëse.
Moot Court-i u fokusua në çështje të rëndësishme si siguria ushqimore, mbrojtja e të drejtave të konsumatorëve, kontratat e paketave turistike dhe kreditë bankare, duke u dhënë studentëve mundësinë të aplikojnë praktikisht njohuritë ligjore të marra në auditorë.
Falënderojmë pedagogun udhëheqës, Prof. Asoc. Dr. Arbër Gjeta, për mbështetjen dhe udhëzimet e dhëna, si dhe organizatorët e këtij aktiviteti për mundësinë e vlefshme të krijuar për studentët.
👏 Urime studenteve tona për këtë arritje dhe suksese të mëtejshme!
26/06/2026
FBD ON TOP. Me krenari urojmë pedagogët e Fakultetit të Biznesit dhe të Drejtësisë për suksesin e tyre në fitimin e 4 projekteve kërkimore, në kuadër të thirrjeve kombëtare për kërkim, zhvillim, teknologji, inovacion dhe bashkëpunim akademik.
Ky rezultat dëshmon përkushtimin, profesionalizmin dhe angazhimin e stafit akademik të FBD-së në zhvillimin e kërkimit shkencor, në trajtimin e çështjeve me rëndësi për shoqërinë, biznesin dhe sistemin ligjor, si dhe në forcimin e rolit të universitetit si qendër dijeje dhe inovacioni.
Urime të përzemërta drejtuesve dhe grupeve të punës për këtë arritje: ermira_m_tafani , Megi Marku, diamanta.vito, Shqiponjë Leksi, Ani Voci, Doris Madhi, Arber Gjeta, Aida💞Mabel dhe Aida Llozana!
Ju urojmë suksese në zbatimin e projekteve dhe punë të mbarë në vijim!
03/06/2026
Datat e provimeve të Sezonit te Verës të vitit akademik 2025-2026 për programet e studimit Master i Shkencave dhe Master Profesional në Fakultetin e Biznesit dhe të Drejtësisë. Suksese të gjithë studentëve!
02/06/2026
Në mjediset e Fakultetit të Biznesit dhe të Drejtësië filloi trajnimi 3 ditor me temë: “Menaxhimi i Projekteve të Qëndrueshëm: Integrimi i Kompetencave Digjitale dhe Mjedisore”, i cili zhvillohet në kuadër të projektit Erasmus+, SuProM. Gjatë ditës së sotme studentët, krahas zhvillimit të tematikave të trajnimit, mirëpritën lektoren e ftuar, Dr. Esmeralda Yryku, drejtuese e kompanisë EUROSTEEL sh.p.k., e cila ndau me ta eksperiencën e saj me projekte konkrete të aplikuara ne industri.
25/05/2026
Datat e provimeve të Sezonit te Verës të vitit akademik 2025-2026 për programet e studimit Bachelor dhe Drejtësi në Fakultetin e Biznesit dhe të Drejtësisë. Suksese të gjithë studentëve!
18/05/2026
Studentët e Fakultetit të Biznesit dhe të Drejtësisë prezantuan me profesionalizëm dhe ide inovative në Konferencën e 5-të Ndërkombëtare Studentore 2026 “Inteligjenca Artificiale dhe e Ardhmja e Profesioneve”, oganizuar nga Universiteti Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, duke trajtuar tema aktuale mbi Inteligjencën Artificiale, të Drejtën, Administratën Publike, Sipërmarrjen dhe Transformimin Digjital. 👩🎓👨🎓⚖️💼
Nën moderimin e Dr. Eliona Gremi, prof. as. dr. Teuta Hazizi dhe studentes Semiramisa Kapllani, punimet e prezantuara nga studentët tanë reflektuan angazhimin e lartë akademik, mendimin kritik dhe përgatitjen e lartë profesionale të tyre për sfidat e së ardhmes.
Urime të gjithë studentëve pjesëmarrës për përfaqësimin dinjitoz të Fakultetit të Biznesit dhe të Drejtësisë dhe për kontributin e tyre në diskutimet shkencore e akademike! 👏📚
14/04/2026
🎓 Jeni të interesuar për bursa në Shqipëri dhe Shtetet e Bashkuara?
Bëhuni pjesë e sesionit tonë informues online dhe zbuloni mundësitë që ofron AADF Scholarship Program!
Gjatë këtij takimi do të mësoni më shumë mbi:
✨ Bursat që ofrohen
✨ Mbështetjen për studimet Master në SHBA
✨ Procesin e aplikimit
📅 E Enjte, 16 Prill
🕠 Ora 17:30
💻 Platforma: Google Meet
🔗 Link: https://meet.google.com/kvi-jomx-yju
📩 Regjistrohuni duke dërguar një email në: [email protected]
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the university
Telephone
Address
Elbasan
3001
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 18:00 |
| Tuesday | 08:00 - 18:00 |
| Wednesday | 08:00 - 18:00 |
| Thursday | 08:00 - 18:00 |
| Friday | 08:00 - 18:00 |
| Saturday | 08:00 - 14:00 |