Etika Digjitale
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Etika Digjitale, College & University, Tirana.
15/05/2023
Prof. Dr. Valentina Sinaj, anëtare e ekipit të projektit dhe pedagoge pranë Departamentit të Statistikë dhe Informatikë e Zbatuar në Fakultetin e Ekonomisë, UT, drejtoi sesionin e trajnimit “Standarte të Etikës Digjitale në kërkimin shkencor dhe inovacionin universitar”. Në këtë sesion u trajtuan çështje të etikës dhe etikës digjitale në kërkimin shkencor. Studentët u njohën me qëllimin kryesor si dhe me gjashtë parimet themelore të etikës në kërkimin shkencor. Diskutimet me pjesmarrësit ishin tepër me interes gjatë prezatimin të plagjiaturës, llojeve të saj dhe mënyrës sesi ta shmangim atë. Në prezatimi u sollën edhe disa shembuj sesi mund të kontrollojmë edhe online për këtë fenomen dhe sesi mund të përdorim “shkencën e hapur” në mënyrë që të ndajmë punimet dhe rezultatet me të tjerët. Në prezantim u sollën edhe të dhëna në lidhje me lirinë akademike në Shqipëri krahasuar me vendet e rajonit dhe normat e BE.Gjithashtu përvec të tjerash u trajtua mbështetja ligjore mbi këto aspekte duke treguar mangësitë dhe nevojat për plotësime. Për më tepër studentët u njohën me rezultatet e pyetësorit mbi cështjet e etikës dhe diskutimet u fokusuan se cfarë mund të përshtasim në kurrikulat tona për të realizur njohuri në të gjitha ciklet e studimit dhe kjo të përkthehet në strategji afatmesme dhe pse jo dhe afatgjatë.
Zhvillimet e vrullshme të teknologjisë, veçanërisht ato që mbështeten në inteligjencën artificiale ose në analizën e të dhënave, janë sfida emocionuese, por edhe paraqesin sfida etike që meritojnë vëmendjen dhe reagimin tonë (Vicente, M. E., & Bedogni, G. L. (2022). Studentët u njohën edhe me Rekomandimin mbi Etikën e Inteligjencës Artificiale miratuar në 2021 nga UNESCO, i cili është dhe instrumenti i parë global për vendosjen e standardeve mbi këtë temë. Kërkimet në shkencat dixhitale ngrenë shumë çështje të reja etike si përdorimi i të dhënave (që ngre shqetësime për privatësinë), ndikimet negative të sistemeve të AI në aspektin e diskriminimit, paragjykimeve , mungesa e qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë, si dhe ndikimi transformues i teknologjive përçarëse në shoqëri dhe punë. Etika dixhitale në kërkimin shkencor i referohet përdorimit të përgjegjshëm dhe etik të teknologjive digjitale në kërkime. Sfida e vërtetë nuk është inovacioni brenda botës digjitale, por qeverisja e ekosistemit digjital në tërësi. Arsimi i lartë mund dhe duhet të udhëheqë në këtë sfidë.
15/05/2023
Shkolla Verore mbi Etikën Digjitale date 5-7 Maj, 2023 filloi nën tingujt e “ Unstoppable” nën ritmin e së cilës studentët lëviznin përgjatë Auditorit Digjital ku me pas ndalimi përcaktoi grupet mikse të punës nga studentë të FShS, FE, FShN dhe një grup nxënësish, anëtar të grupit rinor “Petro Nini Luarasi”, pjemarrës qysh nga fillimi i projektit . Aplikantët për Shkollën( 39 nga 25 të patashikuar) përcaktuan pritshmërinë dhe objektivat që besonin se do të arriheshin.
Seanca e parë trajnuese u realizua nga drejtuesja e projektit, Prof.Asoc.Dr.Majlinda Keta mbi “ Revolucioni teknologjik, çështjet etike, mendimi kritik dhe Etika Digjitale pëballë Universitetit të Tiranës”. Trajtesa kishte një trinomi analitiko reflektive përmes parimeve të Etikës Digjitale, tendencave kryesore të revolucionit teknologjik sot dhe mendimit kritik që duhet ushtruar nga mjediset akademike si dije dhe praktikë institucionale. Shumë argumenta dolën nga të dhënat e studimit nga grupi ndërdisiplinor i kërkueseve( Keta, Kromiçi, Sinaj,Gogaj, Busho) mbi “ Etika digjitale dhe Universiteti i Tiranës”.
Praktikumi i parë mbi çështje etike të përdorimit dogjital të institucionit universitar u realizua nga specialistja e IT në FShS, Esmeralda Rakipaj.
16/03/2023
Në kuadër të “Pranverës së Frankofonisë në Shqipëri”, Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Vlorës, Universitetin e Shkodrës, Ambasadën Franceze në Shqipëri, Agjencinë Universitare të Frankofonisë, me nismën e Rrjetit të Grave Frankofone, organizon edicionin e VI të Forumit të Grave Shqiptare Frankofone me temë “Inovacioni dhe teknologjia për fuqizimin e gruas - Figura e gruas në rrjetet sociale”.
Ne kete Forum te Grave, drejtuesja e projektit, Znj. Majlinda KETA dhe Znj. Odeta KROMÇI kerkuese e projektit, me kenaqesi prezantuan punimin: “Profili gjinor i sfidës me teknologjinë, inovacionin dhe etikën digjitale në UT-ës. Rezultatet e para të një studimi.”
Një qasje e përgjegjshme gjinore ndaj inovacionit, teknologjisë dhe edukimit digjital mund të rrisë ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për të drejtat e tyre dhe angazhimin qytetar. Përparimet në teknologjitë digjitale ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme për një zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.
10/02/2023
01 Shkurt 2023
Në datën 1 shkurt 2023, ora 10:00 në mjediset e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja u zhvillua Agora Reflektive mbi të dhënat e studimit të kryer në Universitetin e Tiranës mbi Etikën Digjitale. Pjesmarrësit, pedagogë, studentë të masterave, specialistë të administratës dhe Këshillit Studentor, mbi keto probleme u përfshinë në diskutimin dhe reflektimet institucionale që nevojiten pas të dhënave.
Studentët ndërtuan diskutimet e tyre mbi të dhëna të krahasuara student/ staf akademik/ staf administrativ për FGjH , krahasuar këto me ato në nivel universiteti dhe me fakultete të tjera. Moderatorët e “ Policy Paper 1” ritheksuan rëndësinë që ka për vetë universitetin studime të tilla si pikënisje e përmirësimit të legjislacionit dhe menaxhimit institucional.
Përfaqësues të FGjH ofruan dhe shpjeguan një sërë angazhimesh të marra për vijimin e digjitalizimit universitar qysh nga koha kur u krye studimi duke theksuar dhe njekohësisht mbeshtetën kërkesën e grupit të këtij projekti, të mbështetur nga AKKSHI, se kemi shumë nevojë për një kulturë të qendrueshme të Etikës Digjitale në institucionin universitar.
Kjo maratonë takimesh po vijon edhe në fakultete të tjera. Aktiviteti u moderua nga Prof.Asoc.Dr Majlinda Keta dhe Prof. Dr. Esmeralda Kromidha.
Click here to claim your Sponsored Listing.