Ermal Bega

Ermal Bega

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Ermal Bega, Editor, Tirana.

20/10/2025

Data 20 tetor 2023, do të mbetet në historinë e Kosovës, por dhe të të gjithë trojeve shqiptare, si një datë e errët e disa njerëzve me mendime e shpirt të kryqëzatave mesjetare, të ashtuquajtur "shqiptarë", të cilët me themelimin e "Lëvizjes së Decanit" pas më vonë shprehën qëllimet e tyre të errëta ndaj shumicës së popullit shqiptar të të gjitha trojeve.
Në emër të kryqit mesjetar katolik, me mendime mesjetare katolike, mistike, kryqtare e të inkuizicionit të egër të krishterë katolik, nga historitë më të errëta që ka parë bota, ajo europiane dhe botërore, disa batakcinj nga Kosova dëshmore që ka vuajtur shumë, në emër të disa vlerave, që për shumicën e shqiptarëve janë antivlera, duan t'i hedhin sy shumicës së shqiptarëve sot për disa ide mesjetare, të cilën ata e shprehin vetë qartë qëllimin e tyre të errët, ku në faqen e tyre në Facebook, thonë se:
"Lëvizja për Rikthim është OJQ e regjistruar në Republikën e Kosovës. Pas Kuvendit të përbashkët në Deçan, Lëvizja për Rikthim zyrtarizoi aktivitetin e saj si Lëvizje për braktisjen e fesë islame dhe rikthim në besimin e të parëve katolikë."
Mendimi im është se as ata vetë nuk e dinë cfare kanë si qëllim përfundimtar, por qartazi kuptohet se ata kërkojnë një kryqëzatë kundër shumicës së shqiptarëve, që janë muslimanë, dhe nuk janë aspak të ditur e të edukuar me kulturë të vetë Jezu Krishtit (Isait a.s.) që të sillen mirë edhe me "armiqtë" sipas tyre.
Këta lloj njerëzish, krahas kryqëzatës që kërkojnë ndaj muslimanëve shqiptarë, më pas do kërkojnë dhe kryqëzatë ndaj cifutëve si dhe të krishterëve ortodoksë që jetojnë në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare, vetëm e vetëm që t'i detyrojnë përmes ofendimeve, vrasjeve, sharjeve, spiunazhit e shantazhimit të njerëzve, që t'i bëjnë të krishterë, dhe vetëm të sektit katolik, nga 100 e ca sekte që ka vetë krishtërimi.
Një lidhje e errët mistike që kanë shpikur ata, që nuk ka lidhje as me fenë e krishterë bazë, as me vetë Zotin e Vërtetë, as me historinë fillestare të të krishterëve të parë, as me vetë Profetin Jezus (Isa) dhe as me vetë Dhjatën e tyre që besojnë si të vërtetë, ata nuk mund të mbulojnë dot qëllimet e tyre të pista ndaj një populli që kanë pranuar si shumicë me dëshirë, mendje të shëndoshë dhe zemër të pastër e të qetë besimin botëror, Islamin.
Shejtani atyre u ka hedhur hi në sy dhe në zemër, dhe kanë tashmë zemra të vdekura që nuk kanë respekt për qeniet humane si shqiptarë që nuk janë si ta.
Gjatë këtyre 2 viteve, ata qartë vetëm kanë hedhur vrer ndaj Islamit dhe muslimanëve shqiptarë, pastaj edhe turq e arabë (me injorancën e tyre, thua se Islami ashtu si Krishtërimi janë besime arabe apo turke, pffff).
Ata duan të duken si "më katolikë se vetë Papa", më shqiptarë dhe atdhedashës se prifti katolik "Gjergj Fishta", i respektuar shumë dhe nga dijetarët muslimanë shqiptarë, si p.sh. nga Hafiz Ali Korca dhe Hafiz Ibrahim Dalliu.
Ata po na dalin sot si një farë e poshtër që vetëm Shejtani i mallkuar mund ta ketë hedhur të ata figura me pamje humane.
Vetëm një gjë duhet ta dinë mirë, se me veprime të tilla doni të stabilizoni shumë popullin shqiptar, duke futur përcarje, urrejtje dhe vëllavrasje. Por, nëse këto i kërkoni, ta dini mirë se do mbani përgjegjësi të madhe para Zotit të Madh, para Profetit Jezus me këshillat e tij, para vetë Biblës që pretendoni që besoni (gjoja se krishtërimi është dashuri për të gjithë njerëzit), dhe para shumicës së popullit musliman që jemi bërë muslimanë.
Unë vetë jam bërë musliman me mendje të shëndoshë, me studime, zemër të qetë dhe logjikë të drejtë, dhe kurrë nuk kam mësuar diçka nga Islami, Kur'ani apo profeti Muhamed që të urrej dikë për shkak të besimit dhe etnisë së tij.
Muslimanët shqiptarë po shtohen dita-ditës dhe kjo ju vret sytë, dhe nuk duam të ndryshojmë fenë dhe besimin tonë, sado i errët t'ju duket juve, dhe asnjëherë nuk kërkojmë që ju të bëheni muslimanë, përkundrazi, kemi qenë dhe jemi krenarë që ne muslimanët shqiptarë si shumicë e këtij populli europian, ju kemi mbrojtur gjatë gjithë historisë shqiptare nga asimilimi dhe poshtërimi që ju kanë bërë të tjerët, dhe ende do t'ju mbrojmë nëse ju ndodhë diçka e tillë.
Ju lutemi, nëse nuk doni që ta errësoni jetën e shqiptarëve në Kosovë, tek ne në Shqipëri, por dhe në trojet të tjera shqiptare që kemi jetuar në paqe (sic ka jetuar dhe familja ime dikur me një familje greke dhe të krishterë ortodokse në Tiranë), atëherë kujdes me fjalët dhe deklaratat tuaja se do t'i bini pishman dhe Zoti i Madh do t'ju mallkojë dhe dënojë ju, familjet tuaja dhe farën tuaj të errët mesjetare që doni të të mbini në mesin tonë përmes urrejtjes dhe përçarjes!

Paqe për të gjithë!

13/10/2025

Unë quhem Hamed Ashour. Jam nga Gaza.
Para një viti kam ndarë historinë e një qeni të sjellshëm dhe besnik, që më pas u bë shoqëruesi im.
Çfarë qeni me fat doli të ishte.
Historia jonë bëri bujë në shumë revista arabe dhe ndërkombëtare, të cilën e lexuan më shumë se 5 milionë njerëz në mbarë botën.
U përkthye në shtatë gjuhë të ndryshme, (tashmë me shqipen, në tetë).
Pak më vonë u kontaktova nga një organizatë për të drejtat e kafshëve me qendër në Dublin të Irlandës.
Ata u interesuan për shëndetin e qenit si dhe kërkuan foto të tendës ku jetonim dhe ruanim së bashku.
Unë i dërgova fotot dhe çfarë ndodhi më pas ishte e paimagjinueshme.
Unë mora një simpati të madhe dhe shumë të veçantë - për qenin.
Ata u munduan të gjenin mënyra për të evakuuar qenin nga Gaza përmes organizatave partnere.
Ata donin që qeni të kishte një jetë më të mirë, një vend më të pastër dhe një hapësirë më të gjerë.
Por askush nuk pyeti për mua. Për mua, që isha ai i cili jetonte në një tendë të shqyer e që nuk ishte vend i përshtatshëm as për një qen.

Marrë nga faqja personale e palestinezit Hamed Ashour në Facebook.

Përktheu në shqip: E.B.

-------------------------------------------

My name is Hamed Ashour, from Gaza.
A year ago, I shared the story of a kind, loyal dog who became my companion.
What a lucky dog he turned out to be.
Our story made headlines in both Arab and international magazines.
More than 5 million people around the world read it.
It was translated into seven different languages.
Not long after, I was contacted by an animal rights organization in Dublin, Ireland.
They wanted to check on the dog’s health.
They asked for photos of the tent we lived in and guarded together.
I sent the photos.
What followed was overwhelming.
So much sympathy, so much concern—for the dog.
They genuinely explored ways to evacuate him from Gaza through partner organizations.
They wanted him to have a better life.
A cleaner place.
A wider sky.
But no one asked about me.
I was the one living in that torn tent
A place not even suitable for a dog.

Taken from Hamed Ashour's page

29/09/2025

Sa mirë do të ishte që ashtu siç ka degë Studime Orientale, ku europianët dhe perëndimorët në përgjithësi e studiojnë Orientin (Lindjen) bashkë me kulturat, gjuhët, letërsitë dhe qytetërimet e saj të mëdha, të kishte edhe në universitetet e Orientit (kryesisht ato të botës islame në Europë, Azi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme (Azinë Perëndimore) degë ku të bëheshin studime të imtësishme mbi çfarë është Perëndimi, çfarë përfaqëson në të vërtetë, nga e mori qytetërimin me të cilin njihet sot Europa dhe perëndimi etj..
Dr. Edward Said ka thënë: "Që nga koha e Homerit, çdo europian, në atë që mund të thoshte për Orientin, ka qenë racist, imperialist dhe pothuajse tërësisht etnocentrik."
Por, nëse universitetet e Orientit do të kishin një degë me titull "Studime Europiane" apo "Studime mbi Perëndimin", jam i sigurt se ata popuj nuk do t'i studionin ato vende e popuj në të njëjtën mënyrë siç janë treguar europianët ndaj tyre.

23/09/2025

Jeta jonë në këtë botë të shkurtër nuk është gjithmonë me ngjyra, por herë-herë është bardhë e zi që gjithashtu ka bukurinë e saj, na bën më të fortë dhe na mësoj ta kuptojmë jetën ndryshe.
-----------------
Our life in this short world is not always colorful, but sometimes it is black and white, which also has its beauty, makes us stronger, and teaches us to understand life differently.

Want your public figure to be the top-listed Public Figure in Tirana?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Address

Tirana