OBP
Operatori i Blerjeve të Përqendruara
07/07/2026
🌐 Gjithçka që ju nevojitet nga OBP!
Në faqen zyrtare të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara gjeni informacion të përditësuar dhe kategori të aksesueshme për autoritetet kontraktore, operatorët ekonomikë dhe çdo qytetar të interesuar.
- Baza ligjore
- Procedurat e publikuara
- Publikime dhe njoftime
- Programi i Transparencës
- Open Data
- Regjistrimi si Operator Ekonomik
- Platforma e Konsultimit të Katalogëve
- Forumi dhe Kontaktet
📲 Vizitoni www.obp.al dhe ndiqni OBP edhe në rrjetet sociale për të qenë gjithmonë të informuar mbi zhvillimet, njoftimet dhe risitë e organit qendror blerës.
02/07/2026
🚀 Së shpejti, OBP do të lançojë platformën online prokurimet.obp.al, një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit dhe modernizimit të procesit të dërgimit të kërkesave për prokurim.
📄➡️💻 Përmes kësaj platforme, çdo autoritet kontraktor do të ketë mundësi të depozitojë kërkesat elektronikisht, duke reduktuar kohën e procedimit, duke rritur efikasitetin administrativ dhe duke lehtësuar ndërveprimin institucional me OBP.
Kjo nismë synon të sjellë më shumë thjeshtësi, transparencë dhe standardizim në proceset e punës, në funksion të një shërbimi më të shpejtë dhe më efektiv për autoritetet kontraktore.
💡 OBP – më pranë institucioneve, për një proces prokurimi më të shpejtë, më të qartë dhe më efikas.
01/07/2026
📢 OBP hap aplikimet për ekspertë të jashtëm dhe laboratorë të akredituar për vitin 2026–2027!
Operatori i Blerjeve të Përqendruara fton ekspertë të fushave të ndryshme dhe laboratorë të akredituar të shprehin interesin për t’u përfshirë në proceset e zhvillimit dhe mbështetjes profesionale të procedurave të prokurimit.
📌 Për kriteret e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, vizitoni njoftimin zyrtar në faqen www.obp.al duke klikuar mbi kategorinë “Njoftime”.
30/06/2026
📢 Operatori i Blerjeve të Përqendruara, në kuadër të procesit të rishikimit të specifikimeve teknike të katalogut me objekt “Blerje materialesh të ndryshme për pastrim”, fton operatorët ekonomikë të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre mbi draft-katalogun e përgatitur, si edhe mbi artikujt e tjerë ekzistues në katalog.
🤝 Nëpërmjet kësaj rubrike OBP synon që zëri i operatorëve ekonomikë të dëgjohet, duke kontribuar në standardizimin dhe përmirësimin e katalogut.
* Vizitoni faqen zyrtare www.obp.al, kategoria “Platforma e Konsultimit të Katalogëve”
* Shkarkoni draft-katalogun
* Plotësoni të dhënat dhe fushën mbi komentet dhe sugjerimet për katalogun
* Klikoni “Dërgo” për të finalizuar aplikimin tuaj
📅 Komentet dhe sugjerimet mund të paraqiten deri më 17.07.2026, në mënyrë që të merren në konsideratë gjatë procesit të rishikimit dhe përmirësimit të specifikimeve teknike.
29/06/2026
📂 Dëshironi të aksesoni katalogët e OBP dhe materiale të tjera që publikon organi qendror blerës?
Në kategorinë “Publikime” në faqen zyrtare të OBP gjeni materiale dhe informacione të ndryshme që ju ndihmojnë të jeni të informuar mbi katalogët e rinj, katalogë të përditësuar dhe përmbajtje të tjera të vlefshme për të interesuarit.
Informohuni dhe ndiqni publikimet më të fundit.
26/06/2026
📢 Jeni Operator Ekonomik dhe dëshironi të qëndroni të informuar për procedurat e prokurimit?
Regjistrohuni pranë Operatorit të Blerjeve të Përqendruara dhe merrni njoftime automatike për procedurat që përputhen me interesat e biznesit tuaj.
1-Vizitoni www.obp.al, kategoria “Regjistrohu si OE”
2-Plotësoni të dhënat e subjektit (emër, NIPT dhe email)
3-Zgjidhni objektet e prokurimit për të cilat jeni të interesuar
📌 Mund të përzgjidhni më shumë se një objekt prokurimi.
Regjistrohuni tani dhe përfitoni mundësi të reja për biznesin tuaj!
15/06/2026
📘 Fjalori Digjital i Prokurimeve
Operator ekonomik quhet çdo person fizik ose juridik, ent publik apo grup personash/entesh që ofron në treg punë, mallra ose shërbime dhe që mund të marrë pjesë në procedurat e prokurimit publik.
Në praktikë, operatori ekonomik është biznesi ose subjekti që paraqet ofertë në një tender me qëllim lidhjen e një kontrate publike.
🌐 Mësoni më shumë në: www.obp.al
10/06/2026
📈 1637 procedura prokurimi të shpallura prej prillit të vitit 2024!
🚀 Prokurimi i përqendruar ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, me rritje të dukshme të numrit të procedurave të shpallura dhe me një rol gjithnjë e më të fortë të Organit Qendror Blerës.
Shifrat tregojnë qartë këtë dinamikë të re: 314 procedura në vetëm 8 muaj të vitit 2024, 578 procedura gjatë vitit 2025, dhe 745 procedura në vetëm 5 muajt e parë të vitit 2026.
Kjo rritje nuk është thjesht statistikë. Ajo tregon zgjerim të kapaciteteve, konsolidim institucional dhe një angazhim të qartë për të rritur efikasitetin, transparencën dhe standardizimin në proceset e prokurimit publik.
🌐 OBP po ndërton çdo ditë një model më të fortë, më të shpejtë dhe më të besueshëm të blerjeve të përqendruara në Shqipëri.
08/06/2026
📘 Fjalori Digjital i Prokurimeve
A e dini kuptimin e fjalës LOT në procedurat e prokurimit?
Ndarja e një procedure në lote krijon më shumë mundësi pjesëmarrjeje për bizneset, veçanërisht për Sipërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, duke rritur konkurrencën dhe efikasitetin në prokurimet publike.
🌐 Mësoni më shumë në: www.obp.al
04/06/2026
💡 Pjesëmarrja në tendera nuk është vetëm një mundësi rritjeje, por edhe një hap i rëndësishëm drejt forcimit të biznesit dhe zgjerimit të aktivitetit tuaj.
📈 OBP kontribuon çdo ditë në rritjen e pjesëmarrjes së Sipërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme dhe në rritjen e konkurrueshmërisë.
🌐 Vizito www.obp.al, kategoria “Procedura të Publikuara” për t’u njohur me mundësitë e shpallura çdo ditë nga OBP.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Website
Address
Tirana
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 16:30 |
| Tuesday | 08:00 - 16:30 |
| Wednesday | 08:00 - 16:30 |
| Thursday | 08:00 - 16:30 |
| Friday | 08:00 - 14:00 |