Endless Pawsabilities
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Endless Pawsabilities, Social service, Al Karak.
19/04/2022
Të dashur qytetarë, 🤗
Grupi jo-formal “Endless Pawsabilities” i të rinjve nga Komuna e Gjilanit është përfitues i projektit të përkrahur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë e që për qëllim ka trajtimin e qeneve endacak. 🦮
Në fazën e parë të projektit është paraparë që të vendosen mbajtëse të ushqimit për qentë endacak në vendet ku përqendrimi i tyre është më i madh dhe të njëjtën kohë është paraparë të bëhet sterilizimi dhe vaksinimi i tyre. Endless Pawsabilities në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit në vazhdimësi do të punoj që të ndërtohet një strehimore për qentë endacak me qëllim të zgjidhjes së përhershme të këtij problemi në qytetin tonë.
Me këtë rast, kërkojmë nga ju qytetarë të Gjilanit që me anë të fotografive të propozoni 8 hapësira ku do të mund të vendosen mbajtëset e ushqimit për qentë endacak në mënyrë që të ulet agresiviteti i tyre në kërkim të ushqimit për shkak të urisë.
Ky projekt përkrahet nga PEN - Peer Educators Network dhe People in Need Kosovo në kuadër të projektit "Fuqizimi i Zërave Lokal për Zhvillim të Barabartë”, i financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar - UK Aid.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Website
Address
Al Karak
60000