Ambientalistat e Rinjë

Ambientalistat e Rinjë

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Ambientalistat e Rinjë, Education, Shtepia e Kultures, Kacanik.

Photos from Ambientalistat e Rinjë's post 04/03/2022

Të tronditur nga humbja në moshë të re të anëtares së grupit tonë Laura Zharku. Aktiviteti dhe puna e saj vullnetare do të mbahet mend e poashtu si një vajzë e dashur dhe e urtë e grupit tonë. Gjithmonë në zemrat tona 😴 😢
Me respekt
Koordinatorja Fatlume Guri

Photos 09/06/2016

shijoni dy dit festival me shoqeri kulturo artistike nga te gjitha trevat shqiptare-jeni te mirseardhur

05/08/2014

Nesër ora 16 te sh. kulturës datë 06.08.2014 organizata franceze SPORTI PA KUFI organizon aktivitete për fëmijë,ku fëmijët do ti argëtojnë PALAQOT andaj ju kisha sugjeruar që të njoftoni sa me shum fëmij që në kët kohë të jenë të pranishëm e pse jo edhe ju

20/04/2013

Përkundër që ishte e shtunë ditë vikendi, mbi 100 të rinjve kaçanikas nuk u pengoi që të dilnin dhe të pastronin qytetin e tyre. Që nga ora 10:00, të rinjtë kishin filluar të mblidheshin tek Shtëpia e Kulturës për të vazhduar pastaj të ndarë në grupe për të pastruar pjesë të ndryshme të qytetit.
Në këtë ditë të rëndësishme për ambientin e qytetit të Kaçanikut, ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Kaçanikut z. Besim Ilazi dhe nënkryetari Remzi Elezi, të cilët gjatë tërë kohës kanë shoqëruar të rinjtë në aktivitetin e tyre. Hapjen e këtij aktiviteti e bëri kryetari i Komunës së Kaçanikut, i cili i uroi të rinjtë për këtë ditë, me shpresë se çdo ditë e më shumë do të ngritet vetëdija tek qytetarët për të mbrojtur ambientin.
Me aksione pastrimi nga grupet e të rinjve ambientale, u pastrun këto hapësira:
Hapësirat rreth Shtëpisë së Kulturës, Bulevardi “ Ismajl Raka”, Shetitorja përgjatë Lumit Nerodime, Rruga “ Vëllezërit Qaka”, Stacioni i Autobusëve, tregu i qytetit, qerdhja e qytetit, hapësira e Gjimnazit “ Skenderbeu” dhe rruga përreth tij si dhe parku i qytetit.
Përveq grupit qendror të Ambientalistëve të Rinj, në këto aktivitete pastrimi ishin të involvuar edhe grupet e ambientalistëve nga Shkolla Fillore “ Emin Duraku”, Sh.F. “ Idriz Seferi”, Grupi i Ambientalistëve nga Gjimnazi “ Skenderbeu”, Grupi i Ambientalistëve nga Shkolla e Mesme Profesionale “ Feriz Guri dhe Vëllezërit Qaka”, ndërsa madhështinë e këtij aktiviteti e solli grupi i fëmijëve “ KVRL Junior” , vajzat e së cilit grup me shumë dashuri e buzëqeshje pastruan qerdhen e qytetit.
Grupi “ Piktorët e Rinj” përgatitën një ekspozitë me mesazhe mjaft domethënëse për ambientin në të cilin jetojmë. Pas përfundimit të aktiviteteve, të rinjtë u mblodhën tek Shtëpia e Kulturës, për të ndjekur koncertin në të cilin përformoi grupi “ Muzikantët e Rinj” të Komunës së Kaçanikut.
Këto aktivitete u organizuan për nder të 22 Prillit, ditës së tokës, në kuadër të projektit “ Java e kujdesit ndaj tokës” përpiluar nga grupi “ Ambientalistët e Rinj” në bashkëpunim me sektorin për rini në kuadër të Komunës së Kacanikut.
Të dielën do të pastrohet me ujë bulevardi “ Ismajl Raka” nga ana e zjarrfikësve, ndërsa të hënën do të organizohet marshi i të rinjve “ Një orë pa makina”.
Aktivitetet në kuadër të këtij projekti i ka përkrahur Komuna e Kaçanikut, Pro Credit Bank, Policia e Kosovës, Kompania “ Pastërtia”, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Kaçanik me të gjitha grupet e veta.

Untitled album 24/05/2012
Want your school to be the top-listed School/college in Kacanik?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Website

Address

Shtepia E Kultures
Kacanik