The Library Project - Kosova

The Library Project - Kosova

Dela

Our aim is to help children and young adults in Kosovo to improve their reading comprehension and motivate them to become lifetime long readers.

Photos from The Library Project - Kosova's post 11/06/2026

📚 Leximi së bashku është magjik!

Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju këtë broshurë të mrekullueshme për leximin me zë të lartë me fëmijët tuaj të vegjël. Kjo broshurë ofron këshilla praktike për zhvillimin e gjuhës dhe dashurisë për leximin në fëmijërinë e hershme - sepse çdo fëmijë meriton të rritet me dashurinë e librave. 🌟

👩‍🏫 Rreth autores

Emira Zyrafete Lloshaj Emira Zyrafete Loshaj është mësuese dhe eksperte në zhvillimin shumëgjuhësor në fëmijërinë e hershme. Me përvojë mësimdhënieje që nga viti 1993 në Kosovë dhe Suedi, ajo ka punuar në të gjitha nivelet e arsimit - nga kopshti deri në universitet.

Emira është gjithashtu përkthyese e librave për fëmijë, trajnuese e prindërve dhe bashkëpunëtore e ngushtë e The Library Project Kosova që nga fillimi i projektit.

Kjo broshurë është fryt i pasionit të saj të thellë për leximin dhe zhvillimin gjuhësor të fëmijëve. 📚

Këto broshura u zhvilluan nga Emira Zyrafete Lloshaj në kuadër të projektit “Forcimi i cilësisë së shërbimeve të edukimit të fëmijërisë së hershme në Institucionet e EFH-së dhe stimulimit të hershëm në shtëpi për fëmijët e vegjël në Kosovë”, te implementuar nga Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim dhe The Library Project Kosova.

26/05/2026

Sot në Afternoon Delight patëm kënaqësinë me e pas mysafire Ardiana Selimin, Drejtore Ekzekutive e The Library Project Kosova. 📚✨

Folëm për rëndësinë e leximit te fëmijët, mënyrat se si mundemi me kriju dashni për librin që në moshë të vogël dhe rolin që kanë familja, shkolla dhe shoqëria në këtë proces.

Biseduam për bibliotekën e fëmijëve, hapësirën e krijuar për fëmijë në Prishtinë, aktivitetet që organizohen aty dhe misionin e organizatës për me i afru fëmijët ma shumë me leximin dhe librat.

Faleminderit Ardianës për bisedën dhe inspirimin. 💛

Urban FM 103.5

www.radiourban.fm

Vill du placera din organisation längst upp i Ideell Organisation-listan i Stockholm?
Klicka här för att få din sponsrade notering.

Adress

Stockholm