eranda_shuaipi

eranda_shuaipi

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from eranda_shuaipi, Naples, FL.

Photos from eranda_shuaipi's post 11/26/2022

➡️ Nese deshiron te kesh nje trup te bukur e te shendetshem por nuk ke kohe apo deshire te stervitesh cdo dite, ky postim eshte per ty!

Tani do t’ju rrefej nje sekret qe asnje personal trainer nuk do t’ua thote kurre 🤫

✅ Mund te kesh rezultate shume te mira edhe nese stervitesh vetem 2 here ne jave!
Keshilla ime:
Ndajeni trupin ne 2 pjese:
1. Pjesa e siperme dhe abs,
2. Kembe e vithe

🔀 Rregullat
- Ne cdo stervitje zgjidhni nje ushtrim per muskujt e vegjel, dhe 2 per ata te medhenj.
- Per cdo muskul beni nje seri nxemje me peshe qe per ju eshte lehtesisht e perballueshme, dhe pas 2 minutash pushim nje seri impenjative te cilen do ta coni deri ne ezaurim total (till failure) (deri sa te mos mundeni me). Pesha duhet te jete e tille qe te mund te beni 15-18 perseritje para se te deshtoni.
- Mbani shenim peshen qe perdoret dhe sa perseritje arritet te beni
- Stervitjen e rradhes mundohuni te beni 2-3 perseritje me shume, dhe gradualisht nga nje stervitje ne tjetren rrisni peshen qe te rrini tek 15-18 perseritje.

Ju siguroj qe edhe me kaq keni stimuluar mjaftueshem rritjen e muskujve dhe permiresimi nga nje stervitje ne tjetren jua deshmon kete.
Midis ushtrimesh mund te beni pushime aktive si psh: 2 minuta biciklete, step apo shkalle kur stervisni pjesen e siperme. Kjo do bente edhe nje qarkullim me te mire te gjakut duke ju ndihmuar te eleminoni toksinat.
Zgjidhni 2 dite qe ju pershtaten per keto 2 stervitje
Pjesen tjeter te javes mund te beni cfare te doni ju: nese keni kohe e deshire mund te beni nje aktivitet ne grup qe ju argeton: zumba, yoga, crossfit, apo cfardo tjeter. Jo me shume se 1-2 seanca ne jave.

Provojeni e me thoni!

11/12/2022

KE KEMBE ME SHUME CELULIT?
➡️ Ja dicka qe duhet te dish:
Kur ke të bësh me këmbë që janë shumë të prekura nga celuliti dhe ritencioni hidrik, gjëja më pa kuptim (për të mos përdorur ndonje term që dikush mund të ofendohet), që mund të bësh, është t’i stërvitësh me qëllimin kryesor zhvillimin e muskujve, me pesha të rënda dhe përsëritje të ulëta.
Kjo do të ishte një stërvitje absolutisht e pasuksesshme, sepse do të nxiste prodhimin e mbetjeve metabolike (dioksid karboni, acid laktik), duke e përkeqësuar situatën pikerisht sepse në rastin e këmbëve tuaja sistemi i qarkullimit të gjakut dhe sistemi limfatik nuk funksionojnë mirë për ti “larë” këto mbetje e eleminuar ato sic duhet. Rezultati është që as muskujt, as celuliti dhe as ritencioni hidrik nuk do të përmirësohen.
Për këtë arsye duhet ti stervisni me ngarkesa më të lehta.
Një gabim tjetër i madh është t’i stërvitësh me pesha të lehta por pa i impenjuar realisht “për të mos i përkeqësuar”. Zgjidhja është një stërvitje që përmirëson sistemin e qarkullimit të gjakut, përmirëson sistemin limfatik dhe… po, përmirëson gjithashtu muskujt e këmbëve.
Muskujt mund të stërviten, kapaciteti aerobik mund të stërvitet, madje edhe aftësia për të përdorur yndyrat e trupit si energji mund të stërvitet
Gjithashtu dhe sistemi kardiovaskular (qarkullues) dhe sistemi limfatik mund të stërviten.
A e dini se me stërvitjen e duhur mund të rrisni, zgjeroni dhe madje dyfishoni numrin e kapilarëve?

Want your practice to be the top-listed Clinic in Naples?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Website

Address

Naples, FL
34101-34105