MuZEH Lab
Vendi i Kulturave dhe Krijueshmërisë🏛️🖼️🏺
23/06/2026
🧵Një eksperiencë për fëmijët në MuZEH Lab!
Ju ftojmë të vizitoni ekspozitën e përhershme “Jorgani”, ku çdo motiv, ngjyrë dhe qepje rrëfen një histori të trashëgimisë sonë kulturore.
Gjatë vizitës, fëmijët do të:
🏛️ Eksplorojnë ekspozitën përmes një vizite interaktive
🎬 Ndjekin një film të animuar me përmbajtje edukative
🎨 Marrin pjesë në një punëtori kreative, ku do të krijojnë dhe mësojnë për motivet, simbolet dhe traditat shqiptare.
Një kombinim i kulturës, argëtimit dhe krijimtarisë që i afron fëmijët me historinë dhe identitetin tonë në një mënyrë të veçantë dhe të paharrueshme.
👧👦 E përshtatshme për shkolla, grupe, familje dhe vizitorë të vegjël kureshtarë.
📍 MuZEH Lab, Durrës
📞 Për rezervime: +355 69 60 98 052
Çdo qepje ruan një histori.
Ejani ta zbuloni së bashku me ne!
17/06/2026
🎨✨ Këtë javë patëm kënaqësinë të mirëprisnim në MuZEH Lab fëmijët e kopshtit Primus Gradus nga Tirana për një përvojë edukative dhe krijuese të frymëzuar nga trashëgimia kulturore shqiptare.
Gjatë vizitës, fëmijët ndërvepruan me ekspozitën "Na ishte njëherë", zbuluan historitë e lodrave dhe lojërave përmes filmave të animuar dhe u bënë pjesë aktive e procesit të eksplorimit. Më pas, në punëtorinë krijuese, secili fëmijë krijoi interpretimin e lodrës së tij të preferuar nga ekspozita, duke përdorur materiale të ndryshme artistike dhe imagjinatën e vet.
Aktiviteti u zhvillua duke ndjekur parimet e qasjes Reggio Emilia, ku fëmijët mësojnë përmes eksplorimit, dialogut, vëzhgimit dhe krijimit, ndërsa mjedisi dhe objektet e ekspozitës shërbejnë si burim frymëzimi për të nxitur kureshtjen dhe mendimin kritik.
🌞 Po kërkoni një aktivitet ndryshe për fëmijët këtë verë?
MuZEH Lab hap dyert për grupe fëmijësh, kampe verore, kopshte, shkolla dhe familje që dëshirojnë të kombinojnë argëtimin me zbulimin, kreativitetin dhe të mësuarin.
Përmes ekspozitave interaktive, animacioneve dhe punëtorive krijuese, fëmijët eksplorojnë historinë, kulturën dhe trashëgiminë shqiptare në mënyrë aktive dhe argëtuese.
📩 Na kontaktoni për të organizuar vizitën tuaj dhe për të krijuar së bashku një verë plot imagjinatë, kreativitet dhe zbulime të reja!
15/06/2026
Culture in Practice: A Peer-to-Peer Exchange
MuZEH Lab – Center for the Development of Museums, Heritage and Culture (Durrës, Albania) is pleased to launch Culture in Practice: A Peer-to-Peer Exchange, a collaborative initiative developed together with our partner, Association Initiative for Independent Cultural - INCA.
This exchange focuses on knowledge sharing and practical learning around participatory and socially engaged art practices that strengthen community resilience, support the interpretation of cultural and natural heritage, and encourage meaningful engagement in both urban and rural environments.
Through direct peer-to-peer activities, the project aims to:
✨ Strengthen cooperation between MuZEH Lab and INCA, creating a foundation for future joint initiatives and project development.
✨ Enhance practical skills and methodologies for working with artists and local communities in heritage interpretation and community engagement.
Lead Partner:MuZEH Lab – Center for the Development of Museums, Heritage and Culture, Durrës, Albania
Partner: Association Initiative for Independent Cultural - INCA
Culture in Practice: A Peer-to-Peer Exchange is supported by UNESCO through the Culture and Creativity for the Western Balkans (CC4WBs) project, funded by the European Union, which aims to foster dialogue in the Western Balkans by strengthening the cultural and creative sectors and increasing their socio-economic impact.
07/06/2026
🌿❤️ Një ditë e mbushur me ngrohtësi, krijimtari dhe shkëmbim përvojash në Qendrën e të Moshuarve në Durrës.
Përmes aktiviteteve artizanale, të moshuarit patën mundësinë të shprehin talentin, kujtimet dhe kreativitetin e tyre, duke e kthyer qendrën në një hapësirë takimi, bashkëpunimi dhe gëzimi.
Ky aktivitet synoi të vlerësojë rolin e të moshuarve në komunitet, të promovojë përfshirjen sociale dhe të nxjerrë në pah rëndësinë e ruajtjes së traditave, aftësive dhe historive që ata mbartin.
Aktiviteti u organizua nga MuZEH Lab, dhe mbështetet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Telephone
Website
Address
Pas Poliklinikes Qendrore (50m) Rruga Enver Zazani
Durrës
2000
Opening Hours
| Monday | 10:00 - 17:00 |
| Tuesday | 10:00 - 17:00 |
| Wednesday | 10:00 - 17:00 |
| Thursday | 10:00 - 17:00 |
| Friday | 10:00 - 17:00 |