Qendra ZOE
ZOE është një Qendër që ofron shërbime psikologjike, sociale & ligjore për individë, çifte, grupe.
📌 Inati nuk është dhunë. Inati është emocion.
Të gjithë zemërohemi. Të gjithë ndiejmë inat. Dhe kjo është normale.
💭 Inati është mënyra se si emocionet tona na tregojnë se diçka na ka lënduar, na ka prekur ose ka cenuar kufijtë tanë. Ai është një sinjal që kërkon vëmendje, jo një arsye për të lënduar të tjerët.
⚠️ Problemi nuk është inati. Problemi është kur nuk dimë si ta menaxhojmë atë.
Pas shumë shpërthimeve të zemërimit fshihen plagë emocionale, ndjenja refuzimi, fyerjeje, padrejtësie apo pavlerësie. Prandaj, fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit kanë nevojë të mësojnë si të njohin dhe të shprehin emocionet në mënyrë të shëndetshme.
❤️ Kur i përgjigjemi inatit me inat, vetëm sa e përshkallëzojmë konfliktin.
🌱 Kur i përgjigjemi me qetësi, empati dhe mirëkuptim, krijojmë hapësirë për rritje dhe ndryshim.
Edukimi emocional nuk na mëson të mos zemërohemi.
Ai na mëson si ta menaxhojmë zemërimin pa dëmtuar veten apo të tjerët.
✨ Keni vështirësi të menaxhoni inatin dhe zemërimin?
Në Qendrën ZOE, terapia ju ndihmon të:
✔️ Kuptoni emocionet tuaja
✔️ Identifikoni shkaktarët e zemërimit
✔️ Zhvilloni vetëkontroll dhe inteligjencë emocionale
✔️ Përmirësoni marrëdhëniet me të tjerët
📞 Na kontaktoni për një konsultë:
069 40 13 695
🌿 Inati është emocion. Menaxhimi i tij është aftësi që mund të mësohet.
Qendra ZOE
ShendetMendor Terapi Psikoterapi PrinderimPozitiv Zemrim
10/01/2026
✍🏻 Kur një prind thotë: "Unë kam bërë që fëmijës tim të mos i mungojë asgjë", në fakt shpreh një lloj idiotizmi të plotë.
Sepse është detyra e çdo prindi që fëmijës t’i mungojë diçka. Përndryshe, nëse nuk i mungon asgjë, për çfarë shërben kureshtja? Për çfarë i duhet zgjuarsia? Ç’dobi ka talenti? Për çfarë të duhen të gjitha ato që ke në këtë kuti magjike (trurin)? Nuk të hyjnë në punë për asgjë, apo jo?
Nëse të shërbejnë dhe të llastojnë, të zgjojnë në 7 pa një çerek, të çojnë e të marrin nga shkolla, të kanë ulur në kolltuk për të mos humbur asnjë episod të “Uomini e Donne” me Maria De Filippin... kjo është një akuzë e papërballueshme pedagogjike.
Por, a ka një arsye logjike për të pasur kurajon që të thuash jo?
Mua më kujtohet ende edhe sot, pas shumë vitesh, një 1-sh në matematikë. Nuk më kujtohen asnjë nga ato qindra 6-a që kam marrë, sepse 6-a nuk më thotë asgjë. Është rutinë, e zakonshme, mediokre.
I thashë babait tim kur shkova në shtëpi: “Ba, mora 1-sh në matematikë!”
Mendoja se do të shpërthenin rrufe e vetëtima, dhe s'di çdo bëhej në shtëpi. Por ai më tha:
“Fantastike! Katra marrin të gjithë, por njësh? S’e kisha dëgjuar kurrë! Kjo do të thotë që ke talent, or çun.”
Pastaj hoqi ironinë dhe u bë serioz:
“Mundohu ta përmirësosh deri në qershor, përndryshe do të kesh një verë të shpifur sepse do të mësosh.”
Pikë. Nuk folëm më asnjë fjalë tjetër.
Sepse ai kishte besim tek unë. Dhe kur ke besim te fëmija yt, nuk ke pse ta ndihmosh, nëse është i zoti, ia del vetë mbanë.
Unë mund të ndihmoj një zonjë 94 vjeçare që të kalojë rrugën. Po një 18-vjeçar? Maksimumi mund t’i them:
“Je në linjë? Ja, kjo është rruga. Suksese në jetë!”
Mund të rekomandosh një njeri në vështirësi, por jo një djalë të ri. Përse duhet të futësh mik për të? Se nuk ia del dot vetë? Ç’mesazh i japim? “Meqë ti nuk je i zoti, të ndihmon babai”?
Shumë herë e kam dëgjuar prindin të thotë:
“Duhet ta sistemoj (rregulloj) djalin tim.”
“Ta sistemosh?” Si të gjesh vendin ku të vendosësh një vazo kineze! Ku po e sistemon? Brenda në bufe? Sipër dollapit?
Po ti ke sjellë në jetë një send, një objekt, apo një qenie me shpirt? Nëse është kjo e fundit, nuk ka nevojë të sistemohet diku – shpirti shkon atje ku di të shkojë.
Edukimi nuk ka lidhje me demokracinë. “Duhet t’i udhëheqim ne, sepse ata janë më të vegjël.”
Në një pellg, rosat e vogla ndjekin rosën nënë, njëra pas tjetrës. Keni parë ndonjëherë rosën të ecë pas rikave? E pamundur. Është kundër natyrës. Sepse rosat janë inteligjente, ne më pak se ato.
Një prind është si një instruktor fluturimi: duhet të mësojë si të fluturojë. Nuk është një kujdestar që shpreson të mbajë fëmijën në shtëpi deri në moshën 60-vjeçare.
Ky është egoizëm, nuk ka lidhje me dashurinë.
Dashuria është: t’i shohësh fëmijët e tu duke fluturuar.
-Paolo Crepet
Psikoterapiste Italian
14/06/2025
❤️ Gjuha magjike e dashurise!
Sa herë kemi dëgjuar në fëmijëri shprehjen: “Një puthje dhe kalon dhimbja”?
Sot dimë që nuk është thjesht një shprehje e ëmbël, por një e vërtetë shkencore.
Neuroshkencëtarja Rebecca Saxe nga MIT ka bërë një zbulim të jashtëzakonshëm: duke përdorur rezonancën magnetike funksionale, ajo vëzhgoi aktivitetin e trurit të vajzës së saj ndërsa e puthte në ballë. Ky gjest i thjeshtë aktivizonte të njëjtat zona në tru si tek nëna, ashtu edhe tek fëmija duke krijuar një “pasqyrim emocional” të vërtetë.
Por nuk është vetëm çështje emocionesh. Kontakti fizik si puthjet, përkëdheljet dhe përqafimet ndihmon në uljen e stresit, nxit një rritje të shëndetshme dhe stimulon prodhimin e endorfinës dhe dopaminës, substanca që lehtësojnë dhimbjen dhe përmirësojnë mirëqenien.
Pra, ajo puthje që kur ishim të vegjël na dukej si magji, sot ka një shpjegim të qartë shkencor.
Është gjuha e dashurisë që shëron më mirë se çdo gjë tjetër. ❤️
01/05/2025
"Love and Work"
"To love and to work"
This is the famous answer that Sigmund Freud gave to a journalist who asked him: "What is health? ".
“To love and to work” are central aspects of life that bind individual and community, individual choices and collective policies.
It’s about a deep connection, calling everyone to the responsibility of creating the best possible conditions to “love and work”.
No work is possible without dignity, without respect and without fairness.
Happy May 1st!
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the business
Website
Address
Rruga Ibrahim Dinci, Godina Me Fasade Xhami, Kati III
Elbasan
3005
Opening Hours
| Monday | 16:00 - 19:00 |
| Tuesday | 16:00 - 19:00 |
| Wednesday | 16:00 - 19:00 |