Libra me Qera
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Libra me Qera, Book shop, Elbasan.
05/10/2022
ISMAIL KADARE- KUKULLA
Vetëm disa javë pas botimit dhe suksesit në Shqipëri të librit "Mëngjeset në Kafe Rostand", ku përfshihet romanit "Kukulla" , shtëpia botuese "Fayard" e Parisit e përktheu dhe e botoi veprën në frëngjisht, për publikun francez dhe ndërkombëtar.
Një lajm i tillë konfirmon faktin se letërsia shqipe bën pjesë tashmë me dinjitet në klubin europian të letrave. Kritiku më i njohur i Francës, Bernard Pivot, e ka përshëndetur veprën më 17 maj 2015, në "Le Journal du Dimanche" të Parisit: "Nëna ime? Më e ëmbla e nënave, më e dashura, më e mënçura, më e qeshura e më kurajozia".
Ky është rrëfimi i zakonshëm i shkrimtarëve kur kujtojnë fëmininë dhe rininë e tyre. Por ka përjashtime, veçanërisht nga Ismail Kadare, shkrimtari i madh shqiptar. Nëna e tij? Një kukull. E brishtë, e lehtë si një kukull letre". Kështu fillon teksti i studjuesit francez, që përfaqëson tonin pozitiv të jehonës së veprës në shtypin tjetër letrar.
Fq. 146
05/10/2022
ISMAIL KADARE- QORRFERMANI
"Qorrfermani", shkruar më 1984, u botua për herë të parë në përmbledhjen me tregime e novela "Ëndërr mashtruese", më 1991, kur autori, ndërkaq, kishte lënë Shqipërinë dhe kishte kërkuar strehim politik në Francë. Si vëllim më vete pa dritën në vitin 1999. Për të nuk është shkruar asnjë artikull. Thua se kemi të bëjmë me një fëmijë qorr, ndër shumë fëmijë të autorit. Si të thuash, me një roman qorr apo me një qorrroman (çka edhe si fjalëformim do të ishte i papranueshëm, se përmban tri "r" radhazi).
Kurse, në të vërtetë, për nga vlerat ai rri denjësisht bri krijimeve më të mira të këtij autori. Sado që titullohet "Qorrferman", sado që në faqet e tij flitet për të verbuar, romani hedh një shkëlqim që të verbon sytë. Ai ka shumë dritë brenda atij mikrokozmosi të errët që përshkruhet aty.
Pa u futur në histori e në politikë, në ideologji e në psikologji, të bësh temë krijimi "sytë", "dritën", "verbimin" do të thotë të prekësh një nga pjesët më të çmueshme të qenies njerëzore.Jo rastësisht në popull betimet më të besueshme lidhen me sytë: "Për sytë e ballit!", "Më plaçin sytë!", "Për këta sy që kam në ballë!" etj., ashtu si dhe mallkimet më të nëmura lidhen me sytë: "I zëntë sytë buka!", "Të plaçin sytë!" etj.
Fq. 106
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Website
Address
Elbasan