Elite Travel Group
Everlasting Experiences
✅ Elite Travel Group ishte prezente në "Konferencën Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional 2026", një platformë e rëndësishme dialogu për të ardhmen e aftësive, punësimit dhe zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.
📌 Konferenca u zhvillua nën temën:
“Aftësi 2030: Ndërtimi i një sistemi të qëndrueshëm të AFP-së drejt integrimit në BE”
Sot, mbi 17 mijë të rinj ndjekin arsimin profesional në Shqipëri, ndërsa 63% e të diplomuarve punësohen pas përfundimit të studimeve — një tregues i qartë se arsimi profesional po shndërrohet në një nga rrugët më të sigurta drejt punësimit, karrierës dhe profesioneve që kërkon tregu i punës.
Në panelin tematik “Future-Ready VET: A New Vision for Upper Secondary Vocational Education and Training”, Elvis Kotherja, drejtues i Elite Travel Group dhe njëkohësisht Kryetar i Bordit të Shkollës Profesionale Elbasan, ndau perspektivën e sektorit privat mbi sfidat e aftësive, mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe rolin që arsimi profesional luan në përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.
🎯 Paneli bëri bashkë përfaqësues të rëndësishëm nga institucionet publike, organizatat ndërkombëtare dhe sektori privat, ndër të cilët znj. Orjana Osmani nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, znj. Elira Kokona nga Albanian Investment Corporation, z. Igli Tafa nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, z. Murat Sahin nga UNICEF Albania dhe z. Randi Davis nga UNDP Albania.
Gjatë diskutimit, Elvisi advokoi edhe një herë për rëndësinë e arsimit profesional, formacionit cilësor, dinjitetit të punonjësit dhe përgatitjes së brezave të rinj për sfidat e reja globale.
ETG beson se zhvillimi i sektorit të turizmit dhe mikpritjes nis nga investimi në njerëz, aftësi dhe edukim profesional të qëndrueshëm.
Kjo përbën një element kryesor të qellimit për të kthyer Shqipërinë, në një destinacion turistik gjatë gjithë vitit.
Everlasting Experiences
🌍 www.etg.al
18/05/2026
✨ Një histori suksesi mes eksperiencës dhe brezit të ri.
Prej më shumë se 25 vitesh, Elvis Kotherja ka ndërtuar dhe zhvilluar biznesin familjar, Elite Travel Group, si një nga kompanitë lider në industrinë e turizmit në Shqipëri. Në këtë rrugëtim tashmë është përfshirë edhe vajza e tij, Rashela Kotherja.
Lexoni artikullin e plotë: https://etg.al/a-success-story-between-experience-and-the-new-generation-elvis-rashela-kotherja/
--------------
✨ A success story between experience and the next generation.
For more than 25 years, Elvis Kotherja has built and developed the family business, Elite Travel Group, into one of the leading companies in Albania’s tourism industry. Today, this journey also includes his daughter, Rashela Kotherja, as part of the company’s next generation.
Read the full article: https://etg.al/a-success-story-between-experience-and-the-new-generation-elvis-rashela-kotherja/
📑 Jemi duke punësuar! Bashkohuni me ekipin tonë si Travel Advisor
📍 Vendndodhja: Elbasan
📑Ky pozicion përfshin trajnim dhe punësim.
🔎 Dëshironi të bëheni pjesë e një kompanie që ofron pagë konkurruese, mundësi për zhvillim të karrierës dhe trajnime të vazhdueshme? Atëherë mundësia që po kërkoni është këtu! 🙌
🌍 Bashkohuni me një kompani lider në industrinë e turizmit!
▶️ Bashkohu me
📩 Apliko tani – linku në bio
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Website
Address
Rr. Kozma Naska, Nr: 33/6
Elbasan
3001
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 17:00 |
| Tuesday | 08:00 - 17:00 |
| Wednesday | 08:00 - 17:00 |
| Thursday | 08:00 - 17:00 |
| Friday | 08:00 - 17:00 |
| Saturday | 08:00 - 17:00 |