Elixir
Elixir – Rrezato nga brenda jashtë. Inspirim për bukuri natyrale & mirëqenie. Këtu bukuria nuk është një standard – është një ndjesi.
15/06/2023
Disa sekrete bukurie… 🥰
Femrat kalojnë shumë kohë për t’u dukur bukur, kryesisht duke përdorur grim por shpesh harrojnë të kujdesen për lëkurën e tyre.
Ne ju sjellim disa sekrete bukurie që do ju ndihmojnë në përditshmërinë tuaj:
1- Për të forcuar qerpikët tuaj, lyejini fillimisht me pudër dhe më pas me rimel dhe do t’i keni në gjendje të përsosur gjatë gjithë ditës.
2- Për të tharë flokët më shpejt, përdorni një bluze pambuku në vend të peshqirit. Vajzat që kanë kaçurrela t’i lënë pa krehur dhe në mëngjes do kenë format që dëshirojnë.
3- Për t’a bërë tonin e syve që të ketë vëmendje gjatë gjithë ditës, mjafton t’a lyeni fillimisht me laps të bardhë mat dhe më pas përdorni ngjyrën që dëshironi.
4- Për të hequr mustaqet në kushte shtëpie, provoni një maskë të thjeshtë me përzierjen e 1 luge gjelle me miell tërshëre, 2 lugë gjelle me lëng limoni, 2 lugë gjelle me mjaltë. Pas kësaj aplikojeni përzierjen në fytyrë, lëreni për 15 minuta dhe më pas pastrojeni me ujë të nxehtë. Mund t’a aplikoni disa herë në javë.
5- Për të larguar shenjat e kuqe pas depilimit, mjaftoni të përdorni një pambuk dhe një gotë qumësht, të cilën e aplikon në zonën e irrituar për disa minuta dhe lëkura juaj do jetë si më parë.
6- Nëse jeni lodhur nga buzët e çara në motin e ftohtë, mjafton një pustinë me çaj jeshil të lagur, vendoseni disa herë dhe do i keni më të lëmuara se kurrë.
7- Për karficat që ju bien shpesh, lyejini me llak flokësh dhe më pas përdorini dhe nuk do keni asnjë problem me to.
8- Për të pastruar më lehtë furçat, merrni një lidhëse flokësh të madhe që përdoret për topuz, lageni me ujë dhe lëvizni lehtë furcën që t’a keni të pastër.
😍
15/06/2023
Aloe Vera dhe limon, maska ideale për fytyrën dhe flokët tuaj 🍵🍋
Një përzierje e Aloe Vera-s me lëngun e limonit është një sukses i garantuar bukurie. Të dy ndihmojnë në eliminimin e njollave të errta të fytyrës, i j*pin asaj një shkëlqim të ri dhe çka është më e rëndësishmja, ulin ndjeshëm shfaqjen e rrudhave. Kjo përzierje ndihmon gjithashtu, edhe për të shëruar aknet e shfaqura në fytyrë.
Kur përdoren në flokë, këta dy përbërës pastrojnë dhe ushqejnë skalpin, eliminojnë zbokthin deri në masën 100 %, nxisin rritjen e flokëve dhe parandalojnë rënien.
Në këtë mënyrë, do të siguroni flokë të bukur e me shkëlqim. Është një recetë e thjeshtë, shumë e dobishme dhe mjaft komode për t’a praktikuar në shtëpi.
🥑 Si t’a përgatisni një maskë me Aloe Vera dhe lëng limoni?
Duhen 2 gjethe Aloe Vera dhe gjysma e një limoni.
1. Prisni dy gjethe të trasha Aloe Vera me një thikë të mprehtë.
2. Prisni edhe pjesën e dhëmbëzuar të gjetheve.
3. Prisni për së gjati gjethen e Aloe-s. Do të shihni xhelin e tejdukshëm brenda saj.
4. Vendoseni tulin prej xheli në një tas.
5. Shtrydhni lëngun e një gjysme limoni.
6. Hidheni në blender xhelin Aloe Vera dhe lëngun e limonit.
7. Përzijeni të gjithë masën përreth një minute.
8. Hidheni të gjithë përzierjen në një enë dhe filloni t’a përdorni.
😍
18/05/2023
6 Ngjyrat e Buzëkuqeve që çdo femër duhet të ketë 🥰💄
Pavarësisht trendëve të shpejta të ngjyrave, rregulli kryesor i përzgjedhjes së buzëkuqeve është gjetja e ngjyrave mikluese. Nëse doni të rrëzëlleni fytyrën tuaj, të zbusni pamjen apo të shtoni më shumë pamje dramatike, ngjyra e duhur e buzëkuqit do ju j*p tonalitetin e duhur për secilin rast. Këto gjashtë nuanca kanë ekzistuar, që kur buzëkuqet kanë zënë një vend permanent në çantën e femrave. Madje mbahen edhe sot. Vazhdoni të lexoni dhe shikoni nëse ju mungon ndonjë prej këtyre nuancave.
🌺 N**o - Përzgjidhni një ngjyrë më afër ngjyrës natyrale të buzës tuaj por dy tone më të errët. Kjo do i j*pë buzëve tuaja definim natyral dhe do e bëjë pamjen tuaj të plotë, pa rënë shumë në sy. Buzëkuqet n**o janë gjithashtu, opsione të mrekullueshme për të zbutur nuanca të qarta ose të thella buzëkuqesh.
🌺 E kuqe - Çdo femër duhet të ketë një buzëkuq në të kuqe klasike. Thjesht duhet të gjeni tonalitetin që i përshtatet lëkurës tuaj. A jeni me tonalitet të ftohtë apo të ngrohtë në lëkurë? Provoni disa dhe shikoni se me kë tonalitet dukeni dhe ndiheni më mirë.
🌺 Rozë e Çelët - Do doni t’a mbani këtë buzëkuq si një alternativë, ndaj të kuqes për efekt argëtimi. Përziejeni me një buzëkuq n**o për një rozë të lehtë, që do i j*pë sërish fytyrës tuaj një nuancë hijeshie.
🌺 Portokalli - Portokallia është jashtëzakonisht shik dhe e paparashikueshme - si dhe një nuancë e jashtëzakonshme për verën, kur nuanca e lëkurës tenton të bëhet pak në bronzë.
🌺 Koral - Për një pamje të bukur gjatë ditës, tentoni të përzgjidhni ngjyrën koral të theksuar ose të çelët, sipas tonalitetit të lëkurës tuaj. Ngjyrat koral janë shumë të bukura për pranverën dhe verën.
🌺 Vishnje - Për buzë të mbushura, provoni të aplikoni një tonalitet vishnje, ose për një efekt më dramatik, vijëzoni plotësisht dhe mbushni buzët tuaja me atë ngjyrë kryesisht gjatë vjeshtës. Sigurohuni të balanconi pjesën tjetër të fytyrës tuaj, me konturim dhe bronzer.
😍💋
11/05/2023
4 mënyra natyrale për buzë më të plota 🤗💋
🌺 Scrub
Të fërkoni buzët tuaja për të larguar qelizat e vdekura, jo vetëm që do t’i bëjë ato më të buta dhe të hidratuara, por do të ndihmojë edhe në qarkullimin e gjakut në buzët tuaja duke sjellë fryrjen e shumë kërkuar. Përpiquni të bëni scrub me sheqer dhe vaj ulliri, fërkoni buzët me të çdo mëngjes përpara se të vendosni tualetin. Gjithashtu, mund të bëni scrub të lehtë me furçën tuaj të dhëmbëve mbasi t’i lani dhëmbët.
🌺 Vijëzoni buzët
Gjeni një laps me ngjyrë neutrale, sa më të afërt me ngjyrën tuaj. Duke i vijëzuar buzët vetëm pak fare jashtë vijës së tyre natyrale, do të j*pi iluzionin se janë më të mëdha. Pastaj vendosni buzëkuqin tuaj të preferuar dhe jeni gati. Për t’i bërë të duken akoma më të fryra, vendosni laps më të errët në pjesën qëndrore të buzës së poshtme dhe highlight në harkun e sipërm.
🌺 Shkëlqyes dhe kanellë
Mbasi të vendosni laps dhe buzëkuq, vendosni shkëlqyes në mes të buzëve tuaja. Mos përdorni ngjyra të errëta pasi ato i bëjnë buzët të duken më të vogla. Qëndroni te ngjyrat n**e, rozë të lehtë dhe pjeshkë. Ju sugjerojmë të përdorni kanellë në shkëlqyesin tuaj për të vënë gjakun në qarkullim dhe për të fryrë buzët.
🌺 Stërvitje
Si të gjithë muskujt në trupin tuaj, buzët duhet të jenë të tonifikuara në mënyrë që të rriten e forcohen. Ju sugjerojmë të fërshëlleni 3-4 minuta në ditë, pasi në këtë mënyrë vini në punë të gjithë gojën dhe muskujt rreth saj. Ky ushtrim i tregon rezultatet mbas një muaji ose edhe më përpara – varet sa të dedikuar jeni.
😍💄
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Address
Elbasan