Levizja Rinore Egjyptiane & Rome

Levizja Rinore Egjyptiane & Rome

Share

Shoqata nuk do të ndjekë qëllime politike, është jo fitimprurëse dhe jo-qeveritare.

Photos from Levizja Rinore Egjyptiane & Rome's post 09/07/2026

🌞 Çdo ditë në kampin veror "Hapat e Sigurt" sjell përvoja të reja, buzëqeshje dhe mundësi për të mësuar!

Fëmijët po vazhdojnë të përfshihen me entuziazëm në një program të larmishëm aktivitetesh edukative, krijuese, sportive dhe argëtuese, të cilat i ndihmojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre, të punojnë në grup, të forcojnë vetëbesimin dhe të kalojnë një verë aktive në një mjedis të sigurt dhe gjithëpërfshirës. 🎨📚⚽

Përmes lojërave, punës në grup, aktiviteteve artistike dhe mësimit interaktiv, çdo ditë krijohen momente që nxisin kreativitetin, bashkëpunimin dhe dashurinë për të mësuar.

💙 Ne besojmë se çdo fëmijë meriton një hapësirë ku të ndihet i vlerësuar, të shprehë potencialin e tij dhe të ndërtojë kujtime të bukura që do ta shoqërojnë edhe pas përfundimit të kampit.

Fondacioni Albanian Besa Capital

Photos from Levizja Rinore Egjyptiane & Rome's post 30/06/2026

📚 Çdo hap drejt arsimit është një hap drejt një të ardhmeje më të mirë!

Në kuadër të zbatimit të projektit "Hapat e Sigurt – Program Veror për Përmirësimin e Statusit Social-Ekonomik të Fëmijëve në Nevojë në Bashkinë Elbasan", Levizja Rinore Egjiptiane dhe Rome (LRER) zhvilloi takime koordinuese me drejtorinë dhe mësuesit e Shkollës "Abdyl Paralloi", si dhe me prindërit e fëmijëve që do të jenë pjesë e kampit veror.

Gjatë takimeve u diskutua mbi rëndësinë e kësaj nisme për zhvillimin arsimor dhe social të fëmijëve, u prezantua programi i kampit, u ndanë rregullat e funksionimit dhe u theksuan përfitimet që aktivitetet edukative dhe psiko-sociale do t'u ofrojnë fëmijëve dhe familjeve të tyre.

Bashkëpunimi i ngushtë me shkollën dhe prindërit është një element kyç për krijimin e një mjedisi mbështetës, që i ndihmon fëmijët të zhvillojnë aftësitë e tyre, të rrisin motivimin për të vazhduar shkollimin dhe të ndërtojnë një të ardhme me më shumë mundësi.

🙏 Një falënderim i veçantë shkon për Drejtorinë dhe stafin pedagogjik të Shkollës "Abdyl Paralloi" për bashkëpunimin, mbështetjen dhe angazhimin e tyre në lehtësimin e procesit të organizimit dhe zbatimit të këtij programi veror. Besojmë se vetëm përmes një partneriteti të ngushtë mes shkollës, familjes dhe komunitetit mund të krijojmë mundësi më të mira për fëmijët tanë.

🤝 Projekti zbatohet nga Levizja Rinore Egjiptiane dhe Rome (LRER) me mbështetjen e Fondacioni Albanian Besa Capital.

23/06/2026

🗓️ Nesër, më 24 qershor, ⏰ora 11:00, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) do të shfaqë në “Auditor” një ekspozitë që shpalos trashëgiminë historike, kulturore dhe dokumentare të komunitetit egjiptian në Shqipëri.

Në kuadër të këtij aktiviteti, që zhvillohet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Egjiptianëve të Ballkanit dhe Javës Kulturore të Minoritetit Egjiptian, DPA-ja do të organizojë edhe një panel diskutimi me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të Avokatit të Popullit, si edhe të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Po ashtu, në këtë aktivitet do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të pakicës egjiptiane, deputeti i Parlamentit të Kosovës, z. Veton Berisha dhe historiani Z. Rubin Zemon.

Në ekspozitën me dokumente origjinale të Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH) do të pasqyrohet historiku, traditat dhe problematikat e integrimit në shoqërinë shqiptare të komunitetit egjiptian.

Want your organization to be the top-listed Non Profit Organization in Elbasan?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Address


Lagja Qemal Stafa, Përballë Ish Poliklinikës Dentare
Elbasan
3001