Forumi i Gruas Elbasan

Forumi i Gruas Elbasan

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Forumi i Gruas Elbasan, Non-Governmental Organization (NGO), Lagja "Luigj Gurakuqi", Rruga "Qemal Stafa", Pallati 70, Hyrja 2, Apt 3, Elbasan.

Strehza e Emergjences, Dhoksa Gjoka, Forumi i Gruas Elbasan 15/04/2026

Nga Emergjenca drejt Fuqizimit – Si funksionon Rrjeti i Mbrojtjes?

Dhuna nuk mund të luftohet e vetme. Ajo kërkon një përgjigje të koordinuar, profesionale dhe të menjëhershme. 🤝

Në këtë episod të radhës në podcast-in tonë, ne zbulojmë rrugëtimin e mbështetjes për çdo grua që thonë "mjaft". Nuk bëhet fjalë vetëm për një bisedë, por për një proces të mirëfilltë ndërmjetësimi dhe referimi që garanton siguri afatgjatë.

Çfarë do të dëgjoni në këtë episod?
• 🛡️ Strehimi Emergjent: Si sigurohet mbrojtja e menjëhershme (1-15 ditë) për nënat dhe fëmijët e tyre.
• ⚖️ Paketa e Shërbimeve: Rëndësia e mbështetjes psikologjike, sociale dhe ndihmës ligjore falas.
• 🔗 Mekanizmi i Referimit: Si ne ndërmjetësojmë me institucionet anëtare të Mekanizmit të Koordinimit (Bashkia, Policia, Shërbimi Social, Shëndetësia, Arsimi, OJF) për të siguruar që asnjë rast të mos mbetet në harresë.
• 📍 Referimi në Territor: Si bëhet kalimi i suksesshëm nga shërbimi i emergjencës drejt shërbimeve afatgjata në komunitet. ⬇️

Strehza e Emergjences, Dhoksa Gjoka, Forumi i Gruas Elbasan Mbeshetja e grave te mbijetuara nga dhuna ne familje gjate procesit te marrjes se Urdhrit te Mbrojtjes.

Strehza e Emergjences, Edisnajda Hanoli, Forumi i Gruas Elbasan 15/04/2026

🛡️ Siguri e menjëhershme për çdo grua dhe fëmijë

Dhunë në familje? Ka një vend të sigurt ku mund të drejtohesh TANI.

Në podcast-in e sotëm shpjegojmë shërbimin e Strehëzës së Emergjencës:
• Kush mund të strehohet? Të mbijetuarat e dhunës në familje dhe me bazë gjinore bashkë me fëmijët e tyre.
• Për sa kohë? Nga 1 deri në 15 ditë (faza kritike e sigurisë).
• Çfarë ofrohet? Mbrojtje, ushqim, kujdes shëndetësor dhe mbështetje psiko-sociale.
Mos e humbisni këtë episod informues! ⬇️🔗

Strehza e Emergjences, Edisnajda Hanoli, Forumi i Gruas Elbasan Mbeshtetja e grave te mbijetuara nga dhuna ne familje gjate qendrimit te tyre ne strehzen e emergjences.

Dhuna edhe Shendeti Mendor, Mirela Gjoni - Psikologe, Forumi i Gruas Elbasan 30/03/2026

📌 PODCASTI
“Dhuna që nuk duket: plagët e heshtura në mendjen e grave dhe fëmijëve”

📌 Dhuna nuk është gjithmonë e dukshme; ajo shpesh vepron si një hije e heshtur që depërton në jetën e grave dhe fëmijëve pa lënë gjurmë fizike, por duke gdhendur plagë të thella në mendje. Një fjalë e rëndë, një kontroll i vazhdueshëm apo një heshtje që mbyt, mund të jenë po aq shkatërruese sa çdo akt fizik. Si uji që gërryen gurin pikë pas pike, dhuna emocionale dhe psikologjike shkatërron vetëvlerësimin, mbjell frikë dhe e bën njeriun të humbasë lidhjen me veten dhe realitetin.

📌 Tek gratë, kjo përkthehet në ankth të vazhdueshëm, ndjenjë pavlefshmërie dhe izolim, sikur jetojnë brenda një stuhie që nuk pushon kurrë. Ndërsa tek fëmijët, edhe kur nuk janë viktima direkte, dhuna përjetohet si një tërmet i brendshëm që trondit sigurinë dhe zhvillimin e tyre emocional. Ata mësojnë nga ajo që shohin: frikën e marrin si normalitet dhe dhunën si mënyrë komunikimi, duke rrezikuar ta përsërisin atë në të ardhmen.

📌 Megjithatë, edhe plagët më të thella mund të shërohen. Shpresa fillon në momentin kur heshtja thyhet dhe dikush zgjedh të kërkojë ndihmë. Dhuna nuk është dashuri dhe nuk duhet të pranohet si e tillë. Çdo grua dhe çdo fëmijë meriton të jetojë në siguri, dinjitet dhe paqe — dhe çdo histori, sado e dhimbshme, mund të marrë një drejtim të ri kur gjejmë guximin për të folur.
Psikologe - Mirela Gjoni

Dhuna edhe Shendeti Mendor, Mirela Gjoni - Psikologe, Forumi i Gruas Elbasan Dhuna ne familje dhe pasojat ne shendetin mendor.

Photos from Forumi i Gruas Elbasan's post 08/03/2026

📍 Sot, në kuadër të 8 Marsit, u bashkuam me qytetarë, gra, vajza dhe të rinj për të ngritur zërin kundër dhunës dhe për të rritur ndërgjegjësimin për të drejtat e grave.

📌 8 Marsi nuk është vetëm festë – është reflektim, solidaritet dhe thirrje për ndryshim.

Gjatë aktivitetit, Forumi i Gruas Elbasan shpërndau materiale informuese dhe bisedoi me qytetarët për një realitet që nuk mund të injorohet: shumë gra ende përballen me dhunë dhe padrejtësi brenda familjes dhe shoqërisë dh baazia gjinore eahte akoma larg.

Ky takim në shesh ishte një mesazh i qartë:
❌ JO dhunës ndaj grave dhe vajzave
❌ JO dhunës ne familje
✅ PO një shoqërie me respekt, barazi dhe dinjitet për të gjithë

Faleminderit çdo qytetari që u ndal, dëgjoi dhe u bë pjesë e këtij mesazhi. Ndryshimi fillon kur flasim, kur reagojmë dhe kur qëndrojmë bashkë.

Want your organization to be the top-listed Non Profit Organization in Elbasan?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Telephone

Address


Lagja "Luigj Gurakuqi", Rruga "Qemal Stafa", Pallati 70, Hyrja 2, Apt 3
Elbasan
3001