Albanon

Albanon

Share

Reviste e përtremuajshme kulturore
Botimi i pare i saj nisi ne mars 2018 me shkrime nga fusha të n

Hyr 23/11/2020

Relacion mbi inspektimin në Shqipëri
Relacion mbi inspektimin e bërë me urdhër të Ministrisë së Arsimit në Krujë, Rubig, Balldren, Kakarriq, Shkodër, Elbasan, Korçë, Voskopojë, Mborje, Boboshticë,Vithkuq.
18 prill 1940
Arkivi Bettini, Shkrime të pabotuara, 102 (klasa 5/140) Tekst i shkruajtur, 16 fletë
I redaktuar, firmosur dhe datuar Datimi 18 prill 1940..........................https://albanica.al/albanon/article/view/134

Perkthyer dhe përgatitur nga Silva Belegu. Albanon nr 3 , korrik-shtator 2018.

Hyr Zhvillimet në fushën e internetit dhe të mediave online kanë krijuar mundësi të reja për një akses gjithnjë e më të gjerë të studjuesve, pedagogëve, studentëve dhe  publikut të gjerë në produktet e punës akademike dhe shkencore. Platforma Albanica vjen përpara jush pikërisht me...

Hyr 23/11/2020

Ura e Haxhi Beqarit

Ura, një kalim i rëndësishëm gjatë kohërave, kishte tre harqe të mëdhenj me përmasa pothuajse të njëjta, të përbërë (duhet theksuar kjo) nga dy rreshta gurësh, me tiranda metalike të shtrënguara me kunja në rreshtin e poshtëm. Kishte gjithashtu shumë kamare, jo vetëm në këmbët e mesme, por edhe në shpatullat anësore, në afërsi të brigjeve. Këto detaje, natyrisht, kemi mundësinë t’i përshkruajmë sot me saktësi falë fotografive të vjetra ku ura duket e shkatërruar, por me disa pjesë ende të parrënuara (një hark i saj ruhet i plotë). Dallojmë kështu, të paktën në shpatullën e djathtë (tjetra nuk ekziston), tri kamare me forma të ndryshme: një të zakonshme, domethënë drejtkëndëshe me kurorëzim gjysmërrethor dhe dy në formë çerek rrethi. Së fundmi, i gjerë, por pa parapete mbrojtës (dikur kishte) paraqitet korridori i kalimit, i cili ka shumë të ngjarë të ishte anormal, me ngritje dhe zbritje. Ështe më se e qartë që ajo ishte një urë e madhe dhe impresionuese...................https://albanica.al/albanon/article/view/168

Shkrim nga studiuesi i urave Σπύρος Μαντάς (Spiros Mantas) ne revisten Albanon, 2019, nr 2, prill-qershor, fq 70.

Hyr Zhvillimet në fushën e internetit dhe të mediave online kanë krijuar mundësi të reja për një akses gjithnjë e më të gjerë të studjuesve, pedagogëve, studentëve dhe  publikut të gjerë në produktet e punës akademike dhe shkencore. Platforma Albanica vjen përpara jush pikërisht me...

Hyr 28/10/2020

Sanxhaku i Dukagjinit dhe dy regjistrimet e viteve 1571 dhe 1591 (pjesa e parë)

(Lezha, Debri, Spasi, Puka, Iballa, Fanti i Madh dhe i Vogël, Mirdita, Zadrima dhe Rragami)
_________________________________

Sanxhaku i Dukagjinit ishte një ndër sanxhaqet që formonin vilajetin e Rumelisë gjatë periudhës së sundimit klasik osman. Rumelija ishte një nga dy nënndarjet e mëdha administrative të Perandorisë Osmane, që bashkë me Vilajetin e Anadollit lindën dhe u zhdukën së bashku me Perandorinë (në periudha të caktuara të historisë osmane ka pasur edhe nëndarje të tjera të mëdha siç qe ajo e Hixhazit dhe e Afrikës Veriore që qenë më jetëshkurtra). Në lidhje me themelimin e sanxhakut të Dukagjinit janë përcaktuar nga historianët dhe studiuesit data të ndryshme, në varësi të dokumentacioneve historike që ata kanë pasur në dispozicion. Gjithashtu nuk mund të anashkalohet mundësia që sanxhaku të ketë ekzistuar në periudha të ndryshme, mes të cilave edhe nëse de jure ka ekzistuar, de facto pushteti osman nuk ka ekzistuar. Duke pasur parasysh këtë fakt mund të themi se data e dokumentuar e themelimit të parë të Sanxhakut të Dukagjinit është viti 1436.(1) Kjo datë e dokumentuar na lejon të krijojmë hipotezën se Sanxhaku i Dukagjinit së bashku me pjesën tjetër të Sanxhakut Arvanid duhet të jetë krijuar gjatë sundimit të sulltan Mehmetit I, pas viteve 1415. Me shumë gjasa treva e Dukagjinit, më saktë një pjesë e saj u përfshi në mosbindjen e përgjithshme që filloi me kryengritjen e Skënderbeut pas vitit 1444. Mjafton të kujtojmë se regjistruesit e regjistrit të Sanxhakut të Dukagjinit kazanë e Spasit, Pukës dhe Iballës i kanë regjistruar edhe me emrat Pulti i Lekës, ndërsa në një rast e kanë regjistruar në formën Pulti i Lekë Zaharisë.

Artikulli i plotë mund të lexohet në linkun ..................https://albanica.al/albanon/article/view/137

Nga Ermal Nurja

Hyr Zhvillimet në fushën e internetit dhe të mediave online kanë krijuar mundësi të reja për një akses gjithnjë e më të gjerë të studjuesve, pedagogëve, studentëve dhe  publikut të gjerë në produktet e punës akademike dhe shkencore. Platforma Albanica vjen përpara jush pikërisht me...

25/10/2020

Si një udhëtim drite drejt së panjohurës
___________________________________

Vepra “Përtej Harrimit” e Ermira Xhomaqit, mbetet një studim tejet shkencor, një punim që fare mirë mund të kishte qenë një temë e spikatur doktorature. Edhe për këtë fakt, ajo meriton të lexohet, të kuptohet, të përhapet dhe të merret si model për të tjera vepra. Leximi i këtij libri i ngjan aq shumë një udhëtimi drejt së panjohurës… ku një shpirt Kolombi ecën me guxim të çmendur drejt botëve të zhytura në harresë, me mesazhin e madh të dritës...Është me vend të citohen këto vargje të gjetura në dorëshkrimet e Ramit, e që vijnë nga skëterra e birucave të Burrelit. Është me vend të citohen këto vargje të gjetura në dorëshkrimet e Ramit, e që vijnë nga skëterra e birucave të Burrelit.

Qysh? Asnjë s’do të mbesë historinë të vajtojë? Të martirëve të copëtuar?

Binjakëve, grave të ve, kujtimin t’u rehatojë? Nga xhelatët e mallkuar?

Shkrim nga Jozef Radi, në Albanon nr 1, 2019.

Artikulli i plotë mund të lexohet në linkun ............ https://doi.org/10.54273/ra.v2i1.145

18/10/2020

Një shekull e një dekadë, duket një kohë e gjatë, por që sot sjell pikërisht në vëmendjen tonë, kushtet dhe rrethanat historike, kur në Elbasan u bënë bashkë patriotë e intelektualë1 dhe arritën që vendimet e Kongresit të Elbasanit të mos mbeteshin thjesht të shkruara në letër, por të përmbushnin një mision të shenjtë, hapjen e së parës Shkollë Normale. Ata patriotë e intelektualë elbasanas, duke qenë të ndërgjegjshëm për pengesat e vështirësitë tepër të mëdha, morën përsipër që Normalja të hapej në Elbasan. Kërkesat për mësues të gjuhës shqipe vijonin të ishin të mëdha në vitet 1908 – 1909. Që në qershor të vitit 1909 Simon Shuteriqi, nën pseudonimin “Ura e Shkumbinit”, shkruante se: “… mësimore duam të çelim, po mjerisht mësonjës të zotët të marrin përsipër këtë punë të lartë, mësonjës që të munt të mësojnë me systemë gjuhën tonë, dhe ta dijnë këtë mbë një shkallë të mjaftë, përgjithësisht të thomi na mungojnë”2. Ishte Kongresi i Elbasanit në të cilin u vendos që një javë pas mbylljes së punimeve të tij, më 14 shtator 1909 të hapej në Elbasan Shkolla Normale ose siç u quajt në dokument “Mësonjëtorja e mësonjësve”.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në linkun.......... https://doi.org/10.54273/ra.v2i4.16

(Nga Prof. Dr. Majlinda Peza)

Want your business to be the top-listed Media Company in Elbasan?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Address


Bulevardi Aqif Pasha
Elbasan

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 08:00 - 16:00