United Rights Foundation - URF

United Rights Foundation - URF

Share

United Rights Foundation promotes a free, fair, equal society, protecting human, environmental, and animal rights

07/07/2026

🧸 Nisma “Dhuro një Lodër” u përmbyll me sukses!

Në kuadër të bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm me Shtëpinë e Foshnjës “Hannah & Rozafa”, dorëzuam lodrat e dhuruara falë mbështetjes suaj.

Fëmijët i pritën me shumë gëzim, ndërsa ne ju falënderojmë për çdo kontribut dhe për pjesëmarrjen në këtë nismë.

Së bashku vazhdojmë të sjellim më shumë buzëqeshje. ❤️🧸

01/07/2026

🏐 Një pasdite plot energji, bashkëpunim dhe momente të bukura!

Në bashkëpunim me APR - Bashkia Tiranë, u mblodhëm te Liqeni Artificial për një ndeshje volejbolli që solli njerëzit së bashku përmes sportit, argëtimit dhe frymës së ekipit.

Faleminderit të gjithëve që u bënë pjesë e kësaj atmosfere fantastike. Mezi presim të shihemi në aktivitetet e radhës! 💛✨

Photos from United Rights Foundation - URF's post 30/06/2026

Temperaturat e larta kërkojnë kujdes të shtuar.🌡️

Vapa ekstreme mund të ndikojë në shëndetin e kujtdo, por veçanërisht të të moshuarve, fëmijëve, personave me sëmundje kronike dhe atyre që punojnë ose qëndrojnë për periudha të gjata në ambiente të hapura.

Për t’u mbrojtur:
• Pini ujë rregullisht, edhe nëse nuk ndjeni etje.
• Shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta (11:00–17:00).
• Vishni rroba të lehta dhe me ngjyra të çelëta.
• Qëndroni në ambiente të freskëta dhe të ajrosura.
• Kujdesuni edhe për familjarët, fqinjët dhe personat vulnerabël.

Një veprim i vogël mund të bëjë një ndryshim të madh. Të kujdesemi për veten dhe për njëri-tjetrin. 💛

29/06/2026

UNITED TALK: A lexojnë të rinjtë poezi?

Në episodin e pestë të “United Talk”, së bashku me Elisa Kocaqin kemi të ftuar Kristi Prifti, student dhe artist, i cili ndan me ne pasionin e tij për interpretimin, letërsinë dhe krijimin e poezisë. ✨

Në një kohë kur gjithçka lëviz me ritme të shpejta, është frymëzuese të shohësh të rinj që gjejnë kohë jo vetëm për të interpretuar, por edhe për të shkruar, krijuar dhe mbajtur gjallë artin. 💛

Së bashku bisedojmë mbi marrëdhënien e të rinjve me poezinë: A lexohet ende? Si ndikon poezia në mënyrën se si shprehim emocionet? Një episod që fton të gjithë të reflektojnë mbi vlerën e artit dhe fuqinë e fjalës së shkruar.

Ndiqni podcastin e plotë në YouTube: United Rights Foundation.



Ky podcast realizohet nga United Rights Foundation (URF) si një platformë e hapur për diskutime, ide dhe këndvështrime mbi tema të ndryshme që prekin të rinjtë dhe komunitetin.

Përmbajtja e këtij podcasti nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimin zyrtar të United Rights Foundation, por përfaqëson mendimet dhe opinionet personale të të ftuarve dhe pjesëmarrësve

27/06/2026

URF me Venezuelën. 🇻🇪💛

Në solidaritet me të gjithë të prekurit nga tërmeti, duke përcjellë mbështetje dhe shpresë për forcë dhe rimëkëmbje në këtë periudhë të vështirë.

26/06/2026

Një mbrëmje e mbushur me sport, energji pozitive dhe frymë komunitare! ⚽✨

World Cup Watch Party, i organizuar nga URF në bashkëpunim me APR - Bashkia Tiranë , mblodhi së bashku qytetarë të shumtë për të ndjekur ndeshjen Ekuador – Gjermani në një atmosferë miqësore dhe argëtuese.

Pjesëmarrësit jo vetëm që shijuan emocionet e ndeshjes, por u bënë pjesë edhe e shorteut për rezultatin e saktë, ku tre fitues morën dhurata simbolike nga URF. 🎁

Një falënderim i veçantë shkon për moderatorin sportiv Gerti Çarçani për praninë dhe kontributin e tij në këtë aktivitet.

Faleminderit të gjithëve që u bëtë pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë. Momente si këto na tregojnë se sporti ka fuqinë të bashkojë njerëzit dhe të krijojë komunitete më të forta. 💛

24/06/2026

🧸 Një lodër e vogël, një buzëqeshje e madhe.

Bëhuni pjesë e nismës “Dhuro një Lodër” dhe sillni gëzim për fëmijët jetimë. 💛

📍 Lodrat mund t’i dorëzoni pranë zyrave të URF:
Rruga Dora D’Istria, Nd.16, H.3, K.1, Tiranë, afër Liqenit Artificial.
Nga e Hëna në të Premte: 10:00-16:00.

Për më shumë informacion kontaktoni në numrin:
+355 69 330 8841

23/06/2026

URF në bashkëpunim me ju ftojnë të merrni pjesë në World Cup Watch Party, një aktivitet komunitar që synon të bashkojë qytetarët përmes sportit!✨

Ejani të ndjekim së bashku ndeshjen Ekuador vs. Gjermani, të shijojmë atmosferën e Botërorit dhe të kalojmë një mbrëmje të këndshme në një ambient miqësor dhe argëtues.

PIJE & POPCORN FREE!

📍 Afër Fushave të Tenisit, Liqeni Artificial
📅 25 Qershor
⏰ Ora 22:00

Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë. Ju mirëpresim!

📩 Konfirmoni pjesëmarrjen në DM ose WhatsApp: +355 69 330 8841
15 m

18/06/2026

UNITED TALK: Sipërmarrja – Nga Ideja tek Suksesi!

Në episodin e katërt të “United Talk”, së bashku me Elisa Kocaqin kemi të ftuar Gledi Spahiun, administrator i Niche Boutique Hotel, për një bisedë të hapur mbi sipërmarrjen, sfidat dhe rrugëtimin drejt suksesit. ✨

Nga hapat e parë të një ideje, vështirësitë e ndërtimit të një biznesi, menaxhimi i sfidave të përditshme, deri tek mësimet e vlefshme që vijnë nga eksperienca – një episod frymëzues për të rinjtë, sipërmarrësit dhe këdo që dëshiron të kthejë një ide në realitet.💛

Ndiqni podcastin e plotë në YouTube: United Rights Foundation.

______
Ky podcast realizohet nga United Rights Foundation (URF) si një platformë e hapur për diskutime, ide dhe këndvështrime mbi tema të ndryshme që prekin të rinjtë dhe komunitetin.
Përmbajtja e këtij podcasti nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimin zyrtar të United Rights Foundation, por përfaqëson mendimet dhe opinionet personale të të ftuarve dhe pjesëmarrësve.

Photos from United Rights Foundation - URF's post 15/06/2026

United Rights Foundation (URF) në Shkodër!💛

Identifikimi dhe vlerësimi i nevojave të komunitetit të Shkodrës, në kuadër të projektit KonVer, ishte ndalesa e radhës për ekspertët e URF-së, me qëllim ndërhyrje sa më efikase në të ardhmen për grupet vulnerabël.

URF më afër komunitetit dhe në përgjigje të nevojave të tij, me KonVer!✨💛

Want your organization to be the top-listed Non Profit Organization in Kavajë?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Address


Kavajë