2plusdy

2plusdy

Share

Për dijen, për komunitetin!

25/02/2023

Kursi i kimisë në 2plusdy rifillon këtë javë me zgjidhje të mirëmenduara për vështirësitë më të shpeshta që nxënësit hasin gjatë përgatitjes së tyre të përditshme.

Duke filluar nga ‘Alfabeti’ - konceptet themelore - për të vazhduar me situatat më të vështira që me punën tonë të përbashkët shpresojmë që të bëhen të qarta dhe të lehta për secilin prej jush.

Për dijen, për komunitetin!

09/01/2023

Kursi i Biologjisë tashmë filloi!
Në këtë video të shkurtër, Markli shpjegon strukturën e kapitullit të molekulave biologjike dhe rëndësinë e këtij kapitulli dhe në temat që vijojnë. Për të ndjekur videoleksionet klikoni në linkun në bio.
Mos harroni të bëni like, subscribe dhe tê shihni videot 1080p për një cilësi sa më të lartë!📚

05/12/2022

Naim Frashëri - poeti, mendimtari dhe mësuesi i kombit.

Muhamed Ikbal thotë se ‘kombet lindin në zemrat e poetëve…’ e padyshim kombi ynë ka lindur në zemrën e Naimit. Veprat e tij të shumta si: ‘Bagëtija e Bujqësija’, ‘Ëndërrime’, ‘Lulet e Verësë’, ‘Dashuria’, ‘Qerbelaja’, ‘Mësimet’, ‘Histori e Skënderbeut’ etjera, shënojnë një pikë nga ku kalojnë gjithë poetët, mendimtarët e atdhetarët që jetuan me të dhe pas tij, është e pamundur ti shpëtosh influencës së tij.

Disa vargje nga Lasgush Poradeci për Naimin, që ishte ‘ylli i tij udhërrëfyes’:

Kjo 'shtë këng' e shentëruar e kuvendit t'ënd lotak!
Ambrozi q'u shtryth nga zembra dh' u përzje me vaj' e gjak.
E kjo fjal' e perëndishme, ky kanisk pa shëmbëllim,
Këjo valle diamandësh na-u pat lënë trashëgim.
Po kaq fort-i pru shkëndijat rez' e ndriçm' e ti ndaj neve,
Sa, të mundur nga çkëlqimi, humbmë fillin e ideve,
Nga çudija patnë humbur dlirtësin' e syrit vet
E na ngjau se zuri perde dh'u verbos e mbeti i shkret.

30/11/2022

Syt’ e tu, vetëtimtarët, i mbulon pluhur i zi.
Syt’ e tu vetëtimtarët ndezin yj mi vala detesh.
Me vështrim të perënduar, kaq hirplotë ti më mbetesh
Si t’i fsheh qipall’ e rëndë të paçmuarat stoli.

© Lasgush Poradeci.



24/11/2022

Nëse kam parë më tutje, e kam bërë se kam qëndruar mbi shpatullat e gjigandëve.

© Isak Njuton.

👨‍🎓👩‍🎓👨‍🏫📚

Want your school to be the top-listed School/college in Pogradec?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Address


Pogradec