Duart e Arta

Duart e Arta

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Duart e Arta, Restaurant, Prane Shesh*t Ollga, Pogradec.

Photos from Duart e Arta's post 02/08/2024

Gender, Paqe e Siguri - Shoqata e Grave me Probleme Sociale, vijon ofrimin e mbështetjes përmes projektit Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave nëpërmjet punëve të dorës” i mbështetur nga Fondacija Cure/CURE Foundation, me fonde të Global Fund for Women. Promovimi i punëve të bëra nga gratë dhe vajzat është një nga synimet tona kryesore.
Këtu mund të gjeni disa nga punimet e Algertës: bags_handmade_gerta https://www.instagram.com/bags_handmade_gerta/

Photos from Duart e Arta's post 15/07/2024

U zhvillua ditën e djeshme në Voskopojë “Panairi i punëve me dorë dhe kulinarisë”, në të cilin gra dhe vajza duartarta të zonës së Tushemishtit, Voskopojës dhe Durrësit, patën mundësinë që të promovonin dhe shisnin punimet e tyre të punuara me shumë profesionalizëm dhe dashuri.
Turistë të shumtë dhe anëtarë të komunitetit patën mundësinë që, nën tingujt e muzikës, të shijonin gatimet tradicionale dhe blinin produktet tradicionale.
Aktiviteti u ndoq me interes edhe nga kryetari i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, kryetari i Bashkisë Korçë, kryetari i Njësisë Adiministrative Voskopojë dhe përfaqësues të Këshillit Bashkiak Durrës.
E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe sopranoja shqiptare me famë botërore znj. Inva Mula, “Nderi i kombit”.
Certifikata u ndanë në fund të aktivitetit për pjesëmarrjen dhe kontributin e grave dhe vajzave artizane.
Panairi i shërbeu mundësisë së rigjallërimit dhe promovimit të punëve të dorës dhe atyre tradicionale, si dhe fuqizimit ekonomik të grave dhe vajzave.
Ky aktivitet u organizua nga Gender, Paqe e Siguri - Shoqata e Grave me Probleme Sociale, me mbështetjen e Bashkia Korçë, në kuadër të projektit “Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave përmes punës së dorës”, i mbështetur nga Cure/CURE Foundation, me fonde të Global Fund for Women .

14/05/2024

Shoqata "Gender, Paqe e Siguri, ka vijuar me takimet në kuadër të projektit "Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave nëpërmjet punës së dorës".
Gjatë takimeve me përfaqësues të bashkisë Korçë, administratoren shoqërore në Voskopojë dhe gratë e vajzat artizane te zonës, diskutuam lidhur me përgatitjet për panairin që do të organizojmë në Voskopojë më datë 14 Korrik 2024.
Gra dhe vajza artizane nga Korça, Voskopoja, Tushemishti, Pogradeci e Durrësi, do të bëhen bashkë në këtë event për të promovuar punët e tyre. Do të jetë një event që do t’i shërbejë më së miri promovimit të trashëgimisë kulturore, produkteve artizanale, si dhe rritjes së mundësive sociale dhe ekonomike të grave e vajzave të këtyre zonave.

Ky projekt po zbatohet nga Gender, Paqe e Siguri - Shoqata e Grave me Probleme Sociale, me mbështetjen e Fund for Women dhe Fondacija Cure/CURE Foundation.

Want your restaurant to be the top-listed Restaurant in Pogradec?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Telephone

Website

Address


Prane Shesh*t Ollga
Pogradec
7304