Magjia e Librave

Magjia e Librave

Share

Përmirëso veten duke lexuar ��

05/05/2026

Do të parapëlqenit të dinit të vërtetën, që ju thotë se për ju s’ka shpresë, apo të vazhdonit të besonit gënjeshtrat❓

✨Autorja bestseller Colleen Hoover rrëfen historinë magjepsëse të dy të rinjve me të kaluar të dhimbshme, që nisin një udhëtim pasionant dhe intrigues për të zbuluar kuptimin e jetës, dashurisë, besimit dhe, mbi të gjitha, fuqinë shëruese që vetëm e vërteta mund ta sjellë.

•Sky, një nxënëse në vitin e fundit të shkollës së mesme, njihet me Dean Holder-in, një djalë me një reputacion të keq që rivalizon të sajin. Që nga takimi i tyre i parë, ai e tmerron dhe e pushton. Ka diçka tek ai që ndez kujtimet e së kaluarës së saj thellësisht të trazuar, të një periudhe kohore që ajo është përpjekur shumë për t’a varrosur.

•Megjithëse Sky është e vendosur për të qëndruar larg tij, ndjekja e palëkundur dhe buzëqeshja e tij enigmatike prishin mburojat e saj dhe intensiteti i lidhjes mes tyre rritet. Por Holderi misterioz ka kohë që mban sekrete gjithashtu dhe sapo ato zbulohen, Sky ndryshon përgjithmonë dhe aftësia e saj për të besuar mund të jetë viktimë e së vërtetës.

•Vetëm duke përballuar me guxim zbulimet e zymta, Sky dhe Holder shpresojnë të shërojnë plagët e tyre emocionale dhe të gjejnë një mënyrë për të jetuar dhe dashur pa kufij.

📖 “ S’ka shpresë” është një roman që do t’ju lërë pafrymë, të magjepsur, dhe duke kujtuar vetë dashurinë tuaj të parë.

19/03/2026

❌GJASHTË ADOLESHENTË TË VRARË. NJË I DYSHUAR PAS HEKURAVE. NJË BABA I DËSHPËRUAR.

Psikiatrja Guen Mur është eksperte për vrasësit. Ajo ka kaluar një dekadë duke trajtuar grabitqarët më të shthurur të Kalifornisë dhe duke zbërthyer arsyet e tyre; grabitqarë si vrasësi serial famëkeq Zemra e Gjakosur. Viktima e tij e fundit, një adoleshent që arriti të arratisej, identifikoi si robëruesin e tij mësuesin e shkollës së mesme, Rendëll Tompsonin. Për Guenin dhe për mediet çështja kundër tij është e vulosur dhe e mbyllur, derisa një zhvillim i fundit ndryshon gjithçka...

Avokati mbrojtës Robert Kevin është babai ende i traumatizuar i një prej viktimave të vrasësit Zemra e Gjakosur. I bindur për pafajësinë e Tompsonit, ai ofrohet që ta përfaqësojë atë. Kështu, Roberti dëshiron që Gueni të intervistojë të akuzuarin, të krijojë një profil psikologjik të vrasësit dhe të viktimave dhe të ndihmojë në pastrimin e emrit të klientit të tij.

Ndërsa Gueni e Roberti afrohen më shumë dhe ajo zhytet më thellë në hetim, lindin pyetje të rënda. Nga ana tjetër, ajo dyshon se edhe Roberti po fsheh diçka, por mund të mos jetë i vetmi që mbart një sekret.

🏷️ 1200 lekë

11/02/2026

Nëse di të komunikosh mirë, fiton kudo. 🎯
📚 3 libra që të mësojnë si të flasësh me siguri, të prezantosh me ndikim dhe të fitosh çdo negociatë.

🗣️ “Si të flasim me këdo” – Të mëson teknika praktike për të krijuar përshtypje të parë të mirë, për të nisur biseda pa siklet dhe për të ndërtuar besim me këdo.
🏷️1200 lekë

🎤 “Fjalimet TED” – Të tregon si të ndërtosh një ide të fortë dhe ta prezantosh me ndikim, duke përdorur histori, emocione dhe strukturë të qartë.
🏷️1100 lekë

🤝 “Të fitosh çdo negociatë” – Fokusohet te strategjitë e bindjes dhe negociimit, si të mbrosh interesat e tua dhe të arrish marrëveshje të zgjuara.
🏷️1200 lekë

✨ Të tre librat kanë një qëllim të përbashkët: të ndihmojnë të komunikosh me siguri, ndikim dhe inteligjencë.

Want your business to be the top-listed Shop in Tirana?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Website

Address


Tirana