Fatmir Xhafaj
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
03/04/2026
𝐁𝐞𝐬𝐢𝐦𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐛𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐚 𝐩𝐚 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐞 𝐍𝐣𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝟏𝟎, 𝐟𝐨𝐫𝐜𝐚 𝐦𝐞̈ 𝐞 𝐦𝐚𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐟𝐢𝐝𝐞̈𝐧 𝐞 𝐫𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐬 𝐭𝐞 𝐍𝐣𝐞̈𝐬𝐢𝐚 𝟓.
Dua të falënderoj nga zemra çdo anëtar, aktivist dhe qytetar për bashkëpunimin dhe përkushtimin e treguar ndër vite. 🙏
Në Njësinë 10 kam kaluar një pjesë të rëndësishme të angazhimit tim politik dhe njerëzor, si deputet e drejtues politik. Plot 10 vite dhe 5 beteja elektorale së bashku e në të gjitha fitues! Është një komunitet që më ka dhënë besim, mbështetje dhe energji për të përballuar çdo sfidë. Do vazhdoj ti përmbush me të njëjtin përkushtim angazhimet e mia si deputet i tyre edhe për këtë mandat!
Ju jam mirënjohës me zemër! ❤️🤗
Bashkë me drejtuesen politike të Bashkisë Tiranë, Ogerta Manastirliu, bëmë prezantimin e drejtuesit të ri politik, Besfort Lamallari, i cili me mbështetjen e kolegut Bledi Çuçi, jam i bindur se punën e PS-së në këtë njësi do ta çojë përpara me të njëjtin ritëm dhe vendosmëri. Strukturat e Njësisë 10 janë një aset i jashtëzakonshëm dhe garanci për suksesin e çdo objektivi që ka skuadra jonë politike në Tiranë.
Angazhimin te Njësia 5, duke respektuar organizimin e ri të PS-së në Tiranë, e nis me të njëjtin përkushtim, përgjegjësi e përulësi ndaj njerëzve, për të vijuar punën së bashku me strukturat dhe qytetarët, duke e forcuar edhe më tej këtë bastion të rëndësishëm të Partisë Socialiste në kryeqytet. 🤝
Njësia 5 është një nga shtyllat më të forta të familjes sonë politike në Tiranë, një strukturë që ka dëshmuar vazhdimisht peshën dhe rolin e saj në çdo betejë politike që ne kemi bërë. Të angazhohesh këtu do të thotë më shumë përgjegjësi dhe privilegj, besim dhe sfidë e madhe gjithashtu. Ecim përpara me punët për Tiranën dhe Shqipërinë!🇦🇱🇪🇺
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the public figure
Telephone
Website
Address
Tirana