ASCK

ASCK

Share

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË SË KUJDESIT SHËNDETËSOR DHE SHOQËROR

24/02/2025

Ju njoftojmë se në datën 28 Shkurt 2025 do të zhvillohen provimet për të profesionistët që nuk kanë përmbushur detyrimet e “Programit të Certifikimit për Profesionistët e Shëndetësisë” në zbatim të Ligjit nr.10107 datë 30.3.2009 (i ndryshuar) dhe të VKM Nr.789 datë 22.9.2015 (i ndryshuar).
Provimi i certifikimi do të organizohet për:
1-Mjekët (të gjitha specialitetet) dhe Farmacistët
Në datë 28 Shkurt 2025 , ora 10:00 në ambjentet e Fakultetit të Mjekësisë
2-Stomatologët
Në datë 28 Shkurt 2025 , ora 10:00 në ambjentet e Fakultetit të Mjekësisë Dentare

Regjistrimet për provim bëhen pranë ASCK-së duke paraqitur dokumentet si më poshtë:
1. Kërkesë me shkrim
2. Fotokopje të kartës së identitetit;
3. Fotokopje e lejes së ushtrimit të profesionit.
Në ditën e provimit pjesëmarrësit duhet të kenë me vete:
1. Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) ose fotokopje të saj;
2. Mandatin e pagesës së faturës së provimit të certifikimit;
Pjesëmarrësit duhet të paraqiten në provim së paku 30 minuta përpara fillimit të tij.

Per me shume detaje konsultoni njoftimin tek faqja jone zyrtare
asck.gov.al

30/01/2025

Njoftim!


Ju bëjmë me dije të gjithë të interesuarve (profesionistë, ofrues aktivitetesh, urdhra profesional dhe institucione të shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe shoqëror) që:

Sistemi sara.qkev.gov.al nuk është më një sistem reference për kreditet për profesionistët të cilët më parë kanë patur dhe kredenciale për të aksesuar në sistem. Sistemi i vjeter ku profesionistët aksesonin në kartelat individuale nuk përditësohet më.

ASCK ka vënë në funksion një sistem të ri që ndërvepron me e-albania dhe aksesi nga profesionistët është vetëm nëpërmjet tij.

26/04/2024

🌟 Njoftim! 🌟

✅️Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror, është bërë zyrtarisht anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare për Cilësinë në Kujdesin Shëndetësor (ISQua)!

▶️Shoqata Ndërkombëtare për Cilësinë në Kujdesin Shëndetësor (ISQua) është një organizatë globale që promovon dhe mbështet përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë dhe sigurisë së kujdesit shëndetësor në mbarë botën përmes edukimit dhe shkëmbimit të eksperiencave nga ekspertët më të njohur të fushës.

🟢Ky anëtarësim shënon një moment të rëndësishëm në angazhimin tonë për të avancuar standardet e cilësisë dhe sigurisë së kujdesit shëndetësor dhe shoqëror. Duke iu bashkuar ISQua, ne lidhemi me një komunitet ndërkombëtar të përkushtuar ndaj shkëmbimit të njohurive, ekspertizës dhe praktikave më të mira në përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

i Cilësisë shëndetësor cilësor

23/04/2024

NJOFTIM

Njoftohen te gjithe ofruesit e aktiviteteve te edukimit ne vazhdim
per profesioniste e kujdesit shoqeror(psikologe,punonjes social), se mund te aplikojne
ne sherbimin qe ASCK ofron ne platformen e-albania per akreditimin e ketyre aktiviteteve.

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14038

22/04/2024

Me Programin Kombëtar për kujdesin e shikimit, 55 030 fëmijë kanë kryer kontrolle të rregullta përgjatë vitit mësimor, shtator 2023-prill 2024.

✅ 7336 fëmijë kanë rezultuar me problematika në shikim të cilët janë referuar për kontrolle më të specializuara te mjekët specialistë në strukturat shëndetësore.

mbështet programin e depistimeve të shikimit edhe me buxhetin e vitit 2024 për identifikimin e hershëm të problemeve të mundshme të shikimit te fëmjëve dhe ofrimin e trajtimit cilësor shëndetësor.

11/04/2024
Want your organization to be the top-listed Government Service in Tirana?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Address


Rr. Aleksandër Moisiu Nr. 84 Tirana
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00