Procare Studio
Jola XHARO
🤸♀️Pavarësi për fëmijët me anë të LËVIZJES!
🧘♀️Fizioterapi/Yoga për fëmijë
03/01/2026
🎁🎁GIVEAWAY🎁🎁
🥳🥳Dhurata ime për ju për këtë fillim viti është Klasa e zhvillimit " Tummy time dhe Rrotullimi", për prindër me beba 2-8 muajsh!
🎁Fitues do të shpallen 3 prindër!
Si të merrni pjesë:
* Follow .studio
* Like, save dhe share në profilin tuaj ketë post
* Tag 3 persona në koment, të cilët edhe ata duhet të ndjekin faqen .studio
👉3 prindërit fitues do të shpallen në 25 Janar.
🥳Sa më shumë komente, aq më shumë shanse për të fituar.
Klasa do të zhvillohet :
🗓️31 Janar 2026
⏰ 10:00
ℹ️Procare Studio
Pjesë e kësaj klase do të jenë vetëm 3 prindërit fitues dhe bebat e tyre (nëse kanë). ☺️
💗Suksese dhe ju uroj një Vit të mbarë
🥳Përqafime, Jola
29/11/2025
7️⃣aktivitete që zhvillojnë trurin e fëmijës tënd nga 1-2 vjeç.
Këto aktivitete mbështesin zhvillimin normal të fëmijës sidomos zhvillimin konjitiv, motorik dhe sensorial.
1️⃣Loja imagjinare
👉Përdor kuzhinën, kukullat, dollapin, pajisjet e pastrimit (fshesa,lopata) etj për të nxitur lojën imagjinare.
💡Një ditë mund të jeni:
Kuzhinier
Doktor
Shtëpiakë etj
2️⃣Kalo format.
👉Përdor një ”shape sorter” për të nxitur njohjen e formave të ndryshme.
👉Nxit zhvillimin e aftësive për zgjidhjen e problemeve dhe zhvillon motorikën fine.
3️⃣Pako sensoriale
👉Krijoni pako sensoriale për të nxitur eksplorimin sensorial, kuriziositetin, imagjinatën dhe motorikën fine.
👉Mund t’i mbushni këto pako me materiale të ndryshme si ujë, xixa, lodra të vogla, xhel, makarona, oriz etj.
4️⃣Puzzle
👉Zgjidhni puzzle të ndryshme të përshtatshme për moshën 1-2 vjeç.
👉Lexoni udhëzimet e përdorimit tek puzzle që do të përdorni.
5️⃣Obstacle Course
💡Krijoni pengesa të ndryshme në ambientet e shtëpisë ose edhe jashtë saj.
👉Nuk ka nevojë për shpenzime.
👉Përdorni jastëkë, karrige, tavolina, për të nxitur kërcimin, ecjen këmbadorasi etj.
6️⃣Freeze Dance
💡Vendosni një këngë.
👉Lejoni kërcimin sipas dëshirës dhe kur muzika ndalon duhet të NGRINI.
👉Përfshihet gjithë familja.
👉Argëton dhe zhvillon motorikën grose.
7️⃣Ndërtoni një kullë.
👉Përdorni kubat për këtë ose unazat e mëdha.
👉Nxisni motorikën fine dhe koordinimin sy dorë
👉Nëse në vitin e parë përdorni gota, kuba të mëdhenj, tani reduktoni pak përmasat e kubave.
💚Dërgoja një mami që ka një fëmijë 1-2 vjeç.
26/11/2025
1️⃣ Sekret për rrotullimin nga shpinë barkas...
👉Fillimisht vendose bebin në tapet në dysheme.
👉Luani pak në atë pozicion (warm up), duke lëvizur këmbët.
💡Më pas vendos dorën tënde të djathtë mbi kofshën e bebit, duke prekur edhe pak ijet, në anën ku dëshiron të bësh rrotullimin.
👉Ndërsa dorën tënde të majtë, vendose në të pasmet e bebit, nga ana e kundërt e rrotullimit që dëshiron të bësh.
💡Fillo rrotullimin ngadalë dhe jepi mundësi bebit që pjesën më të madhe të lëvizjes rrotulluese ta bëjë ai.
👉Eja dhe ndiq klasat tona të zhvillimit me prindër, për të mësuar më shumë mbi ushtrimet, aktivitetet e duhura për të mbështetur zhvillimin motorik të fëmijës!
👉Komento "RROTULLIM" dhe merr Mini Guidën tënde FALAS të rrotullimit!
💡Mos harro të bësh SAVE ose SHARE tek një mami që mendon se mund t'i duhet ky informacion!
25/11/2025
💡Aktivitete që mund të kryeni për të mbështetur ujen e pavarur të bebit:
👉Ndërvepro me bebin tënd, duke e ulur atë midis këmbëve tuaja.
👉Bebi vendoset në pozicion ulje. Para tij vendos lodrën e preferuar dhe nxit kapjen e lodrës.
👉Praktikoni "Pull to sit" për të forcuar muskujt bërthamë.
22/11/2025
6 aktivitete për të mbështetur zhvillimin motorik tek fëmijët e moshës 6-12 muajsh:
1️⃣Loja Peekaboo (Tataaa)
👉Ju duhet 1 çarçaf, lodra e preferuar e bebit.
👉Fshih poshtë çarçafit lodrën e preferuar, për shembull topin dhe thuaj: Ku është topi?
💡Bebi nxitet ta kërkojë dhe ta marri topin.
💚1 mënyrë tjetër është duke mbyllur sytë me duart tuaja dhe duke bërë tataaaa
2️⃣Ndërtimi i kalave me gota ose kuba.
👉Merrni 4-5 kuba të mëdhenj ose gota dhe vendosini njëri mbi tjetrin.
👉Më pas rrëzoni kalanë.
💡Do të zhvilloni motorikën fine dhe do të përmirësoni koordinimin sy-dorë.
3️⃣Kap dhe arrij
lodrat.
👉Vendoseni bebin në tummy time dhe nxirrini para lodrat e preferuara dhe nxisni kapjen e tyre.
👉Të njëjtën gjë mund ta bëni edhe në pozicione të ndryshme të bebit ulur
4️⃣Kaloni tunelin.
👉Është koha për të nxitur ecjen këmbadorazi ndaj kaloni sa më shumë pengesa.
5️⃣Stimuloni senset.
👉Provoni të luani me një tas makaronash ose orizi.
6️⃣Mësoni duartrokitjen
👉Kaloni kohë cilësore me njëri-tjetrin.
👉Luani
👉Argëtohuni dhe mësoni së bashku.
Bëji SAVE postit!
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the practice
Website
Address
Rruga "Ali Demi"
Tirana
Opening Hours
| Monday | 17:00 - 20:00 |
| Tuesday | 17:00 - 20:00 |
| Wednesday | 17:00 - 20:00 |
| Thursday | 17:00 - 20:00 |
| Friday | 17:00 - 20:00 |
| Saturday | 08:00 - 13:00 |