SINA BioMarket
Prodhine të fermës
Produkte lokale �
Pranojmë porosi për Bar&Restorante me çmime konkuruese. Porosi për Familje taksia falas.
25/10/2020
Vaj ulliri extra i virgjer
Fillojne rezervimet nga sot me shumice edhe pakice !
Te gjithe te interesuarit mund te porosisin sasine e deshiruar
600/L
5€/L
❌❌ Vaji ska asnje perzierje , 100% bio ! ❌❌
21/05/2020
Erdhi koha e shalqirit 🤗
Shalqiri përmban sasi të madhe të likopenit dhe konsiderohet si antioksidant i fuqishëm që lufton radikalet e lira që mund të dëmtojnë qelizat në trup. Përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe vitaminës C.
PËRFITIMET SHËNDETËSORE TË SHALQIRIT
Rrit sistemin imunitar. Për shkak të përmbajtjes së lartë të Vitaminës C, shalqiri ndihmon në përmisimin e sistemit imunitar dhe parandalon një sërë sëmundjesh.
Studimet e fundit tregojnë se Vitamina C që përmban shalqiri është i domosdoshëm për personat të cilëve u është dobësuar sistemi imunitar për shkak të stresit.
Rregullon tensionin e gjakut dhe përmison shëndetin e zemrës.
Shalqiri ndihmon te personat që kanë mangësi magnezi. Studimet e fundit theksojnë se konsumimi i duhur i kaliumit dhe magnezit është i lidhur ngushtë më parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Gjithashtu sasia e lartë e lipotein në shalqi, përmison funksionimin e sëmundjeve të zemrës.
Parandalon formimin e gurëve në veshka. Studimet kanë treguar se sasia e lartë e ujit parandalon gurët në veshka. Gurët në veshka ndërtohen nga toksinat në gjak. Kjo mund të çojë në një përqendrim të lartë të acidit urik në gjak dhe potencialisht mund të shkaktojë gurë në veshka.
Shalqiri ndihmon në rritjen e prodhimit të urinës, përmes të cilës nxirrën jashtë të gjitha mbeturinat.
Ndihmon në humbjen e peshës. Për shkak të kalorive të ulëta që përmban shalqiri dhe për shkak të sasisë së lartë të ujit, shalqiri është një ndër frutat ideale për humbjen e peshës.
Nëse tashmë keni filluar të ushtroni për humbjen e peshës, shalqiri ju ndihmon fort. Studimet kanë treguar se konsumimi i Vitaminës C gjatë ushtrimeve mund të përmisojë futjen e oksigjenit gjatë ushtrimeve dhe është i rëndësishëm në ruajtjen e funksionit të mushkërive dhe për rrugët e frymarrjes.
08/06/2018
Pjeshka, fruti i jetegjatesise
#100%_Bio
Pjeshket e fresketa jane burim i mire i fosforit, i cili eshte jashtezakonisht i rendesishem, sepse ndikon ne shendetin e eshtrave dhe dhembeve, rritjen dhe rigjenerimin e indeve dhe mirembajtjen e vlerave te ph ne gjak.
Ato po ashtu permbajne edhe hekur, baker i cili i nevojitet organizmit per te krijuar hemoglobine dhe kolagjen, vitamine B3, i cili eshte nje faktor i rendesishem per metabolizmin dhe prodhimin e energjise.
Nje pjeshke e madhesise mesatare (me levore), mbulon pese deri ne dhjete per qind te nevojave te trupit per fibra te te rriturit. Nese hani pjeshke rregullisht, do te rregulloni sulmet e urise, do te mundesoni zbrazjen e rregullt te zorreve, do te zvogeloni rrezikun nga kanceri i zorres se trashe, semundjet kardiovaskulare dhe diabeti i tipit 2.
Nuk duhet harruar as qe pjeshket jane burim i rendesishem i vitamines C, e cila na mbron nga infeksionet dhe pershpejton sherimin dhe i vitamins E, e cila ndikon ne imunitet dhe ne shendetin e lekures.
Vlerat ushqyese per 100 gram te produktit:
Potasio: 260 mg.
Kalori: 27 kcal.
Uje: 90,7 g.
Karbohidrate: 6.1 g.
Proteina: 0,8 g.
Sheqerna: 6.1 g.
Fibra: 1.6 g.
Kalcium: 8 mg.
Natrium: 3 mg.
Hekur: 0,4 mg.
Kalium: 260 mg.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Telephone
Website
Address
Rruga Mikel Maruli, Tirana E Re
Tirana
1052
Opening Hours
| Monday | 07:00 - 23:00 |
| Tuesday | 07:00 - 23:00 |
| Wednesday | 07:00 - 23:00 |
| Thursday | 07:00 - 23:00 |
| Friday | 07:00 - 23:00 |
| Saturday | 07:00 - 23:00 |
| Sunday | 08:00 - 20:00 |