BOLLA
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from BOLLA, Blogger, Rruga Ded Gjon Luli, Tirana.
11/06/2022
Boçi dhe Gështenja krijojnë "terrorr" tek maturantët
Sot deputetët e PD kanë publikuar tezën e provimit, ku dhe kanë denoncuar publikimin e saj, 1 orë para përfundimit të tij.
Menjëherë strukturat arsimore janë vërsulur nëpër shkolla duke traumatizuar maturantët, të cilët duhet të përballonin tashmë edhe stresin e kontrollit.
Në postimin e tij Z. Boci nuk dha burimin e fotove, por u përpoq të tregonte se sistemi arsimor është tepër i korruptuar.
Në fakt, sipas burimeve në PD, fotot zotërisë i kanë mbërritur nga një mësuese, anëtare e PD, e cila ishte si vëzhguese në provimin e sotëm.
Po përse e bëri Boçi këtë? Për të treguar se është tepër i shqetësuar për rininë shqiptare?
Jo, ai thjesht kërkoi protagonizëm, pasi mendon se kështu do ta ketë të sigurtë vendin e ministrit të arsimit një ditë.
Por kush humbi sot?
Të vetmit që humbën sot ishin maturantët, të cilëve perveç akuzës së pa qenë, si nxjerrës së tezës, ju shtua edhe stresi i kontrollit "policor" nga drejtoritë arsimore.
Pra zotërinjtë deputetë dhe PD sot luajtën me maturantët shqiptarë, të cilët mbetën "viktima" të intrigave politike.
Të shpresojmë se tashmë Ministrja e Arsimit Znj. Kushi ta lirojë qeverinë nga akuzat, duke e kthyer provimin për pranimin në universitete tek vetë ato dhe maturantët të mos trajtohen më si dele, duke dhënë provime në lloj-lloj shkollash apo sallash, por t'i kryejnë provimet e mbarimit të maturës në shkollat e tyre, siç janë bërë gjithmonë provimet, kohë deri kur tipa inteligjentë si zotërinjtë deputetë përdhosën arsimin me provime të tilla.
Ka ardhur koha që universiteti t'i zgjedhë vetë nxënësit që e meritojnë atë universitet dhe jo t'ia dërgojë shteti me detyrim përcaktim dhe më pas nuk dimë çfarë doktorësh dalin dhe çfare mësuesish kemi.
05/06/2022
Presidenti i ri.
Jemi mësuar me presidentë problematik por i riu qenka problem më vete.
I akuzuar nga kryetari PD, presidenti Begaj vjen me një background të ri, sh*tjen dhe shkatërrimin e bazave detare në jug të vendit.
Mesa duket dhe deti Greqisë do i falet tashmë që presidenti ia ka marrë dorën sh*tjes së tij.
Por kush është e vërteta e zgjedhjes së Bajramit si president?
Këtë përgjigje do na e japë SPAK nëse do ketë forcën dhe dëshirën të përfundojë herimet për pronat e ushtrisë.
21/05/2022
Si ka ndryshuar muzika shqiptare nga Vaçe Zela tek tallavaja e sotme
Sot të merr malli për të degjuar pak muzikë siç duhet.
Po, po, muzikë. Kudo që ta çosh radion do dëgjosh vetëm tallava.
Tallava në çdo këngë. Tekste pa kuptim dhe muzikë gjoja ritmike, pasi rinia sot do ritëm thonë muzikantët e PC.
Kthehesh në shtëpi dhe tenton të hapesh youtube-in dhe shikon se si tallavaistët marrin mbi 10 milion shikime dhe kërkon për Vaçe Zelën e habitesh kur numri i degjuesve nuk i kalon as 1 milion.
Ky është realiteti i muzikës sot ku dhe muzikantët po numërohen me gishta dhe ku shkollat e muzikës, siç është rasti i asaj të Shkodrës, po përpiqen të fusin gjuhë të huaja për të thithur fëmijë të kumuniteteve të ndryshme fetare, pasi numri real i nxënësve nuk i kalon as 10.
11/05/2022
Kur shteti nuk egziston rrumpalla mbizotëron
Prej disa ditësh në shkollën e muzikës Prenk Jakova në Shkodër ka lindur një debat sa i drejtë aq edhe kuptimplotë lidhur me vendimin vetjak të marrë nga drejtori i shkollës për të bërë gjuhën turke si gjuhë të dytë në këtë shkollë.
Drejtori Anton Kaftalli me kokën e tij ka lidhur një marrveshje me insitutin Jonuz Emre për përfshirjen e gjuhës turke në shkollën që ai drejton.
Drejtori socialist, njëkohësisht edhe anëtar i këshillit bashkiak Shkodër, pa miratimin e Ministrisë së Arsimit vendos sipas dëshirave, apo interesave të tij, të thyej të gjitha ligjet e shtetit dhe të zyrtarizojë një gjuhë të huaj në institucionin që drejton.
Shumë do thonë se ç'të keqe ka të mësojnë nxënësit turqishten në shkollë, pa lekë është.
Në të vërtetë nuk ka anjsë të keqe, por ligji nuk ja lejon drejtorit të bëjë sipas dëshirës.
Po ai ka të drejtë lë lidhë marveshje për njohjen e muzikës dhe kulturës turke, gjermane, franceze apo dhe hondurase, por vetëm kaq.
Pra ai mund të lidhë marveshje për artin, meqenëse ësht artist, por jo për implementimin e gjuhëve të huaja në shkollë, pasi ai nuk drejton një shkollë gjuhësh të huaja, por muzike.
Kjo është kompetencë vetëm e Ministrisë së Arsimit dhe e asnjë drejtori, sa do socialist apo anëtar këshilli të jetë ai.
Mbi këtë skandal duhet të ndërhyjë menjëherë Ministria për të mos lejuar drejtorët të vendosin shtetin në pozita denigruese, duke i treguar drejtorit të saj se shteti nuk ha bar, siç mandon ky i fundit.
Çfarë do të ndodhte sikur një drejtor të zgjohej nesër dhe të thoshte, do u mësoj nxënesve gjuhën koreane, kineze apo një gjuhe tjetër që mund t'i shkojë ndërmend apo dikush t'i ofrojë disa të holla në shkëmbim të një idiotësie si kjo?
E pra këto gjëra ndodhin vetëm në një kohë, kur shteti nuk punon dhe ku mbizotëron sistemi rrumpallës.
26/04/2022
Peticioni ndaj Yuri Kim
Prej dy ditësh po dëgjojmë nëpër portale se ambasadores Kim i p***an nisur një peticion.
Manjani ishte dakort, por Spahiu u ndie i turpëruar, ndërsa vetë Kim është indiferente ndaj tij.
Po përse kemi arritur deri këtu?
Shqipëria sot është vendi më rrumpallë në drejtimin politik, aq shumë rrumpallë sa dhe reforma për drejtësi, e drejtuar nga amerika, nuk po funksionon.
Gjithkush jep mend dhe dëshiron që të bëhet siç thot ai.
Ne prej vitesh kemi qenë nën diktatin e ambasdorëve, pasi nuk kemi dashur të zgjithim ngërçet politike, por asnjëherë nuk kemi arritir deri këtu.
Ky peticion rrjedh nga një moment disfate që ka përfshirë opozitën e pakokë shqiptare.
Berisha do të imponojë diktatin e tij prej të forti por amerika po i thotë që kjo kohë ka përfunduar.
Atëherë Berishi krijon një peticion dhe njxjerr Manjanin ta mbrojë.
Manjani sot nuk ka një vend në LSI dhe kërkon të marrë diçka nga PD, si Kokalari, pra Manjani është versioni mashkull i Kokalarit ose më saktë versioni i lëpirësit pa kuptim.
Në të njëjtën kohë Kreshniku ndjehet i turpëruar pasi fondet që ka marrë nga ambasada nuk mund t'i justifikojë ndryshe. Ai mendon se ambasadorët duhet të drejtojnë politikën shqiptare dhe askush nuk duhet t'i kundërshtojë.
Në këtë hamulli politike njerëzit e thjeshtë nuk gjejnë shpresë apo alternativë për të ardhmen e tyre dhe të gjitha këto u hapin rrugën e mërgimit.
Të shpresojmë që dikush në Amerikë do të zgjohet dhe kërkojë ndëshkimin e politikanëve shqiptar ashtu siç bënë në të gjithë Ballkanin përpara se të gjithë shqiptarët të largohen nga vendi i shqiponjave.
25/04/2022
Shqiptarët zgjedhin Ramës pasi nuk duan Berishën
Për më shunë se 9 vite shqiptarët kanë bërë zgjedhjen e tyre kundër Berishës.
Për ta nuk ka shumë rëndësi se kush është përball tij, Rama, Majko, Peleshi, Balluku apo çdo individ tjetër që nuk e ka emrin Sali Ram Berisha.
Për më shumë se 30 vjet politika e Berishës e la popullin me pasuri më të mëdha në Ballkan, si popullin më të varfër.
Politikat e gabuara të Berishës arritën t'i ndajnë njerëzit në malokët e Salës dhe popullin e vuajtur.
Rrahje, tortura, vrasje e çdo gjë tjetër që ka imagjinata e njeriut për dhunën, janë ushtruar nga njerëzit e Berishës ndaj popullit shqiptar.
Në të vërtetë shqiptarët nuk ndikohen nga cilësimet si nongrata të politikanëve shqiptar, për habi ato i përkrahin më shumë këto politikanë.
Prandaj rast i Berishës nuk ka të bëjë fare me shpalljen e tij, por thjesht me urrejtien që populli ka akumuluar për të gjithë këto vite mjerim, vjedhje, abuzim nga Berisha dhe kasta e tij.
Kjo është arsyeja se përse fiton Rama, jo se e duan, por sepse kundërshtarin e tij e urrejnë aq shumë sa edhe sikur mos dalë asnjë ditē për fushatë përsëri do fitojë.
Ky është fati i mullixhiut, ku populli "shkon" dhe e voton për inat të "vjerrës plakë", Saliut.
24/04/2022
Macron fiton me votat e të vdekurve
Tashmë është bërë e modës që presidentët të fitojnë me votat e personave që nuk jetojnë më.
Pas zgjedhjes së Biden me votat e personave që nuk dihej se nga vinin me një moshë mbi 90 vjeç sot Presidenti francez Macron fiton nga vota e personave mbi 70 vjeç.
Sipas analizave pas votimeve Macron do të dilte në vendin e tretë, pra i fundit, nëse pleqëria e francës nuk do votonte.
Tashmë Macron është Presidenti i Francës me votat e pleqve nga të cilët shumë nuk dihet nga dolë apo si u ngjallën për ditën e votimeve.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Culinary Team
Attire
Website
Address
Rruga Ded Gjon Luli
Tirana
1000