Estsi

Estsi

Share

This project aims to raise awareness of social entrepreneurship among students, who represent the next generation of managers, leaders and entrepreneurs.

10/05/2026

📚✨ LEKSION I HAPUR ✨📚

Ju ftojmë të merrni pjesë në leksionin e hapur me Shkelzen Marku mbi temën:

🔹 “The Importance of Social Business – Why Should Your Business Be Social?”

🗓 E hënë, 11 Maj 2026
đź•“ Ora 16:30
📍 Kinoteatri B203

Gjatë këtij leksioni do të diskutohet mbi rëndësinë e biznesit social, ndikimin e tij në shoqëri dhe mënyrën sesi bizneset moderne mund të krijojnë vlerë jo vetëm ekonomike, por edhe sociale.

🎓 Ftohen të marrin pjesë studentë, pedagogë dhe të gjithë të interesuarit për inovacionin, sipërmarrjen dhe ndikimin social në biznes.

Photos from Estsi's post 10/05/2026

These activities will brings together a series of activities designed to connect knowledge with real-world action—through expert lectures, hands-on initiatives, and collaborative projects, students will transform learning into meaningful social and sustainable change.

Photos from mpo.epa's post 08/08/2024

Në kuadër të "Projekti Jean Monnet në fushën e Arsimit të Lartë: Moduli “Zhvillimi i Menaxhimit të Organizatave Publike dhe Administrimit Publik Evropian në kuadër të Shqipërisë në BE”, u mbajt një shkollë verore me një panel diskutimi mbi temën "Ekonomia Qarkulluese dhe Politikat Konkrete që Mund të Ndërmerren në Shqipëri".

Ky aktivitet u drejtua nga z. Marvi Barbullushi, ekspert për Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Gjatë panelit të diskutimit, studentët patën mundësinë të shtronin pyetje lidhur me ekonominë qarkulluese dhe rolin e saj në zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë.

Z. Barbullushi prezantoi kornizat kryesore të politikave që qeveria shqiptare mund të adoptojë për të mbështetur ekonominë qarkulluese, duke theksuar rëndësinë e një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar.
Paneli gjithashtu preku rolin e bashkëpunimit ndërmjet qeverisë, biznesit dhe sektorit të shoqërisë civile. Z. Barbullushi theksoi se një qasje e integruar dhe bashkëpunuese është esenciale për suksesin e ekonomisë qarkulluese.

Ai sugjeroi që përpjekjet për kalimin në një ekonomi qarkulluese duhet të përfshijnë të gjitha palët e interesuara, duke krijuar sinergji dhe duke ndarë burimet dhe njohuritë. Ndër të tjera, ai inkurajoi studentët të mendojnë krijueshëm dhe të angazhohen në zhvillimin e teknologjive të reja.

Photos from mpo.epa's post 28/07/2024

Në kuadër të "Projekti Jean Monnet në fushën e Arsimit të Lartë: Moduli “Zhvillimi i Menaxhimit të Organizatave Publike dhe Administrimit Publik Evropian në kuadër të Shqipërisë në BE”, u mbajt një shkollë verore me një panel diskutimi mbi temën "Roli i Qeverisjes Vendore në Zhvillimin Ekonomik të Vendit". Ky aktivitet u drejtua nga z. Aldrin Dalipi, Kreu i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Këshillit të Qarkut Tiranë.

Paneli preku disa çështje kyçe për zhvillimin ekonomik lokal dhe rolin e qeverisjes vendore, si dhe strategjitë që mund të përdorin qeveritë vendore për të tërhequr investime dhe për të nxitur krijimin e vendeve të punës. Z. Dalipi ndau përvojat dhe praktikat më të mira për të krijuar një mjedis të favorshëm për investitorët, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe efektivitetit në administratë.

Gjithashtu, diskutimi u përqëndrua edhe tek rritja ekonomike për të gjithë segmentet e komunitetit, përfshirë grupet e margjinalizuara dhe zonat me akses të kufizuar në shërbime. Më tej, Z. Dalipi përmendi politikat dhe iniciativat që mund të ndërmerren për të siguruar që zhvillimi ekonomik të jetë gjithëpërfshirës dhe i drejtë.

Studentët patën mundësi të njohin nga afër përvojën e një drejtuesi lokal dhe të kuptojnë më qartë sfidat që lidhen me zhvillimin ekonomik lokal. Z. Dalipi i inkurajoi studentët pjesëmarrës për t’u angazhuar aktivisht në çështjet e qeverisjes vendore dhe zhvillimit ekonomik.

Want your school to be the top-listed School/college in Tirana?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Address


Tirana