Informatika Ekonomike

Informatika Ekonomike

Share

Informatika ekonomike eshte dege e kompletuar, me formim Informaticien me njohuri shume te mira ne Ekonomi.

08/06/2022

https://www.facebook.com/photo/?fbid=415812703887246&set=a.357127216422462

Fakulteti i Ekonomisë zhvillon Konferencën Ndërkombëtare "Rebound, Rebuild, and Reinvent for a Sustainable and Equitable Development”

Në kuadër të 65 vjetorit të krijimit të Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, UT, organizon Konferencën Ndërkombëtare me temë “Rebound, Rebuild, and Reinvent for a Sustainable and Equitable Development”.

Konferenca do të jetë në formë hibride. Senaca e parë do të transmetohet Live Stream në Faqen Zyrtare të FEUT, feut.edu.al.

Qëllimi i konferencës është t'iu ofrojë një platformë akademikëve, studiuesve dhe praktikuesve kryesorë për të ndarë njohuritë, përvojën dhe idetë e tyre në një gamë të gjerë fushash shkencore me një interes të përbashkët në promovimin e zhvillimit të barabartë dhe të qëndrueshëm.

Konferenca do të zhvillohet në datat 10 - 11 Qershor 2022, ku të pranishëm do jenë akademikë, profesorë, përfaqësues të pushtetit qendror dhe vendor, përfaqësues të industrisë, intelektualë, studentë, etj.

Me datë 10 Qershor, ora 17:0 0- 20:00, Konferenca do të zhvillohet pranë Tirana International Hotel, Salla Balsha.

Fjalën hapëse do ta mbajë Prof. Dr. Dhori Kule, Dekan i Fakulteti të Ekonomisë, Kryetar i Konferencës.

Më tej do të përshëndesë, Dr. Delina Ibrahimaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë; Prof.Asoc. Ervin Demo, Kryetar i Bashkisë Berat; Znj. Ines Mucostepa, Kryetare e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë; Prof. Dr. Artan Hoxha, Rektor i Universitetit të Tiranës.

Në fund të seancës do të nënshkruhet një marrëveshje midis Ministres së Financave, Z. Delina Ibrahimaj në cilësinë e Kryetares së Këshillit Kombëtar të Investimeve dhe Dekanit të Fakultetit të Ekonomisë, Prof.Dr. Dhori Kule.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në cilësinë e folësit kryesor do të prezantojë temën shkencore: “Monetary policy implementation and importance of banking stability in Albania over the last two decades”.

Gjithashtu Prof. Dr. Giuseppe Pirlo do të prezantojë punimin shkencor me titull: “A Data-Driven Approach for advanced technology transfer process”.

Në datën 11 Qershor 2022, konferenca do t’i zhvillojë punimet në Fakultetin e Ekonomisë, Ora 09:00 - 13:00, në 12 sesione paralele.

https://feut.edu.al/lajmerime/1576-fakulteti-i-ekonomise-zhvillon-konferencen-nderkombetare-rebound-rebuild-and-reinvent-for-a-sustainable-and-equitable-development

Want your university to be the top-listed University in Tirana?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Website

Address


Rruga Elbasanit , Fakulteti Ekonomise, Kati 3
Tirana
1000