11111111111111

11111111111111

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from 11111111111111, Hotel Bar, Tirana.

Resorti “Montrelux” u ndërtua pa leje, me dokumente false dhe zyrtarët shpërdoruan detyrën. Prokuroria: Po hetojmë Arben Relin! 06/10/2020

Resorti “Montrelux” u ndërtua pa leje, me dokumente false dhe zyrtarët shpërdoruan detyrën. Prokuroria: Po hetojmë Arben Relin! Ndërtim pa leje, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh! Këto janë disa nga veprat penale që janë regjistruar nga Prokuroria e Korçës për ndërtimet pa leje pas vitit 2017 të resortit “Montrelux”

KORCA 20/06/2020

Korça është edhe qendra e prefekturës me të njëjtin emër. Është një nga bashkitë më të mëdha të vendit me rreth 90.000 banorë të regjistruar.Themeluesi i qytetit të Korçës është Iljas Mirahori. Është vërtetuar nga studiuesit se zona ku nodhet sot qyteti ka qenë e banuar që në kohët e lashta. Kështu, në rrethinën e qytetit është gjetur ndër të tjera edhe një kodër varrimi e vjetër diku rreth 7 mijë vjetë me një diametër prej 10.47 metrash dhe lartësi 114 centimetra.Korça përbën një nga qendrat kulturore më të rëndësishme të Shqipërisë. Vetë muzeumet e shumta në qytet përshkruajnë aktivitetin kulturor ndër shekuj. Është e mirënjohur shkolla e parë shqipe në këtë qytet që daton në vitin 1887, shkolla e parë në Shqiperi për vajza, si dhe liceu Francez i ndërtuar në vitin 1917. Edhe pse ndër vite qyteti ka qënë pushtuar disa herë, ndikimet e huaja përbejnë një pjesë të vogël te kulturës korçare.
[redakto]Turizmi

Turizmi ne kete qytet ka dy pika te rendesishme e te frekuentuara shpesh nga turistet, fshatrat Voskopoje e Dardha. Pervec klimes malore, me pyje te dendur me pisha e bredha, dhe prezencen e nje peisazhi mbreselenes, turistet mund te gjejne pjese nga historia dhe trashegimia e popullit shqiptar duke filluar nga periudha e sundimit Bizantin. Ne Voskopoje gjenden nje numer i konsiderueshem kishash ortodokse dhe manastiresh qe i perkasin kesaj periudhe. Gjate dimrit te dy keto fshatra turistike ofrojne pista skijimi per vizitoret e tyre.

Juniku 07/11/2019

Juniku është një vendbanim i vjetër ilir që sipas të dhënave historike në bazë të emërtimit dallonte në periudha të ndryshme kohore. Emërtimin “Judiko” e gjejmë te Ptolemeu (87-150), në veprën e tij “Gjeographia”, që e mbështesin edhe shumë historianë, arkeologë e gjeografë.

Emërtimi i këtij fshati, rrëzë Alpeve Shqiptare rrjedh nga fjala latine:
Judico- avi, atum, are – që do të thotë “me gjakun” .
Junetio-onis – që do të thotë “bashkim, lidhje”.Unus, a unum – që do të thotë “ vend i jashtëzakonshëm, i veçantë, i pashoq”.
Ndër faktet arkeologjike që dëshmojnë vjetërsinë e Junikut, rëndësinë më të madhe e kanë lokalitetet në grykën e malit të madh te vendi i quajtur “Gradina”, që padyshim paraqet vazhdimësinë e vendbanimit të mëparshëm Dardan, që ka vazhduar të ekzistojë edhe gjatë shekullit të parë të sundimit romak. Gradina ka qenë qytezë që ka pushuar së ekzistuari rreth 1000 vjet para ardhjes së sllavëve në Ballkan.

Termi Gradinë-a, është thirrje e pastër ilire që ka gjetur përhapjen e gjerë ndër gjuhët latine, greke dhe sllave. Veç materialit epigrafik në këtë vendbanim është edhe një numër objektesh arkeologjike që na tregojnë se këtu ka qenë vendbanim ilir. Në vitin 1570-1571, në Junik ndërtohet xhamia e parë në lagjen “Çoku” e emërtuar sipas lagjes “Xhamia e Çokut”, më vonë u ndërtua edhe xhamia në lagjen “Hoxhaj” në qendër të fshatit.

Juniku njihet për tubimet e rëndësishme historike e këtu vlen të përmendet “Kuvendi i Junikut” i mbajtur më 21-25 maj 1912, ku mbi 300 përfaqësues të popullit shqiptar janë mbledhur në Junikun historik për të shpalosur të drejtat legjitime të tyre duke i formuluar ato në formë memorandumi, drejtuar qeverisë turke dhe fuqive të mëdha të kohës, për të përcaktuar kufijtë politikë të Shqipërisë. “Kuvendi i Junikut” i parapriu shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, më 28 Nëntor 1912.

Juniku në periudhën Zonë Neutrale

Për shkak të agresionit serb ndaj popullatës shqiptare, fuqitë europiane bënë presion mbi pushtetin jugosllav me ç’rast u kërkua ‘demarkacioni’ i kufirit dhe tërheqja e forcave serbo-malazeze nga kufiri me Shqipërinë ku me këtë rast u formua Zona Neutrale e Junikut. Kjo zonë duhej të përfshinte gjithë rajonin e Dukagjinit, por me presionin e pushtuesve, kjo zonë u cungua vetëm në 18 fshatra kryesisht të Rekës ku qendër e kësaj zone ishte Juniku.
Zona Neutrale e Junikut u formua në dhjetor të vitit 1921 dhe zgjati deri më 21 shkurt 1923. Në këtë zonë erdhën shumë çeta çlirimtare nga Drenica, Poshteri, Rugova, Plava e Gucia, Dukagjini e Maqedonia. Edhe Ramë Binaku me çetën e tij qëndroi në këtë zonë. Tubimet e kaçakëve në Zonën Neutrale të Junikut ishin të fshehta, sidomos kur merrte pjesë Hasan Prishtina.

Aty koordinoheshin punët rreth strategjive dhe planeve luftarake. Juniku u bë nyje e Lëvizjes Kombëtare ku qëndruan prijësit më të dalluar e më të përndjekur nga organet policore-ushtarake të pushtetit. Vlen të thuhet se pos të tjerëve, gjithnjë përmendeshin nga pleqtë e kësaj ane luftëtarët e dalluar duke filluar nga ideologët H. Prishtina, S. Gjurgjeviku, B. Curri, pastaj: Shotë Galica, Ker Sadria, Azem Bejta, R. Beka, Beqir Rexha, Isuf Mehani, Nak Berisha, Mehmet Uka, Qorr Ilazi, Sak Fazlia, Ramë Binaku, Rexhë Alia, Isuf Musa etj.
Duke ditur rrezikun nga aksionet dhe organizimi i çetave kaçake në këtë zonë dhe frikës së ndonjë kryengritjeje të gjerë popullore, pushteti serbo-malazez bënte çmos për shuarjen e Zonës Neutrale. Për shkatërrimin e kësaj zone, u angazhua edhe armata e tretë me kolonelin e zonës kufitare Kataniq. Krahas këtyre angazhimeve, shantazheve e sulmeve, duke ndihmuar edhe përçarjen e brendshme e krerëve të Lëvizjes, erdhi deri te shkatërrimi i Zonës Neutrale. Ndërsa, nga fundi i shek. XVI rrethina e Altun-ilu (Juniku), Peja e Gjakova janë përfshirë në kufijtë e Sanxhakut të Dukagjinit. Kjo gjendje është ruajtur edhe gjatë shekullit XVII, gjatë viteve (1945-1960) Juniku ekziston si komunë. Ndryshimet politike të sistemit të atëhershëm rezultuan me suprimimin e Komunës së Junikut në vazhdën e ristrukturimit të qeverisjes lokale (eliminohen rrethet), me ç’rast Juniku bëhet pjesë e Komunës së Deçanit.

STRUGA 17/05/2019

Struga është qytet dhe qendër e komunës me të njëjtin emër që shtrihet në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë. Qyteti shtrihet në brigjet veriore të Liqenit të Ohrit. Përmes qytetit kalon lumi Drini i Zi i cili buron nga liqeni. Struga përmendet që nga antika, aty pranë kalonte rruga romake Via Egnatia, emri i vjetër ilir i Strugës ishte Enhallon.Qyteti i Strugës gjatë shekujve ka formuar fizionominë e tij në aspektin historik, kulturor dhe arkitektonik. Qyteti i Liqenit, ka histori të pasur. Gjatë zhvillimit qyteti kalon nëpër periudha zhvillimi të traditave, ekonomisë dhe kulturës. Historia e Strugës fillon nga neoliti. Buzë Drini i zi dhe në afërsi të tij janë zbuluar figura arti që padyshim tregon se prej neolitit e këtej Struga ka qenë vend i banuar. Sipas asaj që është e njohur prej epokës greko-romake mund të thuhet se Struga ka qenë vendbanim i rëndësishëm peshkimi në afërsi të vendbanimeve Lyhnida (Ohri i sotëm) dhe Patra (vendbanim antik mbeturinat e të cilit janë gjetur ne fshatin Ladorishti 2 kilometra larg Strugës). Në epokën greko-romake, para ardhjes së sllavëve në Ballkan, Struga ka qenë territor ku intensivisht është zhvilluar jeta kulturore. Prej asaj koha është e rëndësishme nekropola në fshatin Trebenisht e cila ka dhënë material të shkëlqyer për shkencën greke dhe ballkanike si dhe për bazilikat e mëvonshme romake dhe bizantine në Ladorishti, Oktisi dhe Dollogozhda.
Për historinë kulturore të Strugës dhe rrethinës me një rendësi të veçantë janë bazilikat në Oktisi dhe në Ladorishti. Për bazilikën në Ladorishti dihet se ka pasur atrium, bazilika të tilla ka në të gjithë Ballkanin mirëpo rrallë gjenden bazilika me mozaik në podium. Në një terren kaq të pasur në shekullin e VII erdhën sllavët, në atë periudhë Ohri ishte shkatërruar nga një tërmet, gjithashtu edhe bazilikat në Oktisi dhe Ladorishti.

Want your establishment to be the top-listed Bar/pub in Tirana?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Telephone

Website

Address


Tirana
1001