FORCA RINIA
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from FORCA RINIA, Public Figure, Tirana.
20/01/2020
Një lajm i mirë për godinën e Teatrit...
Sot Europa Nostra, organizata më e madhe europiane për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore i ka nisur një letër drejtuesve të qeverisë, bashkisë dhe presidentit duke i njoftuar se Godina e Teatrit Kombëtar është duke u shpallur një nga 7 sitet kulturore me vlera të veçanta në rrezik dhe u kërkon atyre bashkëpunim për ruajtjen e kësaj pasurie tashmë ndërkombëtare.
06/12/2019
NGA DRITAN BROKA - KRYETAR I FORCA RINIA
STOP POLITIKËS / PRO NDIHMËS
Lëvizja "Forca Rinia" duke filluar nga dita e sotme ndalon përkohësisht aktivitetin e saj politik, deri në muajin mars 2020, për t'ju përkushtuar të gjithë njerëzve në nevojë.
Tashmë në dy kategori, së pari për t'i ardhur në ndihmë të gjithë të prekurve nga tërmeti dhe së dyti të gjithë nevojtarëve të tjerë të cilët i kemi patur gjithnjë prioritet dhe që kemi vlersuar mos i lëm pas dore as në këtë situatë.
Lëvizja do organizoj aktivitete të gjitha llojeve, sociale, kulturore, trajnuese, argëtuese por do ofrojmë dhe ndihmën tonë juridike, sociale, shoqërore por edhe ndërmjet ndihmave në ushqime dhe rroba për të gjithë njerëzit të cilët do kenë nevojë. Vlersojmë se në këtë kohë të vështirë për Shqipërinë gjithsecili që ka mundësi duhet të dhuroj DASHURI, PËRKUSHTIM, NDIHMA dhe MIRËSI.
I bëj thirrje të gjithë partive politike të ndalojnë aktivitetin e tyre politik dhe të bashkohen në një kauz të përbashkët për të ndihmuar dhe për t'i qëndruar afër qytetarëve, vështirësitë mund të kalojnë vetëm duke qënë bashkë.
Ditë pas dite do bëjmë të pamundurën për të lehtësuar këtë gjëndje.
Ftoj çdo institucion dhe individ të cilët duan t'i bashkangjiten nismave tona të na kontaktojnë dhe të bëhemi një në këto ditë.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the public figure
Website
Address
Tirana