Farmaci TANI
Pharmacy / Drugstore, Beauty, Cosmetic & Personal Care in Tirana, Albania. Mob: 0692056773
08/01/2018
Farmaci TANI ju mirepret ne ambjentet e reja, ne Laprake, pallatet Hawai. 😀😊. Ofrojme cilesi, korrektesi dhe dhurata per blerjet tuaja.
11/12/2017
Me ne fund nje zgjidhje reale per floket me yndyre 😊🙏🏻😀👏🏻. Shampo e pershtatshme per perdorim te shpeshte pa demtuar flokun ose lekuren!
:*Antiseborroik, *Parandalimin e zbokthit, *Zbut dhe hidraton, *Stimulon dhe rigjeneron
:*Floke te yndyrshem, *Kunder zbokthit, *Kunder dermatitit seborroik, *Kunder renies se flokut, *Per femije mbi 10 vjec
: Ekstrakt i Ginseng dhe druri Sandal: Efekt riperterites.
Tar i bimes SALIX ALBA: Mburoje protektive natyrale per rregullimin e sebumit dhe per te forcuar flokun, inflamacionin e lekures, balancimin e lekures, permireson ndjesine e tharjes
i hithres: kontribuon ne reduktimin e yndyres, forcon flokun, parandalon zbokthin.
i kamomilit: Zhduk efektin “frizz”, pajis floket me volum, eleminon majat e demtuara.
E gjeni vetem prane farmaci Tani me cmimin 2200 leke. Tel 0692056773
11/12/2017
Shampo BiIOBLAS vetem 800 leke per te gjitha llojet e flokeve ( Floke normale, floke te thate dhe floke me zbokth :) :D e gjeni prane Farmaci Tani.
Rritja e flokëve lidhet ngushtë me proçeset metabolike të trupit .
Për të pasur flokë të shëndetshëm duhet të kemi rrënjë të shëndetshme të flokut.
BIOBLAS shampoo përmban fitosterole të cilat kanë veprim të fuqishëm antioksidant dhe që inicojnë rritjen më të shpejtë të flokëve.
Vitaminat dhe mineralet bimore që përmban kjo shampoo ,i ushqejnë dhe i forcojnë flokët dhe rrenjët e tyre.
BIOBLAS përmban një formulë speciale kundër rënies së flokëve me serum bimor që minimizon efektin e faktorëve të jashtëm në flokë, ushqen rrënjët e flokëve duke zgjatur kështu jetën e tyre dhe parandalon rënien e flokëve.
Tel 0692056773
******************************************************************
Gjithashtu vazhdojne ofertat e dhuratave: Mblidhni kuponat dhe kur te behen 6000 leke blerje, perfitoni 3 produkte kozmetike FALAS :).
17/11/2017
Vitamina ka shumë, por më të nevojshmet për mirëqenien janë keto ne foton me poshte...Në natyrë mund të gjeni gjithçka që kërkoni: frutat dhe perimet janë aleatët tuaj më të mirë të bukurisë, sepse përmbajnë ato substanca të mrekullueshme që kontribuojnë në funksionimin korrekt të organizmit.
A (retinoli): e gjeni me shumicë te hudhra dhe kajsia, e po ashtu në shumë fruta, zarzavate dhe vajin e mëlçisë së peshkut. Kjo vitaminë është një mikeshë e ngushtë e lëkurës , sepse është në gjendje të neutralizojë vetë oksigjenin, molekula që i jep jetë radikaleve të lira, duke ndikuar kështu në plakjen e lëkurës.
B2: riboflavina është vitamina e preferuar nga sportistët, sepse është një substancë që ruhet nga muskujt për t’u konsumuar gjatë aktivitetit fizik. Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për shikimin dhe shëndetin e lëkurës, thonjve dhe flokëve. Gjendet te majaja e birrës, mëlçi dhe qumësht.
B3: edhe kjo vitaminë është shumë e rëndësishme kundër plakjes së parakohshme. Rregullon strukturën hidrolipide të epidermës, duke e mbajtur konstant hidratimin për një lëkurë elastike dhe të tonifikuar. Përveç të tjerash, ka një efekt detoksikimi dhe favorizon tretjen e ushqimeve. Gjendet kryesisht te kikirikët, toni i peshkut dhe majaja e birrës.
B5: lufton stresin dhe lodhjen. Në këtë mënyrë na ndihmon të jetojmë më gjatë dhe më mirë. Kjo vitaminë gjendet te bizelet, thjerrëzat dhe vezët.
C: kjo vitaminë është një “luftëtare” kundër plakjes së parakohshme të lëkurës. Ajo siguron një sasi të madhe të kolagjenit në dermë, duke na bërë që të kemi një fytyrë të shndritshme dhe më të re. Përveç kësaj, ndikon në parandalimin e ftohjes dhe gripit. Kështu që mos hiqni dorë kurrë nga lëngu i freskët i portokallit në mëngjes.
D: luan rol në përthithjen e kalciumit dhe si rrjedhim është jo vetëm e rëndësishme në formimin e kockave, por gjithashtu për funksionimin e duhur të nervave. Mungesa e vitaminës D mund të shkaktojë rakitizmin dhe sëmundje të tjera të kockave, prishjen e dhëmbëve dhe të mish*t të dhëmbëve, nervozizëm pa shkak dhe pagjumësi. Vitamina D mund të formohet në lëkurë nga kontakti i rrezeve ultravjollcë nga dielli, por gjithashtu ajo gjendet në sasi të mëdha në qumësht dhe gjalpë.
E : aktiviteti i saj antioksidant kundër efektit të dëmshëm të radikaleve të lira lejon oksigjenimin e qelizave të epidermës. Vitamina E lufton rrezet e dëmshme të diellit, smogun, stresin, pra gjithçka që than dhe shkatërron butësinë e lëkurës suaj. E gjeni te arrat, drithërat integrale, domatet dhe avokado.
03/10/2017
Vetitë kuruese të çajit të kamomilit për sytë :)
Kamomili ju ndihmon që t'i hiqni qafe qeskat e syve dhe rrathët e errët nën sy. Nëse keni probleme me sytë e enjtur pas një qëndrimi të gjatë para kompjuterit, keni probleme me qeskat dhe rrathe të errët nën sy, atëherë kamomili është zgjidhja ideale.
Kamomili është një bimë me të vërtetë e dobishme dhe mjekuese. Ajo përmban azulen, vajin eterik, i cili është edhe përbërësi kryesor i tij.
Kamomili nuk duhet të zihet, meqë atëherë i humb të gjitha vetitë shëruese. Pergatitja e cajit te kamomilit: Një lugë supe kamomili futeni ne uje te nxehte, mbulojeni dhe lëreni që të qëndrojë jo më shumë se 5 deri 10 minuta. Mbani mend se çaji i kamomilit nuk duhet të qëndrojë më shumë se një orë në filxhanin e çajit. Nëse nuk e përdorni gjatë afatit prej një ore, derdheni.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Telephone
Website
Address
Rruga Kavajes, Perballe Ambulances 9
Tirana
3554
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 20:00 |
| Tuesday | 08:00 - 20:00 |
| Wednesday | 08:00 - 20:00 |
| Thursday | 08:00 - 20:00 |
| Friday | 08:00 - 20:00 |
| Saturday | 08:00 - 20:00 |
| Sunday | 08:00 - 20:00 |