Smart Processes
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Smart Processes, Software Company, Panorama Street, Tirana.
27/04/2026
📢 Njoftim Pune – Python Developer Junior
📍 Pozicioni - Python Developer Junior
📌 Përshkrimi i rolit
Kërkojmë një Python Developer Junior për t’iu bashkuar ekipit tonë. Kandidati ideal është i motivuar për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë në programim, duke kontribuar në zhvillimin e aplikacioneve dhe zgjidhjeve të bazuara në Python.
🎯 Përgjegjësitë
• Zhvillimi dhe mirëmbajtja e aplikacioneve në Python
• Bashkëpunim me ekipin për zhvillimin e funksionaliteteve të reja
• Debugging dhe përmirësimi i kodit ekzistues
• Pjesëmarrje në code reviews dhe procese zhvillimi
• Dokumentimi i punës së realizuar
🧠 Kërkesat
• Njohuri bazë në Python
• Njohuri në programim objekt-orientuar (OOP)
• Njohuri bazë në databaza (SQL) janë avantazh
• Aftësi për të mësuar shpejt dhe për të punuar në ekip
• Nuk kërkohet eksperiencë pune (pozicion për fillestarë)
🚀 Çfarë ofrojmë
• Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnim
• Punë në projekte reale
• Ambient pune bashkëpunues dhe inovativ
• Mbështetje nga zhvillues me eksperiencë
📩 Si të aplikoni
Dërgoni CV-në tuaj në: [email protected]
Subject: Application – Python Developer Junior
Job Announcement – Junior Python Developer - Smart Processes 📢 Job Announcement – Junior Python Developer📍 PositionJunior Python Developer 📌 Role DescriptionWe are looking for a Junior Python Developer to join our team. The ideal candidate is motivated to learn and develop programming skills while contributing to the development of Python-based app...
15/05/2025
📢 Pozicioni i hapur: Specialiste Junior Marketingu
🚀Smart Processes shpk, kompani që operon në fushën e zhvillimit të software-it dhe konsulencës menaxheriale, është në fazë zgjerimi dhe kërkon të shtojë në ekipin e saj një Specialiste Junior Marketingu për të mbështetur objektivat e rritjes dhe ndërkombëtarizimit të kompanisë.
Për më shumë informacion klikoni linkun:
Specialiste Junior Marketingu nga Smart Processes shpk Pozicioni i hapur: Specialiste Junior Marketingu Smart Processes shpk, kompani që operon në fushën e zhvillimit të software-it dhe konsulencës menaxheriale, është në fazë zgjerimi dhe kërkon të shtojë në ekipin e saj një Specialis...
15/05/2025
📢 Pozicioni i hapur: Asistente Administrative
🚀Smart Processes shpk, një kompani që operon në fushën e zhvillimit të software-it dhe konsulencës menaxheriale, është në kërkim të një Asistente Administrative për të mbështetur objektivat e saj të rritjes dhe ndërkombëtarizimit.
Për më shumë informacion klikoni linkun:
Asistente Administrative nga Smart Processes shpk Pozicioni i hapur: Asistente Administrative Smart Processes shpk, një kompani që operon në fushën e zhvillimit të software-it dhe konsulencës menaxheriale, është në kërkim të një Asistente Administrative për të mbështetur obj...
24/12/2024
✨ Gëzuar Festat nga Smart Processes! 🎁🎄
15/05/2024
Ekspertët e Smart Processes LLC kanë zhvilluar trajnimet e Komisioneve të përhershme të shërbimeve, me përfaqësues të këshillave bashkiakë dhe administratës për bashkitë e qarqeve Fier, Korçë dhe Berat.
Në bashkëpunim me projektin Bashki të Forta këto trajnime janë zhvilluar me qëllim ngritjen e mëtejshme të kapaciteteve të komisioneve të këshillave për të mbikëqyrur punën e administratës vendore dhe për një vendimmarrje sa më cilësore me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Tema e trajnimit konsistoi në rritjen e kapaciteteve për funksionimin e komisioneve të shërbimeve publike, të arsimit parashkollor dhe menaxhimit të mbetjeve, roli i komisioneve dhe këshillave në vendimmarrje, konsultim publik dhe monitorimi.
Expertët e Smart Processes LLC do të vazhdojnë me trajnimet edhe në ditët dhe javët në vijim.
Smart Processes LLC
Bashki të Forta
Helvetas
Swiss Development & Cooperation
Embassy of Switzerland in Albania
ASPA - Shkolla Shqiptare e Administrates Publike
Shoqata për Autonomi Vendore
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the business
Website
Address
Panorama Street
Tirana
1000
Opening Hours
| Monday | 08:30 - 17:30 |
| Tuesday | 08:30 - 17:30 |
| Wednesday | 08:30 - 17:30 |
| Thursday | 08:30 - 17:30 |
| Friday | 08:30 - 17:30 |