IDEA
CFARE ESHTE IDEA? Aplikantët duhet të vijnë me një ide të mire dhe të angazhohen të punojnë fort në maturimin e idesë në një biznes që rritet.
19/12/2025
🚀 Gratë dhe financat: workshop-i që solli ide, këshilla dhe mundësi për sipërmarrjet e reja!
Takimi i datës 15 dhjetor ishte një mundësi e veçantë për gratë sipërmarrëse që duan të rrisin biznesin e tyre dhe të kenë akses më të lehtë në financë.
📈📌Impakt, energji pozitive dhe frymëzim në një sesion intensiv.
Ky event u organizua nga Qendra Balance, në partneritet me Shoqatën Shqiptare të Bankave.
Më 15 dhjetor, AAB në bashkëpunim me Qendrën Balance, organizoi një workshop online me fokus aksesin në financë për gratë sipërmarrëse. Aktiviteti mblodhi rreth 25 gra sipërmarrëse, të cilat patën mundësinë të njihen me praktika dhe instrumente financiare që mbështesin zhvillimin dhe rritjen e bizneseve të drejtuara nga gratë. Gjatë workshop-it u zhvilluan sesione shpjeguese mbi tema kyçe si SEPA, produkte bankare specifike për bizneset, mundësitë e kreditimit për sipërmarrjet e drejtuara nga gratë, si dhe sh*tjet online dhe përdorimi i kanaleve digjitale. Në panelin e diskutimit morën pjesë ekspertë të ProCredit Bank: znj. Blerta Selamaj, Coordinator Business Development Function, znj. Erinda Ropi, Deputy Head of Department, Business Support & Digital Channels Department, dhe znj. Fortesa Jakupi, Head of Business Support and Digital Channels Department, me pjesëmarrjen dhe të z. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i AAB-së.
Workshop-i u përmbyll me një sesion interaktiv pyetje–përgjigje, gjatë të cilit gratë sipërmarrëse ngritën çështje konkrete që lidhen me sfidat e tyre të përditshme. Një fokus i veçantë iu kushtua instant payments, të cilat u diskutuan si një zgjidhje lehtësuese dhe inovative për bizneset dhe startup-et e drejtuara nga gratë, duke rritur efikasitetin dhe shpejtësinë e transaksioneve financiare.
03/12/2025
✨ Nesër në Next Bite, Varshavë! ✨
Më 4 dhjetor, Varshava mirëpret ngjarjen përmbyllëse të Programit EWA 2025 gjatë Next Bite Satellite: Accelerating Innovation Through Women Leadership.
🎖Të emocionuar për pjesëmarrjen e Rea Losha, përfaqësuese EWA Albania.
Një moment i rëndësishëm për të vënë në qendër talentin dhe ambicien e grave tona sipërmarrëse në arenën ndërkombëtare! 🇦🇱✨
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the public figure
Address
Rruga Komuna E Parisit & Bulevardi Bajram Curri
Tirana
1019
Opening Hours
| Monday | 09:00 - 18:00 |
| Tuesday | 09:00 - 18:00 |
| Wednesday | 09:00 - 18:00 |
| Thursday | 09:00 - 18:00 |
| Friday | 09:00 - 18:00 |