Center for Development and Social Initiatives
The mission of CDSI is to develop and promote basic and clinical research on the prevention, treatme
08/01/2019
Konkurs fotografie 📸
Në kuadër të Rainbow Bridge Project, Kreator Kumanovo së bashku me partnerët e saj, shpallin Konkursin e Fotografisë me temë "Qyteti im Multikulturor".
Temat e konkursit:
- Diversiteti kulturor dhe multikulturalizmi ne kontekstin e Ballkanit Perendimor
- Lufta kundër paragjykimeve dhe stereotipave
Kush mund të marrë pjesë: Të rinjtë e moshës 16-25 vjeç nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi
Kriteret e dorëzimit:
• Një person, një fotografi
• Foto duhet të dorëzohet me email ([email protected]) dhe të shoqërohet me një citim / mesazh nga autori për temën e zgjedhur
• Citimi / mesazhi mund të bëhet në gjuhën angleze, maqedonase, shqipe ose malazeze
• Rezolucioni min. 3507x2481p
• Fotot mund të dorëzohen me ngjyra ose bardhë e zi
• Formati që pranohet: jpg ose pgn
• Asnjë kopje në internet nuk do të pranohet
• Fotoja do të mbetet nën të drejtën e autorit të partnerëve dhe do të përdoret për promovimin dhe vizibilitetin e projektit.
Afati: 20 janar 2019 në orën 16:00 dhe fituesit do të shpallen më 25 janar 2019
20 foto do të zgjidhen nga një juri e përbërë nga 3 përfaqësues nga organizatat partnere dhe 2 fotografë profesionist nga Maqedonia.
20 fotot e përzgjedhura do të printohen dhe do të marrin pjesë në një ekspozitë fotografike që do të organizohet në shkurt në Kumanovë, Pogradec dhe Ulqin. Dhurata të vogla do të sigurohen për secilin fitues. Çdo foto gjithashtu do të publikohet në një broshurë së bashku me mesazhin e autorit.
Paraqitni foto tuaja në: [email protected]
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the organization
Website
Address
Tirana
1001
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 16:00 |
| Tuesday | 08:00 - 16:00 |
| Wednesday | 08:00 - 16:00 |
| Thursday | 08:00 - 16:00 |
| Friday | 08:00 - 14:00 |