Alpine Guide Albania

Alpine Guide Albania

Share

Kjo është një hapësirë për të gjithë të apasionuarit e ecjes në natyrë dhe ngjitjes në mal!

11/06/2026
04/06/2026

Programi per muajin qershor:

🔴13-14 qershor ngjitemi ne majen me te larte ne Shqiperi, Korabi 2764m. Ngjitja dhe akomodimi si gjithmon ne fshatin Radomire. Nisja te shtunen ne oren 17:00. Ne vajtje ndalojme ne Peshkopi meqenese ate nate ne pedonalen 3 qytetit organizohet dhe "Dibra n'Fest".

🔴21 qershor, Maja e Lubotenit 2498m, Kosove. Maja kga ku shikohet komplet Kosova dhe maja ku fillojme Malet e Sharit. Eshte nje ngjitje pa veshtiresi teknike, por ngjitje te tilla duan dite te gjate dhe qershori eshte ideal.

🔴26-27-28 qershor, kampingu pranveres ne bashkepunim me Maya Alpine Club dhe Sh.B. Mariashi. Kampingu do organizohet duke u akomoduar diten e pare ne vilat alpine ne qendren Rinore ne Decan ku eshte perfshire dhe darka dhe nje koncert live ne mbremje.
Diten e dyte shkojme drejt Bjeshkes se madhe ku sipas deshires zgjidhni te ngjisni Gjeravicen apo te Liqenin e Tropojes, ku pas kthimit akomodohemi ne tenda. Darka, zjarr, lojra.
Diten e trete pas mengjesit ngjitje ne Majen e Madhe, dhe mbasdite pasi te zbresim nisemi per ty kthyer ne Tirane.
Organizimi i ketyre tre diteve perfshin gjithcka, qe nga akomodimi tek vilat alpine ne Decan, kampingu, koncertin, darkat mengjeset, paketat piknik gjate ngjitjeve, transportin, dhe guidat shoqeruese te te tre guidave qe e organizojne.
Nisja diten e premte ne oren 16:00 - 17:00 nga Tirana

🔴🔴Per secilen guide prenotimet do te pranohen te henen e asaj jave qe do organizohet guida, ne te cilen do te publikohet dhe programi i plote.

29/05/2026

Shkalla e Valit, Martanesh

27/05/2026

Organizohet per here te pare kalimi:
Martanesh-Gryka e Valit-Bize
Diten e diele 31 maj

Organizohemi kete fundjave te bejme per here te pare nje kalim qe eshte me shume se i bukur per nga natyra dhe ajo te cilen do shikojme.

Fillon ne zonen e Martanesh*t ne Diber-Bulqize, neper Gryket e Valit dhe per te perfunduar ne fushen e Bizes ne zonen e Shengjergjit-Tirane

Ecja per rreth 10 km (nga 15 ne total) neper gryken e Valit ne te cilen ne kete periudhe mund te shijosh cdo detaj te natyres e ben kete kalim ndoshta me te bukurin ne periudhen e pranveres.

Shtegu fillon ne Martanesh ne drejtim te Valit dhe per te shkuar deri atje do ngjitemi duke kaluar nepermjet Shkalles se Valit me "72 shkallet" e famshme qe te ngjisin nga Martaneshi per ne gryken e Valit.

Gjate ecje do vizitojme dhe Shpellen e Valit ne te cilen futet lumi i Bizes dhe prej aty nuk dihet se ku perfundon, si dhe liqenin e Bizes ne te cilin mund dhe te laheni apo freskoheni.

Disniveli eshte rreth 700m, distanca 15 km, dhe per ta realizuar duhen rreth 6-7 ore, duke llogaritur dhe pushimet qe mund te bejme gjate kalimit.

Ky kalim eshte i pershtatshem per persona qe gezojne shendet te mire, dhe persona qe duan te provojne ecjet e gjata ne natyre, por qe kane aktivitet fizik gjate javes apo kane qene pjese e ecjeve ne natyre dhe here te tjera.

Koha do te jete e mire, dhe me temperatura deri 20 grade. Veshjet duhen te pershtatshme per ecje dhe kalime te tilla. Bluza me menge te shkurtera/gjata material sintetik sportiv, dhe kepucet te jene te pershtatshme per ecje ne natyre.

Merrni me vete ushqime apo fruta pergjate ecjes, uje, dhe krem kundra diellit, kapele, syze.

Nga Biza per ne Shengjergj, rreth 30 min, transporti do te behet me makinat Ifa, sepse rruga nuk eshte e pershtatshme per furgonat.

Nisja diten e diele ne oren 07:30 nga ETC, apo ndalesa te tjera gjate rruges tek Brryli, Materniteti i Ri, apo rrethrrotullimi i Shkozes.

Pagesa eshte 3000 leke dhe perfshin:
Transportin Tirane- Martanesh- Shengjerg-Tirane
Guiden
Organizimin

Per prenotime inbox, ose cel/sms 0674057125

Want your business to be the top-listed Travel Agency in Tirana?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Address


Rruga Aleksander Moisiu
Tirana