Medicinus
Klinika MEDICINUS ofron shërbime fizioterapeutike rehabilituese për problemet:
-posturale
-neurologjike
-reumatologjike
-ortopedike-traumatologjike etj.
27/06/2023
⚡️Hiperkifoza cerviko-torakale (gunga e qafës siç mund ti referohemi në përditshmëri) është mjaft e përhapur në ditët e sotme. Mund ta vërejmë në cdo moshë dhe shfaqet si tek meshkujt edhe te femrat. Mundësia e shfaqjes rritet me rritjen e moshës.
⚡️Përveç se një problemi estetik, hiperkifoza sjell edhe shumë shqetësime funksionale. Në varësi të shkakut që mund të jetë
👉🏻Postura e gabuar
👉🏻Probleme degjenerative të artikulacioneve vertebrale
👉🏻Deformime kongenitale, te lindura
👉🏻Kifoza Juvenile etj.
kjo gjendje mund të sjellë vështirësi në kryerjen e aktiviteteve të përditshme, lodhje të shpejtë, ulje të forcës dhe fleksibilitetit të muskujve të shpinës, dhimbje mes shpatullave, vështirësi në frymëmarrje për shkak të uljes së kapacitetit vital të respirimit etj.
🍀Trajtimi fizioterapeutik me anë të terapisë manuale, terapisë ushtrimore dhe terapisë respiratore është shumë efektiv në përmirësimin e funksioneve të alteruara si pasojë e hiperkifozës. Rezultatet fillojnë të duken që pas seancave të para.
Kështu që mos neglizhoni nëse edhe ju keni një problematikë të tillë. Konsultohuni falas me terapistët e Medicinus dhe riktheni energjinë për të punuar dhe jetuar më mirë.
Medicinus
Feel Better, Do Better!
🍀 𝗙𝗶𝘇𝗶𝗼𝘁𝗲𝗿𝗮𝗽𝗶𝗮 𝗻𝗲̈ 𝗽𝗿𝗼𝗯𝗹𝗲𝗺𝗲𝘁 𝗡𝗲𝘂𝗿𝗼𝗹𝗼𝗴𝗷𝗶𝗸𝗲
Fizioterapia në Neurologji trajton pacientët me problematika funksionale dhe çrregullime të lëvizjes të cilat shkaktohen nga dëmtime që prekin 𝘵𝘳𝘶𝘳𝘪𝘯, 𝘱𝘢𝘭𝘤𝘦̈𝘯 𝘬𝘶𝘳𝘳𝘪𝘻𝘰𝘳𝘦 dhe 𝘴𝘪𝘴𝘵𝘦𝘮𝘪𝘯 𝘯𝘦𝘳𝘷𝘰𝘳. Patologjitë më të shpeshta të cilat trajtojmë janë:
⚡ Dëmtimet Cerebrale
⚡Stroke
⚡Skleroza Multiple
⚡Semundja e Parkinsonit
⚡Dëmtime të Kordës Spinale
⚡Alterimet e Koordinimit, Balancës dhe Lëvizshmërisë
⚡Vështirësitë në ecje
⚡Ataksi
Pjesa më e madhe e pacientëve me probleme neurologjike shfaqin humbje të diapazonit të lëvizjes ose funksionit, dobësi të muskujve, ulje të ekuilibrit dhe qëndrueshmërisë. Të gjitha këto alterime ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme në rutinën e tyre të përditshme.
🍀 𝗥𝗼𝗹𝗶 𝗶 𝗙𝗶𝘇𝗶𝗼𝘁𝗲𝗿𝗮𝗽𝗶𝘀𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗿𝗲𝗵𝗮𝗯𝗶𝗹𝗶𝘁𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗯𝗹𝗲𝗺𝗲𝘃𝗲 𝗡𝗲𝘂𝗿𝗼𝗹𝗼𝗴𝗷𝗶𝗸𝗲
E synuar për të përmirësuar forcën, lëvizjen, ekuilibrin dhe koordinimin, fizioterapia neurologjike funksionon duke stimuluar sistemin nervor përmes terapisë, aktiviteteve dhe ushtrimeve të ndryshme. Jo vetëm që fizioterapia neurologjike ndihmon me çrregullimet e lëvizshmërisë së pacientit, por gjithashtu i ndihmon ata të fitojnë një këndvështrim dhe besim më të mirë për gjendjen e tyre duke përmirësuar cilësinë e përgjithshme të jetës përmes:
✔️ Përmirësimit të balancës dhe koordinimit
✔️ Përmirësimit të ecjes
✔️ Përmirësimit dhe rikthimit të funksioneve të prekura
✔️ Rritjes së qëndrueshmërisë dhe forcës së muskujve të dobësuar
✔️ Reduktimit të kontrakturave dhe spazmave muskulare
✔️ Optimizimit të autonomisë së pacientit në aktivitetet e jetës së përditshme.
Për të rezervuar një konsultë falas me fizioterapistët e Medicinus mund të kontaktoni në:
📞 Tel: 0696126476
📍 Adresa: Rruga Migjeni, Astir, Tiranë
𝙈𝙚𝙙𝙞𝙘𝙞𝙣𝙪𝙨
𝙁𝙚𝙚𝙡 𝙗𝙚𝙩𝙩𝙚𝙧, 𝘿𝙤 𝘽𝙚𝙩𝙩𝙚𝙧!
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the practice
Telephone
Website
Address
Grand Gallery, Rruga 3 Dëshmorët
Tirana
1001
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 20:00 |
| Tuesday | 08:00 - 20:00 |
| Wednesday | 08:00 - 20:00 |
| Thursday | 08:00 - 20:00 |
| Friday | 08:00 - 20:00 |
| Saturday | 09:00 - 20:00 |