MedLink

MedLink

Share

Platformë me informacion mbi shëndetin në shqip.

Photos from MedLink's post 21/05/2025

👩🏻‍⚕️ Sot pata kënaqësinë të isha pjesë e një takimi me mjekët e familjes, ku diskutuam mbi rëndësinë e depistimit dhe zhvillimet më të fundit në menaxhimin e kancerit të gjirit.

Roli i tyre është shumë i rëndësishëm! Janë ata që qëndrojnë në vijën e parë të kontaktit me pacientët, që mund të nxisin kontrolle në kohë dhe të identifikojnë rastet në stad të hershëm, kur trajtimi është më i lehtë dhe shanset për shërim më të larta.

Kontributi i tyre është thelbësor në luftën kundër kancerit dhe për këtë, meritojnë çdo vlerësim 🫶🏼

02/01/2025

Në vitin 2024, FDA miratoi 50 barna të reja.

Fushat terapeutike për barnat e reja:

• Onkologji (10)
• Hematologji (7)
• Dermatologji (6)
• Gjenetikë (5)
• Kardiologji (5)
• Gastroenterologji (4)
• Neurologji (3)
• Sëmundje Infektive (3)
• Endokrinologji (2)
• Imunologji (1)
• Nefrologji (1)
• Psikiatri (1)
• Diagnostikë Imazherike (1)
• Pulmonologji (1)

Nëse duhet të zgjedh tre miratimet kryesore, ato do të ishin:

1️⃣ Cobenfy nga Bristol Myers Squibb - trajtim për skizofreninë që përdor një mekanizëm të ri veprimi.
2️⃣ Alyftrek (Novo Nordisk) dhe Hympavzi (Pfizer) - trajtim profilaktik për hemofilinë.
3️⃣ Ziihera (Zymeworks Inc.) për kolangiokarcinomën metastatike dhe Itovebi (Roche) për kancerin metastatik të gjirit.

Sytë nga 2️⃣0️⃣2️⃣5️⃣ 🎉

#2025

Want your practice to be the top-listed Clinic in Tirana?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Address


Tirana