Perikli Shuli

Perikli Shuli

Share

Kjo është faqja ime ku do jenë të
pasqyruar poezia , kënga
dhe albume të ndryshëm me foto!

Want your establishment to be the top-listed Arts & Entertainment in Tirana?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Perikli Shuli

Perikli Shuli lindi në Gramsh në 27 qershor 1965. Në vendlindje përfundoj arsimin 8 vjeçar, mandej shkollën e mesme e përfundoi në Tiranë. Nga viti 1989 jeton në qytetin e Tiranës. Nga viti 1992 deri në vitin 1996 ka punuar në radhët e Ushtris Popullore në repartin 1946 dhe 8820 në armën e kimis dhe atë të zbulimit.. Në vitin 1997 deri në vitin 2005 punoi në institucionet e inteligjencës për Sigurinë Kombëtare. Nga viti 2005 e në vazhdim me aktivitet privat. Qysh në vitet e hershme u mor me poezi dhe pasioni i tij ka qenë poezia dhe kënga... Vëllimi “ Si qenka ky Planeti im!...” në tri gjuhë shqip, anglisht dhe italisht është libri i tij i parë. “Rrugëtim i bindur” libri i tij i dytë. Pjesmarrës në shumë Antologji brenda dhe jashtë vendit. Në ditën e poezis në Franc 2016 në qytezën e Metz, poezia për aktin terrorist që goditi Francën u vlerësua si poezia më e mirë nga Diaspora! Perikliu është fitues i disa çmimeve të akorduara nga Shoqata shkrimtarësh dhe Unioni i Shkrimtarëve shqiptarë. Me 11 korrik 2015, fitues i çmimit të parë në konkursin "Ditët e Çajupit". Po kështu u shpall fitues i çmimit të parë me poezinë "Mëmëdhe" Në Korçë 21 mars 2019 në konkursin "Fllade dashurie" vlerësohet me çmimim e tretë me poezinë "S'mundem të pres". Tiranë, më 8 dhjetor 2018, në Festivali II të aktrimit të rinisë Shqiptare u vlerësua,me çmimin e parë për interpretimin më të mirë me poezinë konkurruese: "Shqipe moj" ; Tiranë, më 8 dhjetor 2019, në Festivalin e Dytë të aktrimit të rinisë shqiptare. Çmimet vijonë : Çmimi i parë me poezinë “Poeti nuk vdes kurrë” në Prishtinë, më 18 shkurt 2019, në konkursin "Ora letrare", organizuar nga Unioni i Shkrimtarve Shqiptarë. Po kështu fiton çmimi i dytë me poezinë "Muret e mendjes". Merr çmimin e tretë me poezinë “Fjala” nga Shoqata e Shkrimtarëve të Pejës, më 26.05. 2018, në Manifestimin letrar tradicional mbarëkombëtar të përvitshëm(Ora e madhe letrare). Aktualisht Perikliu mban detyrën e Nën Kryetarit të Shoqatës “Unioni Shkrimtarëve shqiptarë” me qëndër në Prishtinë. Po kështu është dhe antar i bordit drejtues në LNPSHA Pegasi Albania. Eshtë zgjedhur Kryetar për qarkun e Tiranës i Organizatës UA “Uniteti Alban”. Eshtë Ambasador i Paqes Universale.

Category

Telephone

Website

Address


Rruga Don Bosko
Tirana
THEALBENIATRAVELKOMPANY