Librari RING Center

Librari RING Center

Share

Te gjithe librat me -20%

17/05/2019

Nga dritaret me xham të dyfishtë të apartamentit të saj në Reikjavik, një grua e moshuar vështron jetën nga e cila tanimë ndihet e përjashtuar. Një jetë e vrullshme dhe e zhurmshme, që vazhdon ta tërheqë, të ngrejë pyetje e t'i ushqejë urinë për të tjera ditë, si dhe dëshirën e saj për të qenë pjesë e së tashmes. Ajo është e ve, ka fëmijë që e duan, por që prej kohësh ndjekin jetën e tyre. Monotonia e ditëve të saj thyhet kur hyn në skenë një burrë, i cili, pa drojë, e miklon dhe e kërkon, duke e bërë të ndjejë edhe një herë dalldinë e dëshirimit dhe të përkrahjes. Por, a është e pranueshme, e dëshirueshme apo edhe e mundur, tek e fundit, të dashurohesh në moshën e saj?!
Çfarë mund t'u ofrojë dashuria dy jetëve vetmitare në zgrip të tyre?
Pse pasioni i të moshuarve mbetet tabu, edhe në sytë e miqve dhe të familjarëve, diçka që duhet mohuar ose kritikuar si një tekë?
"Pas xhamit të dyfishtë" është një këngë dashurie delikate për gjallërinë e shpirtit, që nuk i bindet vyshkjes së trupit, një rrëfim poetik e i ndjeshëm për largësinë e panevojshme që krijohet mes brezave, si dhe thekson se ndjenjat nuk plaken kurrë.!!! (...)
"Pas xhamit të dyfishtë" nga Halldóra Thoroddsen .
Çmimi 500 lekë
Na gjeni tek Ring Center kati 4 pranë lojërave.
Iu mirëpresim!!

Want your business to be the top-listed Shop in Tirana?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Telephone

Website

Address


Tirana Ring Center
Tirana
1000

Opening Hours

Monday 09:00 - 21:00
Tuesday 09:00 - 21:00
Wednesday 09:00 - 21:00
Thursday 09:00 - 21:00
Friday 09:00 - 21:00
Saturday 09:00 - 21:00
Sunday 09:00 - 21:00