Atird Hoxha

Atird Hoxha

Share

Kryetar i Partisë Demokratike Dega Vlorë

Photos from Atird Hoxha's post 17/08/2025

Vlora në rrezik nga “Komisioni Çuçi, Vëngu, Sinaj”

Në mes të gushtit përvëlues, “komisioni shkatërrues” ka thirrur një mbledhje jashtë radhe të Këshillit Bashkiak të Vlorës, për të kaluar pa shumë zhurmë projektin famëkeq për “zhvillimin” e zonës së Stadiumit dhe Pallatit të Sportit “Flamurtari”.

Në fakt, nuk bëhet fjalë për zhvillim sportiv, por për të njëjtën skemë të përdorur te “Arena Kombëtare”: zhdukja e pronës publike dhe ngritja e kullave private.

E kam paralajmëruar prej kohësh, Rama dhe dallkaukët që e ndjekin duan ta çojnë Vlorën drejt shkatërrimit të çdo hapësire publike e sportive, për t’ia dorëzuar klientelës së tyre. Nesër kjo do tentohet të bëhet realitet.

Pas këtij projekti fshihet interesi i drejtpërdrejtë i “mikut të Ramës”, Sinan Agai, që aktualisht ka në administrim terrenet dhe ekipin e futbollit “Flamurtari”. Në vend që të investohet për një stadium modern, një pallat sporti funksional dhe hapësira që i shërbejnë qytetarëve e sportistëve, pushteti kërkon t’ia dhurojë këtë pasuri publike një individi të lidhur ngushtë me kryeministrin.

Ky nuk është zhvillim, është grabitje! Nuk është investim për qytetin, por tjetërësim i hapësirës më të rëndësishme sportive në beton, kulla dhe miliona euro për xhepat e Ramës dhe klientëve të tij.

Unë kam folur më parë dhe do të flas sërish. Vlora nuk është pronë e oligarkëve dhe e klientelës së Ramës. Ajo i përket qytetarëve të saj.

Kushdo që nesër voton këtë projekt në Këshillin Bashkiak, do të mbajë përgjegjësi të plotë për këtë tradhti ndaj qytetit.

Vlora meriton dinjitet dhe zhvillim të vërtetë, jo pazare me “miqtë e Ramës”!

Photos from Atird Hoxha's post 05/08/2025

Afera korruptive e Belinda Ballukut në Portin e Vlorës

Me një vendim të errët dhe klientelist, Belinda Balluku i ka dhënë hapësirën strategjike të Portit të Vlorës klientëve të qeverisë Samir Mane dhe Geron Çela. Ky është një akt i pastër korrupsioni që tregon qartë sesi pasuria publike iu dorëzohet interesave private, përmes pazareve.

Në foto është porta hyrëse e Vlorës, që lidh qytetin tonë me Europën. Shikoni në çfarë gjendjeje skandaloze ndodhet sot ky port, në kulmin e sezonit turistik! Ironikisht, nesër në mëngjes, pikërisht këtu pritet të zbresin turistët që kanë zgjedhur Vlorën për të kaluar pushimet.

Ky nuk është thjesht degradim infrastrukture. Është një poshtërim për qytetin, për qytetarët dhe për çdo përpjekje për zhvillim turistik dhe ekonomik serioz.

05/08/2025

“Komisioni Çuçi, Vengu, Sinaj” përmbyt Vlorën

Mjaftuan pak minuta shi për të nxjerrë zbuluar të gjithë paaftësinë, papërgjegjshmërinë dhe korrupsionin që e ka mbytur Vlorën prej vitesh.
Për të satën herë, qyteti u përmbyt! Asnjë masë parandaluese, asnjë investim funksional, vetëm propaganda dhe emërime klienteliste.

Komisioni famëkeq Çuçi, Vengu, Sinaj, që ka kapur Bashkinë e Vlorës përmes emërimesh politike në çdo institucion, çfarë ka për të thënë sot?
Cili prej drejtuesve që kanë përzgjedhur me “vulë partie” ka dhënë ndonjë zgjidhje reale për qytetin?

Prej 28 vitesh, Partia Socialiste ka pasur në dorë fatet e Vlorës. Rezultati është ky: një qytet i përmbytur, i braktisur, i pajetueshëm.
Përveç betonit dhe klientëve tuaj, asgjë tjetër nuk funksionon. Turistët ikin, qytetarët vuajnë, ndërsa ju bëni emërime dhe mbani shfaqje.

Mos kërkoni fajtorë gjetkë.
Për gjithçka që po ndodh në Vlorë, problemi jeni vetëm ju!

Photos from Atird Hoxha's post 03/08/2025

“Sinan Agai” ndërtuesi i pandëshkueshëm i Ramaduros

Pa asnjë tabelë informuese, pa asnjë leje të dukshme nga autoritetet përkatëse, në hapësirën e stadiumit Flamurtari ndërtohet, betonohet dhe shembet gjithçka që del përpara. Ligji është thjesht një dekor.

Ndërkohë, qytetarët dhe bizneset e ndershme që paguajnë rregullisht taksat detyrohen të ndjekin me korrektësi çdo procedurë, edhe për një ndërhyrje të vogël në pronat e tyre, përndryshe gjobat dhe burgu janë “gostitja” nga pushteti i Rilindjes.

Por kjo nuk ndodh për “Sinan Again”, mikun e Ramaduros. Për të, ligji nuk ekziston. Rregullat vlejnë vetëm për të tjerët.

Institucionet? Heshtje. As IKMT, as Policia e Shtetit, as Policia Bashkiake, as INUV nuk duken gjëkundi. Të gjithë të verbër përballë arrogancës që sfidon publikisht shtetin e së drejtës.

As mediat dhe portalet që vetëquhen “të pavarura” nuk shohin, nuk dëgjojnë, nuk raportojnë.😏

Sepse aty ku pushteti është ortak me paligjshmërinë, heshtja kthehet në bashkëpunim.

11/07/2025

Pas drejtorëve dhe kryetarëve të njësive administrative, sot ishte radha e nënkryetarëve të bashkive.

Dhe të mendosh që të gjithë këta që i ka shkarkuar, dhe vazhdon të japë urdhra për t’i shkarkuar, vetëm dy muaj më parë janë bërë copa për të blerë, intimiduar dhe mbledhur vota, brenda dhe jashtë vendit, për mandatin e tij të katërt.

Një mënyrë sa “kuptimplotë” aq edhe brutale për t’i “vlerësuar”, pasi të përdor, të flak jashtë.

Want your public figure to be the top-listed Public Figure in Vlorë?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Telephone

Address


L. "Pavarësia" Rr. "Dush Strati"
Vlorë
9401