Risk Security Management

Risk Security Management

Share

Konsulencë profesionale për sigurinë fizike

17/04/2019

...në "HOMAZH" të vendimit të MENDER parlamentit hollandar...

ALBANIAN, CRIMINAL PEOPLE !

(…kriminalitetin nuk jua sollëm ne, e gjetëm në mes jush, thjesht ngjyem duart në MUTIN, në të cilin ju jeni zhytur, deri në grykë…)

Thuhet se Prokuroria dhe Policia hollandeze, nëpërmjet një raporti sekret kanë kërkuar nga qeveria e vendit te tyre rishikimin e lëvizjes së lirë për shtetasit shqiptarë, pasi sipas tyre:

“Kriminelët shqiptarë shikohen si një kërcënim serioz për shoqërinë Holandeze pasi janë të implikuar në trafikimin dhe sh*tjen e kokainës dhe kanabisit, trafikimin njerëzor dhe pastrim parash.

Roli i kriminelëve shqiptarë po forcohet, dhe ka marrë një rol prominent në Holandë. Ka një mbiprezence të madhe te shqiptarët në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Një tjetër problem janë klandestinët shqiptarë, të cilët përdorin portet holandeze për të ikur ilegalisht në Angli.”

Në të njëjtën kohë dhe valë, sipas portaleve, mbase edhe “fake news”, edhe britanikët janë të shqetësuar për ritjen e kriminalitetit shqiptar, të cilin e shohin si “rrezik kombëtar”!

A thua para “zbulimit” që shqiptarët u bënë këtyre vëndeve, në to s’kishte DROGË, TRAFIKIM QËNIESH NJERËZORE, PASTRIM PARASH!!!!

Që shtetas shqiptarë rezidentë në këto vënde, merren me veprimtari kriminale, kjo s’do as mënd as kalem, biles as RAPORTE policore, që ta vulosin këtë realitet!
Që kjo veprimtari përbën cënim të sigurisë të këtyre vëndeve, vlen e njëjta logjikë!
Por shqiptarë nuk ka vetëm në këto vënde, biles në të njëjtin numër, mos më shumë, ka edhe në Amerikë, Australi, Gjermani biles edhe në vëndet skandinave, ku shqiptarët ose nuk përbëjnë rrezik për fenomenet e mësipërme, ose POLICITË e këtyre vëndeve janë të paafta në identifikimin e fenomenit, si policitë e mësipërme!!

Kur shqiptarët “zbuluan”, me shumicë, Italinë e Greqinë nga policitë, por më shumë nga politika, u bë i njëjti “zbulim”: kriminaliteti shqiptar përbën kërcënim për sigurinë e këtyre vëndeve!
Pretendohej se, në Itali “mafia shqiptare” kishte zbehur shkëlqimin e katër ORGANIZATAVE KRIMINALE botërisht të njohura, COSA NOSTRA-n sciliane, CAMORRA-n napolitane, NDRANGHETA-n kalabreze dhe SACRA CORONA UNITA-n puliese, biles i kishte “nënështruar” ato, në të vërtetë përdorej, mësonte e bashkëpunonte me to!!!
Dy portet holandeze, ai i Amsterdam me rreth 8567 anije dhe vëllim 97.5 milionë ton mallrash të përpunuar dhe ai Rotterdam me 36,400 anije dhe volum prej 442 milionë ton mallrash, shifrat e vitit 2014, janë ndërkombëtarisht të njohura si nyjet e çdo lloj trafiku dhe veprimtarie kriminale në kontinentin e vjetër, nga çdo vënd dhe ORGANIZATË KRIMINALE e botës!

Askush nuk ka cilësuar as Italinë as Hollandën si “kërcënim për sigurinë” e Europës së Bashkuar, si eksportuese kriminaliteti apo favorizuese e tij!!!

Si duket, mbasi “mbaruan” punë në Itali, shqiptarët filluan “kolonizimin kriminal” të Europës, nën shëmbullin e të ikurve siçilianë, që krijuan COSA NOSTRA-n në botën e re të Kolombit!!!

Nëse ikin, apo s'lejohen shqiptarët të udhëtojnë lirshëm, a do zhduken apo pakësohet në këto vënde DROGA, TRAFIKIMI QËNIEVE NJERËZORE, PASTRIMI PARAVE ???

E bashkë me shqiptarët, do zhduken përdoruesit e drogës, qejfllinjtë e prostitucionit apo “parajsat fiskale”, lagje, ishuj apo shtete qofshin ato, që për fat të këtij populli, nuk gjendet asnjë në Shqipëri!!!!

Ndaj me “ballin lart e gojën plot” mund tu themi “vëllezërve europianë”, apo tellallëve këtu te ne, lëreni mënjanë kriminalizimin e një POPULLI për nevoja nacionaliste e populiste!

Më keq akoma, kur e gjithë kjo bëhet, për tërheqjen e vëmëndjes së opinionit publik nga ORGANIZATAT KRIMINALE vëndase, apo paftësia e qeverive respektive për shërimin e fenomeneve sociale ekonomike që favorizojnë zhvillimin e kriminalitetit të organizuar, si dhe plagët sociale që ai u shkakton shoqërive në këto vënde!

…mes jush gjetëm edhe ARËN edhe FARËN e kriminalitetit, ne u morrëm vetëm me "kultivimin", ndërsa pasojat i “eksportuam” në vëndin tonë…

Photos 28/02/2017

…NDRYSHOVA BANKË…
(apo nga shiu në breshër)

“…kur deshe borxh, nuk erdhe tek unë, por shkove tek bankieret e fëlliqur që të nuhasin në bythë…” i tha Don Korleone, Bonaserës…

Përsëri ndryshova Bankë!
Sepse për një Kredit kartë, me limit 200 Euro: mu desh të plotësoja një formular 200 faqe! Mu desh të firmos një kontratë 200 faqe, 15 ditë më pas, e që pas 15 ditësh të pajisem me Kartën e kreditit!

E të durosh, edhe kur kjo legene Bankë, kërkon në rrugë jo ligjore nga punëdhënësi im, të dhëna personale të mbrojtura me ligj!!!
I kërkon kur s’ka asnjë autorizim me shkrim nga unë për lejimin e kërkimit të këtyre të dhënave nga ana e saj!
Kur i kërkon këto të dhëna me telefon, si CallCentër!!! E kur një idiote punonjëse të thotë që këto të dhëna kërkohen nëpërmjet IDS (CallCentër)!!!

Shkurt e qartë: Banka kërkonte vlerën e pagës time, vlerë e cila derdhet në llogarinë time në këtë Bankë, ç’do fillim muaji, prej më shumë se tre vjetësh!!!!!

Po mirë mo legena, pse nuk më kërkoni t’ua sjell unë Vërtetim pune dhe page!!!
Pse si kërkoni me një copë shkresë, apo s’u dolën 15 ditë për ta bërë këtë!!!
Për më tepër kur një “bjonde” provinciale, edhe pse “shefe” sillet si harbute kur i kërkon spjegim…

“…s’u shua Stambolli për gjilpëra-thoshte Gjyshja…”

Ka Banka që nuk të ofrojnë Kredit Kartë, por Kartë më parapagesë, për vetëm 30 minuta edhe pa pasur llogari page në to, me moton “…mbushe që ta kesh…”!!!

Credins Bank: Çelje llogarie, në Lek dhe EURO, pajisje me Kartë të parapaguar, vetëm 30 minuta…qysh nesër do e kënë edhe llogarinë e pagës…

Bankë legene, edhe pse me goxha emër, shtrëngo fort…
Analizën e riskut!!!!

Want your business to be the top-listed Business in Vlorë?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Telephone

Address


Shqiperi
Vlorë
9402