H&L Studio

H&L Studio

Share

"Dedikim maksimal ndaj portofolit te klienteve tane dhe permiresim drejte ekselences per te gjitha sherbimet tona financiare"H.L

Limiti i arkës - Alprofit Consult 31/01/2023

Limiti i arkës https://zcu.io/j7Ki

Tatimpaguesi, që lëshon faturë, detyrohet që t’i depozitojë në llogarinë e vet bankare ose në llogarinë e tij të hapur në institucione të tjera financiare jobankare, që mund të mbajnë depozita në përputhje me ligjin përkatës, paratë (kartëmonedha dhe monedha) që ka grumbulluar gjatë ditës për furnizimin e mallrave apo të shërbimeve, të cilat tejkalojnë nivelin maksimal të arkës ditën e nesërme të punës, pas ditës që maksimumi i arkës është tejkaluar.

Tatimpaguesi, që lëshon faturë mund të mbajë para cash (kartëmonedha dhe monedha) në arkën e vet në fillim të çdo dite pune deri në shumën maksimale të arkës. Shuma e parave cash është shuma fillestare e parave që tatimpaguesi mund të ketë në arkën e tij në fillim të ditës së punës ose të ndërrimit të çdo operatori. Shumën maksimale të parave cash e përcakton tatimpaguesi që lëshon faturë, në mënyrë të pavarur, duke nxjerrë një akt të brendshëm, në përputhje me nevojat dhe kushtet e sigurisë, por kjo nuk mund të jetë më shumë se maksimumi i lejuar i limitit të arkës.

Kriteri për përcaktimin e shumës maksimale të arkës së tatimpaguesit, që lëshon faturë, është niveli i qarkullimit vjetor të tatimpaguesit që lëshon faturë. Shuma maksimale e lejuar e parave cash në arkë për tatimpaguesit skedulohet si më poshtë:

1️⃣ për tatimpaguesit me qarkullim vjetor, gjatë vitit të mëparshëm tatimor, deri në 2 milionë lekë, shuma maksimale e lejuar e parave cash në arkë është deri në 150 000 lekë;
2️⃣për tatimpaguesit me qarkullim vjetor, gjatë vitit të mëparshëm tatimor, mbi 2 milionë lekë deri në 10 milionë lekë, shuma maksimale e lejuar e parave cash në arkë është deri në 500 000 lekë;
3️⃣për tatimpaguesit me qarkullim vjetor, gjatë vitit të mëparshëm tatimor, mbi 10 milionë lekë, shuma maksimale e lejuar e parave cash në arkë është deri në 500 000 lekë ose 5% të qarkullimit vjetor të vitit të kaluar, cilado qoftë vlera më e lartë.

Në rastet kur një tatimpagues fillon veprimtarinë gjatë vitit kalendarik, limiti maksimal i lejuar i parave cash në arkë përcaktohet referuar shumës së qarkullimit të parashikuar deri në fund të vitit.

Shuma maksimale e arkës përcaktohet për tatimpaguesin, që lëshon faturë, në tërësi dhe brenda kësaj shume tatimpaguesi që lëshon faturë mund të përcaktojë maksimumin e parave cash në arkë për çdo njësi të organizimit ose vendit të ushtrimit të aktivitetit të biznesit.

Limiti i arkës - Alprofit Consult Detyrimi për të depozituar paratë (kartëmonedhat dhe monedhat) në llogarinë bankare 1. Tatimpaguesi, që lëshon faturë, detyrohet që t’i depozitojë në llogarinë e vet bankare ose në llogarinë e tij të hapur në institucione të tjera financiare jobankare, që mund të mbajnë depozi...

15/08/2021
Kostot e fiskalizimit për sipërmarrjet - Business - 14 Qershor 2021 16/06/2021

https://www.google.com/url?sa=t&source=web&rct=j&url=https://m.youtube.com/watch%3Fv%3DCQUG44eL7KA&ved=2ahUKEwjf34O4rJzxAhUd_7sIHTenChQ4ChDFrwF6BAgJEAQ&usg=AOvVaw1EQFdU4WZzMwqwVF40tz_s

Kostot e fiskalizimit për sipërmarrjet - Business - 14 Qershor 2021 "Pro Business" një emision nga Oljana Maloku në Klan Plus.Emisioni Pro Business është ndalur këtë të hënë tek procesi fiskalizmit, i cili ka nisur tëaplikohe...

Want your business to be the top-listed Finance Company in Vlorë?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Telephone

Address


Rr. Gjergj Kastrioti
Vlorë
9401

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
17:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 16:00
17:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 16:00
17:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 16:00
17:00 - 20:00
Friday 08:00 - 16:00
17:00 - 20:00
Saturday 08:00 - 16:00