Sharks

Sharks

Share

"Shark" (Peshkaqeni), aty ku korrupsioni nuk mund ti shpetoje rrjetes. "Shark", the place where no

19/01/2026

Debate te Konferenca e Kryetarëve/ Balla thirrje opozitës: Të punojmë për Kodin e ri për ‘Zgjedhoren’, mos humbisni kohë me thirrje dhe përbetime revolucionesh

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, në Konferencën e Kryetarëve të Kuvendit u shpreh se opozita nuk mund të pengojë reformat zgjedhore dhe territoriale, duke theksuar gatishmërinë e mazhorancës për bashkëpunim.

Balla theksoi se Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore duhet të zbatojë rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, me fokus të veçantë tek depolitizimi i administratës zgjedhore, duke garantuar që partitë të votohen dhe të numërohen nga organet e pavarura, jo nga vetë partitë. Ai theksoi gjithashtu nevojën për shkurtimin e kohës së numërimit të votave, duke sugjeruar që numërimi të mos kryhet në vendvotime.

19/01/2026

Vendimi për ‘arrestin në shtëpi'/ Berisha: Kushtetuesja seksion i PS-së.

Lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha u paraqit paraditen e kësaj të hëne në SPAK në kuadër të masës “detyrim paraqitje”. Në deklaratën për mediat, ai sulmoi ashpër Gjykatën Kushtetuese lidhur me vendimin për “arrestin në shtëpi”, duke e cilësuar atë si një seksion të Partisë Socialiste.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese trajton me standarde të dyfishta çështjet, duke vonuar ato që lidhen me opozitën dhe duke përshpejtuar rastet që prekin qeveritarët. Ai theksoi se vendimi ndaj tij u shpall antikushtetues, por nuk u shfuqizua, edhe pse pasojat e tij vazhdojnë ende sot. Berisha shtoi se ky vendim hap rrugë për përfitime për persona të tjerë, duke e quajtur procesin të motivuar politikisht

18/01/2026

MES "VRAPIT" TË PROKURORISË DHE "MUREVE" TË KUSHTETUESES 🏛️🏃‍♂️
Java që sapo i mbyll ka zbuluar një krisje të thellë që shkon përtej emrave të përveçëm. Jemi përpara një përplasjeje të paprecedentë institucionesh.
🔹 Retorika ka ndryshuar: Kryeministri nuk po flet më vetëm për "drejtësinë që duhet të bëjë punën e saj", por po pyet publikisht: Pse ky "vrap mbresëlënës" i prokurorëve për masa ekstreme? Duke e cilësuar pezullimin e anëtarëve të qeverisë si "antidemokratik", ai po e zhvendos betejën te data 22 janar në Gjykatën Kushtetuese. Për këdo që kupton politikën, ky është njoftimi i parë i një "divorci" me procedurat e ndjekura deri më tani.
🔹 Kush është "Kurbani" i rradhës? Pyetja mbetet: A po bëhet ky presion për të mbajtur në këmbë fasadën e pushtetit në vitin 2026, apo vërtet po shohim një konflikt parimesh mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor?
👉 Drejtësia nuk matet me shpejtësinë e prokurorëve për t'u drejtuar Kuvendit, e as me sa njerëz hyjnë në burg për "shfaqje". Ajo matet me sa para i kthehen këtij populli. Deri tani kemi parë vetëm debate procedurale dhe "shfaqje me pranga", ndërsa xhepat e qytetarëve mbeten po aq bosh sa ishin.
A besoni se data 22 janar do të vendosë drejtësinë, apo do të jetë thjesht rruga për të shpëtuar "të paprekshmit" përmes procedurave?!

Want your business to be the top-listed Media Company in Vlorë?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Website

Address


Vlorë
1000