Communication Progress

Communication Progress

Share

Communication Progress Ltd. stands among leaders of ICT industry in the region & provides latest tec

Photos from Communication Progress's post 13/02/2026

🚀Sot zhvilluam një prezantim të kompanisë sonë për nxënësit e shkollave profesionale të Gjergj Canco dhe shkollave profesionale të Shkupit duke ndarë me ta eksperiencën dhe mundësitë konkrete që ofron sektori TIK.

📍Communication Progress prej vitesh është e angazhuar në ndërtimin e urave mes arsimit dhe tregut të punës, përmes partneriteteve me institucione publike e private, universitete dhe shkolla profesionale. Kontributi ynë përfshin:

🔹 Praktika mësimore në biznes
🔹 Mundësi për praktika profesionale dhe testime drejt punësimit
🔹 Bashkëpunim në përmirësimin e kurrikulave sipas nevojave reale të tregut
🔹 Mbështetje për rritjen e aftësive profesionale dhe punësimin e të rinjve

Besojmë se investimi tek të rinjtë dhe arsimi profesional është çelësi për një treg pune më të fortë dhe më të qëndrueshëm në Shqipëri.

👉 Je nxënës, student apo përfaqësues i një institucioni arsimor?

Na kontakto dhe bëhu pjesë e programeve tona të trajnimit, praktikës dhe zhvillimit profesional, së bashku të ndërtojmë të ardhmen e TIK!

Photos from Communication Progress's post 04/02/2026

🌐 Communication Progress pjesëmarrës në eventin ndërkombëtar në Vjenë mbi strategjitë më të fundit të sigurisë kibernetike, aty ku po diskutohet realisht e ardhmja e sigurisë digjitale.

🔐 Organizatat sot përballen me sfida gjithnjë e më komplekse në AI, Cloud, rrjete dhe mjedise hibride. Zgjidhjet e duhura të sigurisë nuk janë më opsion, por domosdoshmëri.

🛡️ Check Point renditet në Top Leader globalisht sipas Gartner për Email Security dhe Hybrid Mesh Firewall, duke ofruar mbrojtje të avancuar dhe të integruar për rrjete, përdorues dhe të dhëna.

🚀 Si partner i Check Point, Communication Progress ndihmon organizatat të implementojnë këto zgjidhje me standarde enterprise dhe ekspertizë lokale.

➡️ Për organizatat që duan një vlerësim fillestar të sigurisë, mundësojmë edhe një domain exposure assessment free of charge, për të identifikuar riskun potencial kibernetik, na kontaktoni:

📧[email protected]
📳+355 67 264 1677

Photos from Communication Progress's post 10/12/2025

🤝🎓 Ekipi ynë zhvilloi një leksion të hapur me studentët e Computer Science & Software Engineering në Universitetin Polis, duke krijuar një hapësirë bashkëbisedimi mbi teknologjinë dhe zhvillimin profesional.

💼⚡️ Gjatë prezantimit u ofrua një përmbledhje e fushave ku operon kompania, proceseve tona dhe mundësive që u ofrojmë studentëve për të ndërtuar karrierën e tyre në sektorin e ICT.

💻 Pjesë e sesionit ishte demonstrim praktik për Core Banking, duke paraqitur hapat kryesorë nga marrja e kërkesave deri te faza finale e implementimit.

🙏🌟 Falenderojmë Universitetin Polis dhe studentët për pjesëmarrjen aktive. Ndërveprime të tilla na ndihmojnë të afrojmë talentet e reja me praktikat reale të industrisë.

Photos from Communication Progress's post 04/11/2025

📚Jemi të lumtur të mirëpresim në zyrat tona një grup të ri nxënësish energjikë e të motivuar që do të zhvillojnë praktikën e tyre profesionale pranë Communication Progress.

💼Marrëdhënia jonë me shkollën ka filluar prej kohësh, përmes angazhimit tonë si pjesë e Bordit Drejtues, dhe është forcuar çdo vit falë bashkëpunimit të frytshëm në fushën e arsimit dhe zhvillimit profesional.

🤝🏻Ky bashkëpunim është kthyer tashmë në një traditë të bukur, që synon t’i ndihmojë të rinjtë të zbatojnë në praktikë njohuritë e fituara në shkollë dhe të njihen nga afër me realitetin e tregut të punës.

Në Communication Progress besojmë fort se investimi në brezat e rinj është investimi më i mirë për të ardhmen. 🌱

Want your business to be the top-listed Computer & Electronics Service in Yzberisht?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Telephone

Address


Rruga "Stanislav Zuber", Tirana
Yzberisht
1023

Opening Hours

Monday 08:30 - 17:30
Tuesday 08:30 - 17:30
Wednesday 08:30 - 17:30
Thursday 08:30 - 17:30
Friday 08:30 - 17:30