Dialogplus
Log i fjalës së lirë.
27/01/2020
Në Zvicër Gassann Nyangi ka punuar në një firmë sigurimesh. Dhe kohën e lirë e ka kaluar me shqiptarë, kurdë, turq dhe të huaj të tjerë, kryesisht në Ostermundigen afër Bernit. Këtu Gassann Nyangi ka dëgjuar fjalët e para shqip. «Melodinë e shqipes», thotë ai. E tani? Tani ai shëtit rrugëve të Prishtinës si të kishte jetuar përherë në kryeqyetin e Kosovës. [ 271 more words ]
I lindur në Kongo, i rritur në Bernë dhe tani reper në Kosovë: karriera e çmendur e Cliqme Televizioni i Zvicrës portreton Gassann Nyangit.
26/01/2020
Si quhet virusi? Organizata Botërore e Shëndetësisë deri më tani flet për virusin «2019-nCoV». Virusi i përket familjes së Koronës, ngjashëm me Middle East Respiratory Syndrome (Mers) apo Severe Acute Respiratory Syndrome (Sars). Kur është zbuluar virusi? Sipas Institutit Robert Koch, autoritetit më të lartë gjerman për sëmundje infektive, virusi Korona për herë të parë është identifikuar në vitet ’60. Virusi mund të infektojë njerëzit, por edhe zogjtë dhe gjitarët. [ 368 more words ]
Çfarë dihet deri më tani për virusin Korona? Një shpjegim bazuar në raportet e shkencëtarëve në redaksitë e mediave gjermane dhe zvicerane.
19/01/2020
Këtë javë televizioni publik i Zvicrës u ka ofruar hapësirë të rinjve për të folur mbi hallet e tyre, dëshirat, problemet, shqetësimet. Disa flasin për ndjekësit që kanë në Instagram, të tjerët ankohen për mobing digjital (terrorizim me postime nga të tjerët), ndonjëri flet për dashurinë e parë, të gjithë e kalojnë një pjesë të mirë të jetës në telefonin e mençur. [ 276 more words ]
Burri 100 për qind shqiptar! Mbi vajzat shqiptare në televizionin e Zvicrës dhe prindërit që gabimisht mendojnë se edhe gjeneratat e ardhshme do të mund të jetojnë të veçuara në biotopet e tyre shqiptare në Zvicër.…
Klicken Sie hier, um Ihren Gesponserten Eintrag zu erhalten.
Kategorie
Service kontaktieren
Telefon
Webseite
Adresse
Albulastrasse 47
Zürich
8048