Blic Lajme
Faqja Zyrtare në Facebook e Portalit Informativ Lajme Shqip
Lajmet e Fundit nga Kosova Shqipëria Maqedonia dhe Bota
14/07/2026
Mërgimtarët drejt Kosovës përmes Serbisë – vjen përgjigjja e ministrit Berisha pas alarmit të MPJD-së
Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Dialogun Social, Demo Berisha, ka reaguar ndaj apelit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, e cila u ka kërkuar përgjigje nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Dialogun Social, përkatësisht nga ministri Demo Berisha, nëse qytetarët e Kosovës duhet të ndihen të pasigurt gjatë kalimit transit nëpër Serbi.
thirrje qytetarëve të Kosovës, veçanërisht mërgimtarëve, që të shmangin udhëtimin transit nëpër Serbi, me arsyetimin se po ndalohen dhe keqtrajtohen pa bazë ligjore.
Lidhur me apelin e MPJD-së, sipas ministrit Berisha, këto pretendime janë të pabazuara dhe krijojnë një perceptim të rremë të pasigurisë.
"Republika e Serbisë u garanton të gjithë qytetarëve që kalojnë nëpër territorin e saj, qoftë në transit apo si vizitorë, lirinë e lëvizjes dhe qëndrimin në përputhje me ligjin. Askush nuk keqtrajtohet apo nuk ndalohet pa bazë ligjore. Masat ndërmerren vetëm ndaj personave për të cilët ekzistojnë arsye dhe procedura të përcaktuara me ligj," ka deklaruar Berisha.
Ai theksoi se nuk duhet të krijohet panik tek qytetarët që udhëtojnë nëpër Serbi.
"Nuk do të lejojmë që deklarata të tilla të krijojnë frikë dhe pasiguri te udhëtarët, pasi ato kanë vetëm një prapavijë politike dhe nuk pasqyrojnë gjendjen reale në terren."
Në fund, ministri u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që, nëse konsiderojnë se janë trajtuar në mënyrë të padrejtë ose në kundërshtim me ligjin gjatë qëndrimit apo kalimit nëpër Serbi, të kontaktojnë Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Dialogun Social dhe do të ndërmirren masa të menjëhershme ndaj kujdoqoftë ai.
"Çdo qytetar që mendon se është trajtuar pa arsye dhe jashtë kornizës ligjore, le t'i drejtohet ministrisë sonë. Ne do të reagojmë menjëherë dhe do të ofrojmë të gjithë mbështetjen institucionale të nevojshme." është shprehur Berisha.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the business
Website
Address
Presevo
17523