Lugina Flet

Lugina Flet

Share

Mirësevini në faqen e mediumit LuginaFlet, medium i cili synon të raportojë në mënyrë profesionale nga dhe për Luginën e Preshevës.

01/12/2022

🔴Shteti ndan 5000 dinarë ndihmë për të rinjtë, këtu mund të aplikoni🔻

Kushti për marrjen e ndihmës është që të rinjtë të jenë nga mosha 16 deri në 29 vjeç më 20 nëntor 2022, pra kur hyri në fuqi Ligji për regjistrin e përkohshëm të shtetasve të Republikës së Serbisë, të jenë shtetas të Serbisë. dhe se ata të banojnë në territorin e saj,

Pas futjes së të dhënave personale bazë në portalin e Administratës së Thesarit në adresën idp.trezor.gov.rs (JMBG, numri ID dhe emri i bankës), ata do të regjistrohen, statusin e të cilëve do të mund ta kontrollojnë aty.

Për të marrë ndihmën është e nevojshme që të gjithë të rinjtë të aplikojnë, pavarësisht nëse kanë aplikuar më parë për ndihmën e dhënë nga shteti dhe të kenë një kartë identiteti të vlefshme në momentin e aplikimit, raporton rtvpresheva

15/07/2021

𝗭𝗴𝗷𝗮𝘁𝗲𝘁 𝗼𝗿𝗮𝗿𝗶 𝗶 𝗽𝘂𝗻𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗮𝗱𝗺𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗮𝘁𝗲̈𝘀 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝗹𝗲

Sot, në mbledhjen e VI të Këshillit Komunal, vendosëm zgjatjen e orarit të punës në shërbimet e administratës komunale.

Ky vendim është në funksion të lehtësimit të qasjes së qytetarëve, përfshirë mërgatën, në shërbimet e administratës komunale, në fluksin më të madh të kërkesave përgjatë muajve korrik dhe gusht.

Orari i punës në shërbimet e Administratës Komunale gjatë ditëve të punës do të jetë deri në ora 20:00, kurse të shtuneve nga ora 09:00 deri ora 15:00.

I lejuam po ashtu orar të punës për 24 orë të gjitha furrave dhe pasticerive.

Falenderoj qytetarët për mirëkuptimin dhe punëtorët e administratës komunale për punën e tyre.

Photos from Lugina Flet's post 11/07/2021

Sheshi i Preshevës ishte sonte i vogël për Finalen e Madhe ⚽

Në mesin e ngjyrave t’kuqe, t’bardha dhe t’gjelbëra; të rinj, t’moshuar, gra, burra, vajza dhe djem.

Disa për Italinë 🇮🇹, disa për Anglinë 🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿, të tjerë për bukurinë e sportit ❤ Si kudo në Evropë; tifozëri, adrenalinë, gjallëri, stres dhe festë 🕺, për t'njohur emrin e kampionit t’ri evropian.

Kjo është Presheva e komunitetit👨‍👩‍👧‍👦. Presheva e jetës dhe shpresës 🥰. Presheva e traditës. Presheva e Re 💪

Ardita Sinani

Want your business to be the top-listed Media Company in Presevo?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Address


Presevo
17523