rtvpresheva.com
rtvpresheva.com medium i pavarur informativ, pjesë e Qendrës mediatike “Media Index” Preshevë Shpejt dhe Saktë!
08/07/2026
Vuçiq: Në shtator ndihmë për të gjith qytetarët e rritur të Serbisë👇
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të ditur se shteti po përgatit një formë të re mbështetjeje financiare për të gjithë qytetarët e rritur, e cila pritet të realizohet gjatë muajit shtator.
Sipas tij, pagesat mund të nisin edhe para fundit të muajit, me synimin që shpërndarja të fillojë rreth mesit të shtatorit.
“Do të jetë në shtator, por do të përpiqemi ta realizojmë edhe më herët, rreth mesit të shtatorit. Besoj se do të arrijmë të bëjmë diçka që do t’i kënaqë të gjithë qytetarët e rritur. Ende nuk mund të j*p më shumë detaje, por besoj se do t’i bëjmë të lumtur të gjithë qytetarët e rritur. Kjo nuk do të financohet nga fondet e buxhetit. Ende po shqyrtojmë mundësitë dhe duhet të mendojmë për njerëzit tanë”, tha Vuçiç.
Presidenti serb nuk zbuloi se për çfarë forme ndihme bëhet fjalë dhe as shumën që do të përfitojnë qytetarët, duke theksuar se detajet do të bëhen publike në një fazë të mëvonshme.
Në fund të muajit qershor, Vuçiç prezantoi një paketë masash ekonomike me vlerë mbi 600 milionë euro, të destinuara për përmirësimin e standardit të jetesës. Për momentin nuk dihet nëse ndihma e sapoparalajmëruar është pjesë e asaj pakete apo një masë e re mbështetëse.
Presheva, për të dytin vit me radhë, bëhet kryeqendra e librit dhe artit.
Më 8 dhe 9 korrik, në Shtëpinë e Kulturës "Abdulla Krashnica", do të mbahet edicioni i dytë i Panairit të Librit, me moton "Libri dhe tradita".
Me rreth 30 shtëpi botuese, mijëra tituj për të gjitha moshat dhe zhanret, ekspozitë me vepra të artistëve nga Presheva, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, si dhe me tingujt e muzikës sonë tradicionale e kombëtare, Presheva do të shndërrohet për dy ditë në qendrën e artit, kulturës dhe librit shqip.
Mirënjohje të veçantë për Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Serbi për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e këtij organizimi.
Edicioni i parë u nderua me praninë e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, z. Blendi Gonxhja.
Këtë vit, kemi nderin dhe privilegjin e veçantë që në hapjen e Panairit të mirëpresim Shkëlqesinë e Tij, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj.
Në fillim të mandatit tim kam premtuar se Lugina e Preshevës do të ketë më shumë Shqipëri e më shumë Kosovë në jetën e saj kulturore e institucionale. Ky premtim nuk ishte një sllogan, por një angazhim që do ta mbaj deri në fund të mandatit.
Preshevën do ta ndërtojmë si një qendër të rëndësishme të kulturës shqiptare, një vend ku libri, arti, tradita dhe identiteti ynë do të marrin gjithnjë e më shumë hapësirë.
Ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e këtij panairi dhe ta bëjmë së bashku edhe më dinjitoz e më madhështor.
Le ta mirëpresim Presidentin e shtetit amë ashtu siç di Presheva. Me respekt, zemër të hapur dhe me mikpritjen tradicionale preshevare.
Ardita Sinani
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the business
Website
Address
Presevo
17523