Talentet.com

Talentet.com

Teilen

Offizial nga FFSH & FFK

Zyra e Zbulimit të Talenteve në EU. Kontriboni edhe ju, që në të ardhmen, të mos humbasim asnjë Talent! Kontakt: [email protected]

02/04/2025

Sulmuesi i talentuar gjilanas, Tefik Ramadani, ka realizuar një supergol kundër skuadrës së Feronikelit.

19/10/2024

Prishtina mposht liderin Malishevën, ndërsa Drita ndalet në Drenas

Prishtina ka triumfuar në udhëtim ndaj Malishevës, duke mposhtur skuadrën lidere të Superligës me rezultat 1-3. Malisheva e nisi fuqishëm ndeshjen, duke kaluar në epërsi që në minutën e 3-të përmes golit të Drilon Hazrollajt. Megjithatë, avantazhi i vendasve zgjati vetëm 4 minuta, pasi sulmuesi nigerian Sunday Akinbule barazoi për Prishtinën në minutën e 7-të.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, Dion Gallapeni shënoi për Prishtinën, duke e përmbysur rezultatin në 1-2. Malisheva provoi të rikthehej në lojë me disa tentativa, por pa sukses. Në minutën e 76-të, Leonat Vitija vulosi fitoren e Prishtinës me një gol për rezultatin përfundimtar 1-3.

Me këtë fitore, Prishtina ngjitet në kuotën e 16 pikëve, një më pak se Malisheva, e cila ka një ndeshje më shumë.

Në anën tjetër, ndeshja mes Feronikelit dhe Dritës në Drenas përfundoi pa shumë histori, me Dritën që dominoi posedimin e topit, ndërsa vendasit u mbështetën në kundërsulme. Feronikeli, edhe pse në pozitat e fundit të tabelës, arriti të ndalë Dritën në një barazim pa gola. Me këtë barazim, Feronikeli shkon në kuotën e 2 pikëve, ndërsa Drita ka tashmë 14 pikë, duke qenë 4 pikë larg kreut

Wollen Sie Ihr Service zum Top-Fitness-Studio in Hamburg machen?
Klicken Sie hier, um Ihren Gesponserten Eintrag zu erhalten.

Telefon

Adresse


Grüningweg 24
Hamburg
22119