Physio PSH

Physio PSH

Teilen

Në këtë faqe mund të gjeni materiale të ndryshme qe kanë të bëjnë me fushën e fizioterapis

27/05/2020

Atrofia e Sudekut mund të merret si ndërlikim (komplikim) i lëndimeve të gjymtyrëve (frakturat, kontuzionet, përdredhjet ose ndërhyrjet kirurgjike), por edhe te sëmundjet e eshtrave, nyjave dhe tetivave.
Atrofia e Sudekut shfaqet me ënjtje, dhimbje, osteoporozë lokale dhe atrofi të muskujve dhe indit lidhor të gjymtyrës së imobilizuar.
Mekanizmi si shkaktohet sëmundja është i paqartë, megjithatë supozohet se ajo ka natyrë vazomotorike refleksive. Supozohet se ndodh
për shkak të keqfunksionimit të sistemit nervor simpatik i cili është përgjegjës për furnizimin me gjak të pjesës së prekur. Shpeshherë kjo
gjendje nuk diagnostikohet deri në momentin kur shfaqen simptomat e para.
Si pasojë e çrregullimit të inervimit vegjetativ ndodhin çrregullime vaskulare.
Te pasqyra klinike kemi tri stade të zhvillimit:
Stadi i parë zgjat një deri në tre muaj dhe karakterizohet me dhimbje, tonus të zmadhuar të muskulaturës dhe lëvizje të kufizuara te nyja e prekur. Ka ënjtje, ndërsa lëkura është e ngrohtë, e ndritshme dhe hiperalgjezike.
Stadi i dytë zgjat tre deri në gjashtë muaj. Në këtë stad ënjtja dhe dhimbja zvogëlohen; te lëkura, indi nënlëkuror dhe muskujt kanë ndryshime atrofike; lëvizjet janë të vështirësuara; ka kontraktura. Lëkura është e
zbehtë, e ftohtë dhe e hollë. Ka osteoporozë lokale tek eshtrat. Dëmtimet shërohen me vështirësi.
Te stadi i tretë ndodhin ndryshime të pakthyeshme dhe të përhershme të lëkurës, indit nënlëkuror, muskujve, si dhe ndryshime të kapsulës së nyjës dhe kontraktura të nyjave. Lëkura është shumë e hollë, e ftohtë dhe e
mavijosur (cianotike).

19/05/2020

Fizioterapia në pediatri
Është pjesa e fizioterapisë që merret me trajtimin e fëmijëve dhe të semundjeve të tyre nëpërmjet metodave fizike . Përfshin një metodë teorike nga 0-18 muajsh edhe pse në praktikë kufizohet deri në adoleshencë .
Janë të shumta dhe të ndryshme rastet në të cilat fëmija , i shëndoshë apo i sëmurë , mund përfitojë nga trajtimi i realizuar mirë nga ana e fizioterapistit. Patologjitë kryesore që trajtohen me fizioterapi janë : • Paralizat e pleksit brakial, Spina bifida ( keqformim vertebral i lindur ), Sindroma hiperkinetike ( femijë që vuajnë nga mungesa e koncentrimit neuropsikik kanë hiperaktivitet fizik ), Mukoviscidoza ( disfunksion i gjendrrave bronkiale ), Distrofia muskulare progresive, Astma bronkiale, Diabetus mellitus tipi 1, ICP / pareza cerebrale infantile, Hemipareza spastike, Tortikolisi.

Gloreha Sinfonia: upper limb rehabilitation - Action Observation Therapy 05/05/2020

Gloreha Sinfonia
Pajisja për rehabilitimin neuromotor të gjymtyrëve të sipërm. Është ideale për të gjitha fazat e rimëkëmbjes së neuromotorit.
Qendra kryesore e Gloreha Sinfonia është një dorezë rehabilitimi e cila mbështet lëvizjen e nyjeve të gishtërinjve, ndërsa zbulon lëvizje aktive vullnetare.

Gloreha Sinfonia: upper limb rehabilitation - Action Observation Therapy Action-observation therapy is based on scientific evidence. Observation of an active action stimulates the same cortical brain areas committed to motor funct...

05/05/2020

Fizioterapia në neurologji
Në sëmundjet neurologjike ku kemi të bëjmë me paralizat e shumta që po prekin shoqërinë, në këtë rast terapia fizike do të bëhet pjesë e pandarë e jetës së tyre.
Fizioterapia neurologjike është trajtimi i pacientëve që kanë një çrregullim neurologjik. Çrregullimet neurologjike janë ato që prekin trurin, palcën kurrizore dhe nervat; siç është goditja në tru, sëmundja e Sklerozes Multiple dhe Parkinson.
Trajtimi në kushte neurologjike zakonisht bazohet në ushtrime për të rivendosur funksionin motorik përmes përpjekjes për të kapërcyer deficitet motorike dhe për të përmirësuar modelet motorike. Për të arritur këtë qëllim, janë promovuar korniza të ndryshme teorike, secila bazuar në konkluzione të nxjerra nga kërkimet shkencore themelore dhe klinike.
Ekzaminimi neurologjik është ndoshta hapi më i rëndësishëm në procesin e rehabilitimit, pasi arsyetimi ynë klinik bazohet në informacionin që ai ofron dhe siguron bazën për marrjen e vendimeve tona gjatë gjithë procesit të rehabilitimit.

Wollen Sie Ihr Praxis zum Top-Klinik in Hanover machen?
Klicken Sie hier, um Ihren Gesponserten Eintrag zu erhalten.

Kategorie

Webseite

Adresse


Hanover
02340