Leon Molla FR
Leon Molla
06/11/2025
Foto e rrallë, viti 1943
Kryesia e Kuvendit, në foto nga e majta:
Mark Gjomarkaj (nënkryetar),
Idhomene Kosturi, Rexhep Krasniqi (nënkryetar). Poshtë dy regjentët:
Atë Anton Harapi dhe Mehdi Frashëri.
17/08/2025
Qafë Valmiri, 17 gusht 1949
-Në momentin kur kapitenit të skuadrës iu bllokua revolja dhe arma u hodh në gropën e hapur, Mhill Doçi...
Historia e Shqipërisë njeh shumë plagë, por pak prej tyre janë aq të errëta sa ajo e Qafë Valmirit. Vrasja e deputetit komunist Bardhok Biba më 7 gusht 1949 nuk solli drejtësi, por u përdor si pretekst për një hakmarrje të përgjakshme mbi Mirditën.
Mehmet Shehu, në atë kohë Ministër i Brendshëm, betohej publikisht:
“Për Bardhok Bibën do të vrasim 101 mirditorë!”
Kjo shifër u shndërrua në 14 burra të dënuar, jo nga mëshira, por nga llogaria e ftohtë e terrorit.
Më 16 gusht, një gjyq i montuar në Tiranë vendosi katër varje në litar dhe dhjetë pushkatime.
Vendimi u shpall, dhe të nesërmen, më 17 gusht, në Qafë Valmir, drama tragjike do të merrte fundin më makabër.
Mbi 300 burra mirditorë u detyruan të ishin dëshmitarë të ekzekutimit.
Të lidhur dorë për dore me tela me gjemba, martirët u rreshtuan përballë skuadrës së pushkatimit.
Në vendin e krimit qëndronin Hiro Çako, prokurori Sabri Godo, dy oficerë sovjetikë Faloskini e Sakolovaski dhe disa bashkëpunëtorë vendas. Midis tyre, Mhill Doçi, emri i të cilit do të rëndojë përjetësisht në kujtesën e krahinës.
Në momentin kur kapitenit të skuadrës iu bllokua revolja dhe arma u hodh në gropën e hapur, Mhill Doçi iu drejtua Gjon Frrokut, djalit të Frrok Gjok Nreces nga Rrushkulli, duke i kërkuar automatikun. Por Gjon Frroku, burrë me karakter e ndershmëri, i qëndroi i palëkundur: “Kjo armë është e shtetit, por nuk është e protokolluar për këtë punë.
Këtë çështje le ta zgjidhë vetë skuadra e pushkatimit.”
Fjalët e tij ranë si një gur mbi fytyrën e Mhill Doçit.
I poshtëruar nga refuzimi, ai nxori revolen e tij dhe, i verbuar nga urrejtja, u ngrit mbi trupat e gjallë, duke shtënë mbi ata që ende kishin mbetur pa plumb.
Me një ironi të ftohtë, tha: “Të fala Bardhokut…”
Kështu u vulos tragjedia.
Katër burra u varën në degët e një peme, ndërsa dhjetë të tjerë u pushkatuan në tokën e Qafë Valmirit.
Por ata nuk u përkulën.
Shkuan drejt vdekjes me kokën lart, me një dinjitet që përjetësoi burrërinë mirditore.
Në atë çast, qielli gushtor u errësua.
Një borë e pazakontë ra mbi trupat e gjakosur. Bora e bardhë, sa prekte gjakun, kthehej në të kuqe, sikur toka e Mirditës pinte gjakun e bijve të saj për ta ruajtur si kujtim të pavdekshëm.
Martirët e 17 gushtit 1949
1. Preng Ded Gjomarkaj, Orosh – i varur.
2. Pjetër D. Vila, Kaçinar – i varur.
3. Dodë Mark Biba, Malaj – i varur.
4. Pjetër Paloka, Kaçinar – i varur.
5. Nikollë Bardhok Bajraktari, Rrëshen – pushkatuar.
6. Llesh Gjon Melyshi, Malaj – pushkatuar.
7. Nikoll Llesh Bajraktari, Orosh – pushkatuar.
8. Ndrecë Mark Ndoj, Kaçinar – pushkatuar.
9. Bardhok Dodë Gjini, Prosek – pushkatuar.
10. Gjok Gjin Kaçi, Bukmirë – pushkatuar.
11. Gjergj Beleshi, Kthellë Epër – pushkatuar për të vëllanë, Dodën.
12. Ndoc Gjet Çupi, Blinisht – pushkatuar.
13. Preng Shkurt Nikolli, Orosh – pushkatuar.
14. Frrok Mata, Kaçinar – pushkatuar.
Qafë Valmiri nuk është thjesht një vend ekzekutimi.
Është një varr i përbashkët i lirisë, një simbol i gjakut që nuk shuhet, një amanet i shenjtë që brezat do ta kujtojnë përjetë.
I përjetshëm qoftë kujtimi i Martirëve.
Nga: Leon Molla
Cliquez ici pour réclamer votre Listage Commercial.
Type
Contacter la personnalité publique
Téléphone
Site Web
Adresse
Charly